TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 2 Korrik 2023, 09:38

I bëri lekët bixhoz e dashnore, biznesmeni Gazmir Sardi alarmoi drejtësinë me pretendimin se i kanë vjedhur eurot; skenar si i Fjolla Morinës

Shkruar nga Pamfleti
I bëri lekët bixhoz e dashnore, biznesmeni Gazmir Sardi alarmoi
Gazmir Sardi

“Pamfleti” nisi një investigim, nga i cili rezultoi Gazmir Sardi kishte qenë i fiksuar pas bixhozit. Ai frekuentonte qendrat e kumarit në Shqipëri, Malin e Zi dhe Greqi. Krahas bixhozit, Gazmir Sardi kishte pasion edhe femrat.

Ditët e fundit, këngëtarja Fjolla Morina, me disa deklarata dhe pretendime të saj bombastike, ka marrë të gjithë vëmendjen mediatike, duke nxjerrë në plan të dytë video-skandalin seksual të Safet Gjicit. Morina akuzon këngëtarë, politikanë dhe biznesmenë se janë mafie, se kanë zhdukur njerëz, se duan t'a zhdukin edhe atë, se kanë dashur ta helmojnë, t'a vrasin, e kanë futur në gurg etj. U detyrua të dilte me deklaratë nëna e këngëtares, e cila kërkoi falje dhe tha se e bija nuk është mirë emocionalisht, ka paranoja, është agresive etj.

Fjolla Morina nuk është e vetmja. Një ish biznesmen në Durrës ka vite që ka ngritur në këmbë drejtësinë dhe mediat, duke akuzuar ish-ekonomistin e tij, Xhevdet Hysenit, se e ka vjedhur për vite me radhë. Ai është Gazmir Sardi, i njohur si ish biznesmen duhani. Gazmir Sardi, banues në Durrës, dha alarmin se në emër të tij kanë vjedhur miliona euro nga viti 2005 deri në vitin 2010. Sipas tij, të implikuar janë drejtorë dhe ish drejtorë, deputetë, ministra, biznesmenët më të mëdhenj në vend etj., ku që të gjithë bashkë i kanë vjedhur në emër të tij, me hapje degësh fiktive, vlerësime dhe zhvlerësime abuzive, evazion fiskal, pastrim parash, faturime fiktive etj.

Policia dhe prokuroria kanë hetuar që në vitin 2015, por nuk kanë gjetur prova për skemën që pretendon Gazmir Sardi. Ka ndonjë abuzim, fiktivitet etj., siç bëjnë shumë biznese, por asnjë provë për mega skandalin e pretenduar. Në këto kushte, Gazmir Sardi akuzoi prokurorinë si pjesë e korrupsionit dhe e komplotit ndaj tij. Por, të gjitha gjykatat nga shkalla e parë, Apeli, Gjykata e Lartë dhe Kushtetuese lanë në fuqi vendimet e prokurorisë. Gazmir Sardi akuzoi edhe gjykatat si pjesë e komplotit. Mediat dhanë versionin e tij dhe disa fakte, siç ishte faturimi i 94 fermerëve të duhanit në Korçë, sikur kishin shitur krom.

Por, sërish për komplotin e madh nuk kishte prova. Dhe gjykatat e shkallës së parë dhe Apelit edhe mund të jenë korruptuar, por kur edhe Gjykata e Lartë dhe Kushtetuesja u shprehën se nuk kishte komplot, nisën të lindin dyshime se mos Gazmir Sardi po sajonte dhe kishte paranoja. Vetë Xhevdet Hyseni, i akuzuar prej vitesh nga Gazmir Sardi, është shprehur se Gazmir Sardi i kishte lënë paratë në bixhoz, duke falimentuar kompaninë e duhanit Sardi shpk. Sipas tij, Sardi kishte paranoja, smirë dhe nuk ishte plotësisht normal nga ana mendore. Meqenëse Xhevdet Hyseni ishte i akuzuar, versioni i tij merrej me rezerva.

Në këtë kuadër, “Pamfleti” nisi një investigim, nga i cili rezultoi Gazmir Sardi kishte qenë i fiksuar pas bixhozit. Ai frekuentonte qendrat e kumarit në Shqipëri, Malin e Zi dhe Greqi. Krahas bixhozit, Gazmir Sardi kishte pasion edhe femrat. Ai fiksohej pas femrave që shihte në televizion dhe paguante shuma të mëdha parash për t'i afruar. Sa i takon paranojave, asnjë nga rrethi i tij shoqëror kishte vite që nuk e merrte seriozisht.

Në vijim emrat e disa dashnoreve të Gazmir Sardit, të cilat i kanë marrë dhjetëra mijëra euro.

gazmir sardi skema e mashtrimit fjolla morina

Lini një Përgjigje