TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 1 Korrik 2023, 20:00

A do ta largojë PS, Ilir Metën nga politika dhe drejtimi i PL? Detajet e 2 ligjeve që rihapin debatin e spiunëve të Sigurimit

Shkruar nga Pamfleti

 

A do ta largojë PS, Ilir Metën nga politika dhe drejtimi i PL? Detajet

Ilir Meta dhe Komisioni i Ligjeve

Kuvendi ka vendosur që më 13 korrik të votojë nismat për largimin e spiunëve të Sigurimit nga politika...

Mazhoranca qeverisëse ka bërë një kthesë befasuese sa i takon përballjes me Ilir Metën. Pas afro një viti, PS ka vendosur të rihapë diskutimin mbi prezencën e spiunëve të Sigurimit në politikë.

Autoriteti i Dosjeve dha alarmin vjet se Ilir Meta ishte spiuni i Sigurimit dhe PS doli me një numër të madh nismash, për të pastruar politikën nga spiunët. I vetmi ligj që u miratua ishte ai për deklasifikimin e dosjeve, ndërsa propozimet për të ndërhyrë në Kodin Zgjedhor, në ligjin e dekriminalizimit dhe në atë të partive politike mbetën pezull. Ishte Taulant Balla që i propozoi këto nisma, të cilat synonin që personat me të shkuar në Sigurimin e Shtetit të përjashtohen nga politika.

Pas afro një viti tërheqjeje, Kuvendi ka vendosur që këto nisma t’i diskutojë në komisione dhe t’i hedhë në votim. Sipas Kalendarit të Punimeve është parashikuar që në seancën e 13 korrikut të hidhen për votim:

-Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr.8580, datë 17.02.2000 “Për partitë politike”, të ndryshuar;

-Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

-Projektligj “Për pastërtinë e figurës së funksionarit dhe të zyrtarit publik”;

Dy të parat janë nisma të PS, ndërsa e fundit është e Foltores, e cila kërkon dekomunistizim. Kjo e fundit vështirë të miratohet, ndërsa dy të parat do jenë një sfidë për PS nëse do i shkojë deri në fund planit.

Por çfarë parashikojnë propozimet në fjalë?

Projektligj “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i njohur ndryshe si ligji i dekriminalizimit, parashikon ndalimin e spiunëve të Sigurimit të futen në politikë. Ata nuk mund të jenë deputetë, ministra apo kryetarë bashkie.

Nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar bashkie apo këshilltar në këshillin bashkiak dhe në çdo rast nuk mund të marrin një funksion me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, apo me votim nga këshillat bashkiakë ose të qarkut, personat të cilët, në periudhën e përcaktuar në piken 1 të nenit 1, figurojnë si: anëtar ose kandidat të Byrosë Politike; anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë; anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor...; anëtarë dhe bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit në kuptimin e ligjit nr. 45/2015 ‘Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë’”, thekson ligji.

A do ta largojë PS, Ilir Metën nga politika dhe drejtimi i PL? Detajet

Ndërkohë ligji për partitë politike është akoma dhe më i ashpër. Ai ndalon bashkëpunëtorët e Sigurimit që të drejtojnë parti. “Nëpërmjet kësaj nisme, propozohet që të ndalohen personat me të shkuar me ish-sigurimin e Shtetit që të zgjidhen kryetar në parti politike dhe nëse janë zgjedhur të shkarkohen. Qenia e kryetarit të partisë politike, në kushtet ndaluese ligjore, parashikohet në projektligj si një nga rastet e ndalimit të regjistrimit të një partie. Projektligji parashikon që verifikimi të kryhet përpara regjistrimit, ku organet themeluese i kërkojnë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve verifikimin nëse kryetari i zgjedhur i partisë pëfshihet në ndalimet e parashikuara nga ligji nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar”. Vërtetimi negativ i lëshuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është pjesë e dokumenteve për regjistrimin e partisë”, thuhet në relacion.

A do ta largojë PS, Ilir Metën nga politika dhe drejtimi i PL? Detajet

Ndërsa në nenin 3 të projektligjit thuhet: “Në rastet kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vërteton se kryetari i një partie politike ndodhet në kushtet e ndalimit sipas ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar” i kërkon partisë politike shkarkimin e kryetarit dhe zgjedhjen e një kryetari të ri brenda 2 muajve nga konstatimi. Në rast se me kalimin e afatit dy mujor, partia politike nuk ka zbatuar procedurat statutore për zëvendësimin e kryetarit, ose, sipas rastit, nuk ka zgjedhur kryetarin e ri, atëherë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos ndalimin e menjëhershëm të veprimtarisë së partisë politike, në përputhje me shkronjën “d” të nenit 26 të këtij ligji”. Pra në kuadër të këtij përcaktimi, nëse Meta rezulton spiun, duhet të largohet nga kreu i PL.

Por rihapja e këtij debati vë në provë PS. Së pari duhet të shihet nëse do të bindë opozitën të votojë ligjet. Ligji i dekriminalizimit kërkon 84 vota që të ndryshohet dhe duket se ka në dorë opozita. Ndërsa sa i takon ligjit për partitë politike, ai është tërhequr njëherë nga Kuvendi dhe është ridepozituar. Mbetet të shihet nëse PS do u mbetet propozimeve fillestare apo do ndërhyjë në ligje gjatë diskutimeve në Kuvend.

Sfida e tretë është të vërtetojë nëse Meta ka qenë apo jo spiun. Deri më tani dosja nuk është publikuar. Ai u akuzua nga PS se ka spiunuar shokun e klasës, por më pas “gjakrat” u qetësuan dhe Meta po rri i qetë. Autoriteti i Dosjeve nuk po zbaton ligjin prej 6 muajsh. Duket se tani PS është në provë finale, ose do e nxjerrë Metën nga politika, ose do ta lajë nga akuzat. /Pamfleti

 

meta spiun ligji

Lini një Përgjigje