
Ja pse drejtësia e re shqiptare e krijuar me “llumin” e vjetër, nuk po i dërgon “Letër Porosi” Drejtësisë Amerikane për arrestimin dhe ekstradimin e mafiozit Artur Ramis Shehu
Dy vite më parë, media amerikane “Miamiherald”, publikoi profilin misterioz dhe të errët me ato prova që kishte siguruar, për aktivitetin kriminal të shqiptarit Artur Ramis Shehu nga Vlora, i cili prej 22 vitesh bënë jetë sheiku në Florida-SHBA.
Ndër provat e përmendura, janë rrëmbimet, grabitjet dhe denoncimet për vrasje gjatë trazirave të vitit 1997; trafikimi klandestinëve, drogës, pastrimi e parave nëpërmjet rrjetit të kazinove e ndërtimeve në Vlorë-Tiranë me italianin Albino Prudentino të grupit mafioz “Sacra Corona Unita”, dhe për grabitjen e afro 600 hektarë toka në Vlorë me falsifikime dokumentesh.
Aktivitetin e grabitjes së tokave dhe ndërtimit, Artur Shehu e ka realizuar me dirigjim nga Florida e Çikago ku jeton, nëpërmjet super mashtruesit Pëllumb Petritaj dhe Leonard Bishaj, administratorit të bizneseve, që Artur Shehu ka në Shqipëri.
Çdo dokument tokash të grabitura me falsifikime dosjesh, Artur Shehu e ka bërë që nga Amerika edhe me “kobure në kokë”, por kryesisht me çeqe dhe klering toka e apartamente, dhuruar drejtuesve të komisioneve të pronave, hipotekës, ALUIZNI-t, Bashkive e Komunave të Qarkut Vorë, Prefekturës, ministrave të territorit, arkivës së shtetit, policisë, prokurorisë e gjykatës.
Drejtësia shqiptare, i ka të skeduara të gjitha provat e krimeve të mafiozit Artur Ramis Shehu, sidomos të grabitjes së 600 hektarë toka të shtetit e të privatëve deri në vitin 2019, faktuar me dokumente që këto toka kanë kaluar në pronësinë e tij dhe të Pëllumb Petritajt që realizonte pazaret.
Janë zhvatur me dosje false si gjoja trashëgimi, blerje e dhurime dhe janë tjetërsuar po me shitje e gjoja dhurime edhe te ministra, deputetë, prokurorë e drejtues policie, deputetë, kryetarë bashkie e komunash, drejtorë hipotekash dhe familjarë të qeveritarëve të lartë.
Prandaj edhe drejtësia e re shqiptare e krijuar me “llumin” e vjetër, nuk po i dërgon Letër Porosi Drejtësisë Amerikane për arrestimin dhe ekstradimin e mafiozit Artur Ramis Shehu.
Nuk po vepron, megjithëse ka provat e falsifikimit e grabitjes së tokave, rrëmbimeve, grabitjeve e vrasje gjatë trazirave të vitit 1997; trafikimit të klandestinëve, drogës dhe pastrimit të parave nëpërmjet rrjetit të kazinove e ndërtimeve me grupin mafioz “Sacra Corona Unita”.
Madje kryeministri Edi Rama, më 22 mars 2022 i ka dhënë leje ndërtimi për hotel-restorant 50 metër në brendësi të detit buzë Lungomares në Vlorë, pa i kërkuar të paktën, burimin e financimit të këtij objekti, ndërsa qeveria e ka licencuar për 3 kompani ndërtimi.
Nëse drejtësia shqiptare, nuk e di vërtetë se ku gjendet Artur Shehu i “Casino Italia” dhe i tokave të Vlorës, “Pamfleti” po e ndihmon me këto 9 adresa të tij në SHBA, duke i kujtuar SPAK, se atje njihet dhe vepron me këto 5 emra: “Artur Shehu”, “Arthur Sheau”, “Arthur Shehn” “Arturo Sheago” dhe “Hehu G. Arturo”.
Ja 9 adresat e Artur Shehut në Florida, ku në secilën ka nga një vilë:
1. Adresa: 2334 Alton Rd, Miami Beach, FL 33140.
2. Adresa: 350 Johns Creek Pkëy, St Augustine, FL 32092.
3. Adresa: 1330 Ëest Ave Apt 1609, Miami Beach, FL 33139. 4. Adresa: 7769 116Th Path, Miami, FL 33178.
5. Adresa: 5208 N Leavitt St, Chicago, IL 60625.
6. Adresa: 11600 76Th Ter, Miami, FL 33178.
7. Adresa: 10841 48Th Ln, Miami, FL 33178.
8. Adresa: 7779 116Th Path, Miami, FL 33178.
9. Adresa: Medley FL (Pa Kod Postar) komshi me vëllain Genc Shehu, Luljeta Shehu, Jenza Shehu, Marsel Jegeni, Sue Meredith, Beth Herbert dhe Sandra Delancey.
SPAK e ka detyrim të bëjë hetimin e aktivitetit kriminal të Artur Shehut, duke e thirrur vullnetarisht; e ai nëse nuk ka lidhje me provat e publikuara mund të vijë në Shqipëri, ose nëse refuzon duhet të sillet me “Letër Porosi” drejtuar drejtësisë amerikane, sepse sipas raporteve të policisë, për shkak të grabitjes së tokave prej tij, gjatë 15 viteve të fundit janë vrarë 48 persona.
Kaq për sot, në vijim, do flasim për një dokument gjoja të firmosur nga Artur Shehu më 12 gusht 2018 në Nicë të Francës, në një hotel me adresë: 12 Boulevard de la Republique 06240-Beausoleil, me një notere shqiptare nga Shijaku./Pamfleti
Lini një Përgjigje