TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia17 Qershor 2023, 11:52

SPAK shtyn për vitin tjetër 35 dosje “peshkaqenësh”, me pretendimin: - Nuk kemi ekspertë!

Shkruar nga Pamfleti
SPAK shtyn për vitin tjetër 35 dosje “peshkaqenësh”,
4 muskutjerët e SPAK

Skenari për zvarritjen e paprekshmërisë së krerëve të politikës, pushtetit, oligarkisë, mafies së pastrimit të parave e trafikantëve të lidhur me ta, u paralajmërua nga Altin Dumani, më 26 maj në komisionin parlamentar të ligjeve, duke thënë: - E kemi vështirë të zbulojmë korrupsionin e “jakave të bardha” dhe grupeve mafioze...

Është skandal, fakti që para 3 ditësh me një vendim informal, klientelist dhe krejt amoral e antiligjor, në shkelje të Kodit të Procedurës Penale, Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani dhe 4 shefat e sektorëve, ndër ta edhe Arben Kraja, kanë shtyrë përsëri hetimin e dosjeve “VIP”.

Sipas informacionit që disponon “Pamfleti”, shefat e SPAK kanë vendosur që 35 dosjet hetimore me subjekt krerët e lartë të politikës, pushtetit, oligarkisë, mafies së pastrimit të parave e trafikantëve të lidhur me ta, të trajtohen gjatë vitit 2024.

Këto dosje nuk u shtynë, se janë në proces e duhen zgjatje afatesh hetimore, por nuk janë prekur fare dhe prej Altin Dumanit e çetës së tij, është vendosur të mos trajtohen as gjatë vitit 2023.

Urdhri që u është dhënë agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, për të ndërprerë punën me 11 dosjet që kanë në proces dhe anulimi i dhënies për hetim, të 24 dosjeve të tjera “VIP”, është indicie se kemi të bëjmë me zvarritje të qëllimshme.

Ky është skenar i SPAK si filial i mafies politike, për të mos goditur në nivele të tilla si Sali Berisha, Ilir Metaj, Edi Rama, Bledar Çuçi, Ilir Beqja, Belinda Balluku, Ëngjëll Agaçi, Erjon Veliaj, Ogerta Manastirliu, Anilka Denaj, Delina Ibrahimaj, Niko Peleshi etj.

Brenda dosjeve të shtyra për vitin 2024, janë dhe personat e lidhur në interesa me krerët e mafies politike, si Pëllumb Salillari, Bashkim Ulaj, Milo Gjikuria, Vilma Nushi, Janis Karathano, Olsi Rama, Amant Josifi, Shkëlzen Berisha, Jamarbër Malltezi, Trifon Murataj i “Bana King”, Sinan Idrizi i Çarter-it të Bablokut, Roland Ziu, Lul Morina, Drini Kryemadhi etj.

Këtë herë, shtyrjen e hetimit të dosjeve, shefat e SPAK e kanë bërë me justifikimin, se nuk kanë ekspertë për të zbuluar  korrupsionin dhe krimet e “peshkaqenëve”,  kur 18 prokurorët e SPAK, u përzgjodhën dhe paguhen nga 5000 Euro në muaj si ekspertë hetimesh.

Në fakt, është vazhdim i lojës për të mos goditur në nivelet e larta, duke zvarritur hetimin e dosjeve të tyre, gjë të cilën e bëri dhe ish-drejtuesi Arben Kraja më 13 tetor 2022 me urdhër informal, duke i shtyrë këto dosje për vitin 2023, ndërsa Altin Dumani po i shtyn për vitin 2024 e më pas... për vitin 2025 kur i mbaron mandati.

Shtyrja e këtyre dosjeve u paralajmërua nga drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, më 26 maj në komisionin parlamentar të ligjeve, duke thënë: - Dosjet e politikanëve po vonohen, sepse e kemi vështirë të zbulojmë korrupsionin e “jakave të bardha” dhe grupeve të krimit të lidhur me ta.

Me këtë justifikim nuk i godasin, por prej 3 vitesh e gjysmë, SPAK merret me zyrtarë të vegjël e sekretarë të bërë “kurban” nga ministrat, si dhe me trafikantë që nuk kanë lidhje me krerët e politikës, ose që u prekin interesat e tyre dhe i përdorin për ‘show’ para SHBA-BE./Pamfleti

spak 35 dosje peshkaqenësh

Lini një Përgjigje