TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia14 Qershor 2023, 11:13

Pas arrestimit të Sekretares së Përgjithshme, tmerrohet Ogerta Manastirliu; delegon tenderët, PPP e kontratat tek 'kurbani' i radhës Mejvis Kola

Shkruar nga Pamfleti
Pas arrestimit të Sekretares së Përgjithshme, tmerrohet Ogerta
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

Drejtoresha Mejvis Kola, do hedh formalisht firmat, që të mos ketë emrin Ogerta Manastirliu, ndërsa “de facto”, pazaret për emërimet, shkarkimet, udhëtimet jashtë shtetit, shpërblimet, tenderët, ankandet PPP, kontratat e qirave dhe privatizimet, do t’i bëjë vetë dhe vetëm Ogerta

Në seancën parlamentare të 7 qershorit, opozita i kërkoi dorëheqjen ministres Ogerta Manastirliut, si “koka” e pazareve që zbatonte sekretarja e prangosur, ndërsa SPAK-ut i kërkoi marrjen e saj nën hetim, por ajo tha se nuk ka frikë nga drejtësia mbasi është e pastër.

Mirëpo dokumenti që po publikon “Pamfleti”, tregon se 5 ditë pas arrestimit të sekretares dhe 1 ditë para se në parlament të hiqej si trime, ministresha Ogerta Manastiliu është tmerruar prej prangave, mbasi aktualisht është në hetim për 3 dosje të tjera korrupsioni në SPAK.

Më 2 qershor u arrestua sekretarja Jona Duro, ndërsa më 7 qershor, me Urdhër nr. 355, Ogerta i ka deleguar 100% të kompetencave administrative, financiare e kontraktuale, vartëses Mejvis Kola, me detyrë Drejtore e  Lejeve, Licencave e Monitorimit në ministri.

Ja kompetencat e deleguara, që krijojnë përshtypjen sikur ministresha Ogerta Manastirliu ndodhet në planetin Mars apo sikur nuk ekziston fare:

Pas arrestimit të Sekretares së Përgjithshme, tmerrohet Ogerta

- Drejtoresha Mejvis Kola, do nënshkruajë emërimet, shkarkimet e autorizimet, për përfaqësimin ligjor të Ministrisë së Shëndetësisë në raport me individët, institucionet, bizneset, gjykatat etj.

- Ka kompetencë, të urdhërojë si Autoritet Kontraktor, për të gjitha procedurat e tenderëve me fonde buxhetore, donacione e kredi të huaja që merr Ministria Shëndetësisë.

- Ka kompetencë të urdhërojë si Autoritet Kontraktor, për të gjitha procedurat e ankandeve, kontratave të qirave, privatizimeve, koncesioneve dhe PPP-ve në krejt sistemin e shëndetësisë.

- Ka kompetencë të firmosë, autorizimet për dërgim me shërbim të punonjësve të ministrisë brenda vendit e për udhëtime jashtë vendit, pa kufizim numri udhëtimesh, kohe e shpenzimesh.

- Ka kompetencë të urdhërojë, realizojë dhe monitorojë, marrëveshje të posaçme të çdo lloji në emër të Ministrinë e Shëndetësisë, me subjekte shtetërore e private vendase dhe të huaja.

Këto kompetenca, ministresha Ogerta Manastirliu ia ka hequr vetes dhe ia ka deleguar drejtoreshës Mejvis Kola, e cila do hedh formalisht vetëm firmat, që të mos ketë emrin Ogerta Manastirliu, ndërsa “de facto”, pazaret për emërimet, shkarkimet, udhëtimet jashtë shtetit, tenderët, ankandet PPP, kontratat e qirave dhe privatizimet, do t’i bëjë vetë dhe vetëm Ogerta.

Duket ashiqare, që edhe drejtoresha Mejvis Kola e cila ka pranuar kompetencat e ministres, do jetë “kurban” i radhës në SPAK, mbasi do detyrohet të firmosë çdo dokument që do urdhërojë ministresha Manastirliu, madje do menaxhojë çdo pazar të saj tamam si sekretarja që u arrestua.

Të vetmen kompetencë që Ogerta nuk i ka dhënë, është prerja e shiritave të inaugurimeve dhe shoqërimi i Bablokut në wikend brenda e jashtë Shqipërisë./ Pamfleti

ogerta manastirliu delegon kompetencat mejvis kola

Lini një Përgjigje