Kryeministër apo kryekapobanda e grupeve kriminale, me të cilët ka marrë peng Shqipërinë dhe po e plaçkit, shkatërron e shpopullon...
Kur Edi Rama erdhi në pushtet dhe shkatërroi me dinamit pallatin e ndërtuar nga vjehrri i Lulzim Bashës, me argumentin se shëmtonte pamjen e Lungomares, u betua në parlament: - Sa të jem unë kryeministër, nuk do lejojë politikanë, pasanikë e të fortë, që të prekin detin me ndërtime.
Mirëpo vetë Edi Rama si Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit, më 16 mars 2022 ka firmosur Lejen nr. 28, për ndërtimin e hotelit me 2 kate strukturë hekur, beton e tulla, në distancë 50 metër brenda detit në Lungomaren e Vlorës, te zona e Ujit të Ftohtë përballë vilës qeveritare.

E sikur të mos mjaftonte leja shtetërore për të uzurpuar edhe detin, skandal është fakti që Edi Rama, këtë leje për ndërtim hoteli ia ka dhënë Artur Shehut, kreut të bandës që ka vjedhur afro 600 hektarë toka të shtetit e privatëve në Vlorë e Himarë, duke falsifikuar akte pronësie, tapi të Ligjit 7501, vendime gjyqi, akte trashëgimie, akte shit-blerje e certifikata hipoteke.
Lejen për hotelin brenda detit, kryeministri Edi Rama ia ka dhënë firmës “Adhenis”, e cila është 100% në pronësi Artur Shehut, krijuar më 23 mars 2020, përfaqësuar me Prokurë të Posaçme nga Leonard Bishaj, pjesë aktive e çdo krimi e vjedhje tokash që ka bërë Artur Shehu.
Po cili është Artur Ramis Shehu, i arratisur në Florida-SHBA?
Është krye banditi i vrasjeve, rrëmbimeve, trafiqeve e plaçkitjeve të vitit 1997 në zonën Vlorë-Fier; pjesë drejtuese e aktivitetit kriminal të italianit Albino Prudentino, një ndër bosët e klanit mafioz “Sacra Corona Unita”, që kthehu Vlorën e Tiranën në qendra pastrimi parash me bixhoz.
Ende është në sirtarët e drejtësisë së Vlorës e Prokurorisë së Përgjithshme, Dosja Penale Nr. 266/2016, hapur për 342 hektarë toka, në Karaburun, Palasë, Zvërnec, Shën Vasil, Himarë e Dhërmi, të grabitura me letra false nga Artur Shehu dhe banda e tij.

Nga tokat që vodhi Artur Shehu bashkë me Pëllumb Petritajn, kanë marrë falas e me “5 lekë” m2, edhe familjet Meta, Berisha, Rama, Llalla, ministra, oligarkë, prokurorë, gjyqtarë, drejtues policie, madje rekord është Fidel Ylli me 100 hektarë.
Prandaj prej drejtësisë shqiptare, nuk po kërkohet arrestimi dhe ekstradimi i tij nga SHBA, ndërkohë që ka dosjen edhe penale për pastrim parash në Shqipëri e Itali, si pjesë e klanit mafioz “Sacra Corona Unita”.
Në muajin maj 2018, mediat italiane dhe Organizata Ndërkombëtare e Raportimit të Krimit të Organizuar e Korrupsionit; Artur Shehun e ka quajtur “Krye gangsteri i grabitjes së tokave në bregdetin e Vlorës dhe i pastrimit të parave me mafien italiane, i lidhur me drejtuesit e lartë politikë të Shqipëri dhe i mbrojtur prej tyre”.
Ai është aq i pasur prej të ardhurave nga tokat e vjedhura, sa ka paguar edhe disa media, policinë e drejtësinë, që të përhapin lajmin sikur ka marrë shtetësi amerikane qysh në muajin maj 2001.
Por në Prokurën e Posaçme nr. 203, datë 12 gusht 2016, të hartuar para noteres Majlinda Përnoci, ai deklaron se është vetëm shtetas shqiptar dhe me banim të përkohshëm në SHBA.
Të gjitha këto fakte, kryeministri Edi Rama i di dhe e ndalon ligji Anti-Mafia, t’u japë licenca e asete publike, personazheve të botës së krimit e të dënuar e nën hetim për vrasje, përdhunime, pastrim parash, trafik droge e grabitje të pasurive, siç është Artur Shehu.
Por krye hajdutit të afro 600 hektarë toka në bregdet, i dënuar me 9 vite burg nga drejtësia e në kërkim, Babloku më 16 mars 2022 i dha lejen për ndërtim hoteli, madje 50 metër brenda detit. (Kaq për sot)./Pamfleti

Lini një Përgjigje