TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë19 Qershor 2023, 10:47

Është radha e Sali Berishës dhe Ilir Metës

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

Është radha e Sali Berishës dhe Ilir Metës
Ilir Meta dhe Sali Berisha

Forca e kujdesit të pëshpërit në vesh, se Mafies dhe hardhucës mund t’u presësh bishtin, por shpejt u rritet një tjetër më i fortë, po nuk u shkurtove kokën...

Sali Berisha dhe Ilir Meta pritet të arrestohen, në zbatim të Urdhrit Ekzekutiv të Presidentit Joe Biden për ndëshkimin e pushtetarëve të korruptuar.

Koha e hajdutëve tashmë ka ndaluar.

Një shpërthim i fortë vullkanik kërcënon mafien e Ballkanit. Vala fillestare e cunamit pritet të fundosë Peshqit” e mëdhenj.

Sali Berisha dhe Ilir Meta janë dy nga katër kapot e Klaneve mafioze që do humbin vilat, bizneset, gardhiqet, makinat, partitë dhe ushtritë, shtrugët dhe rrugët. Dy klanet tjera, ende mund të mjelin edhe ca qumësht gomarice, pasi Ballkani ka ballkon, e ata ende janë mbi binarë pushteti.

Për emrat e katërshes, pse t’i themi, i dini vetë!

Kapot dhe 20 familjet kriminale janë si një e një bëjnë dy, në rresht të parë, jo të fundit. Janë tërbuar, pasi e dinë se këto ditë, këtë korrik, ambasadorja amerikane Yuri Kim edhe ikë, edhe nuk ikë.

Largohet fizikisht, por lë pas një grykë të hapur mbi ujërat që ziejnë gati për vullkanin që ekspertiza artistike e pagëzon me emrin “Yuri Kim”. Ai tallaz parashihet të fundos çdo pullaz kaposhi.

Forca e kujdesit të pëshpërit në vesh, se Mafies dhe hardhucës mund t’u presësh bishtin, por shpejt u rritet një tjetër më i fortë, po nuk u shkurtove kokën. 

Sa herë Babloku ja ka lënë në dorë bishtat e mafies SPAK-ut?!

Nuk ja vlen të humbim kohë me gjithë atë kurbë që janë përpara stuhisë fatkeqe, e s’kanë vend as të fshehin bishtalecat e tharë në diellin e investigimeve.

Nga ndjenja kërcënuese e agresionit të Cunamit që do të shtrihet në gjithë hapësirën e hartës së Dekretit Ekzekutiv të Presidentit Joe Biden, për zhdukjen e korrupsionit, edhe kryeministri u vetë gjymtua në prag të uraganit.

Pasi befasisht, humbi bishtin tek shullehej nën valët elektromagnetike të korrupsionit me shefin e FBI-së së New Yorkut McGonigal, në pak kohë u vetë shërua.

Pas eksperiencave të çuditshme të hajdutëve, amerikanët erdhën vetë në fshat.

Përcaktuan koordinatat e mashtrimit me prokurimet publike, korrupsionin, pastrimin e parave, krimin, dhunën dhe trafikimin. Në çdo centimetër të kësaj hapësire, deri në parajsat fiskale, vetëdija e padijes, i ka lidhur të gjithë hajdutët në varg, si rruazat në tespihe të besimit antiamerikan.

Detajet e përmbytjes së madhe, duam t’i zipojmë në esencën e shkrimit të sotëm; Kujdes hajdutë, po vjen Cunami i tmerrshëm, pas largimit të ambasadores Yuri Kim, pritet arrestimi i Sali Berishës dhe Ilir Metës./Pamfleti

radha arrestimi sali berisha ilir meta

Lini një Përgjigje