Ministri Bledar Çuçi, duhet ta sqarojë këtë pozicion komprometues ku e ka vënë biznesmeni mafioz Eral Myftaraj, mbasi ky ka arritur deri në atë konfidencialitet, sa thotë se bashkë takohen e hanë dreka dhe darka shpesh e bëjnë pazare. Madje sikur ministri i bindet për bllokime e arrestime rivalësh në biznes, për emërime, shkarkime, gradime e ngritje në detyrë të drejtuesve të policisë...
Prej 8 vitesh, biznesmeni Eral Myftaraj, i 4 firmave “Meteo Shpk”, “AL-MEXWOOD Sh.p.k”, “Albanian Archives Sh.p.k” dhe i koncesionit të fidanëve “ALMEX GREENWOOD”, futet lirshëm e më tërsëllimë nëpër institucione qendrore, nëpër bashki, në QSUT, spitale e inspektorate dhe kërkon e merr tenderë të shumtë.
Për të marrë tenderët, Eral Myftaraj flet në emër të ministrit Bledar Çuçi, duke thënë se është ortak me të në 2 biznese të tij, konkretisht te firma “Meteo Shpk” e “AL-MEXWOOD Sh.p.k”.
Fillimisht nuk e besuam informacionin e ardhur, por pas investigimit, “Pamfleti” konstatoi se lidhjet mes biznesmenit Eral Myftaraj e Bledar Çuçit, janë vendosur qysh kur Çuçi ishte ministër i Pushtetit Lokal dhe janë forcuar e zgjeruar me pazare miliona Euro, kur u bë Ministër Bujqësie.
Me urdhër të Bledar Çuçit, ai ka marrë afro 100 hektarë toka e pyje me qira tip koncesionesh për 10-20 vite, nëpërmjet sekserizmit me ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Bujqësisë, Enea Hoti, që tani është Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.
Nuk është rastësi, që në 8 vite pas lidhjes me ministrin Bledar Çuçi, biznesmeni Eral Myftaraj, ka marrë 51 milionë Euro tenderë; konkretisht, 45 milionë Euro nëpërmjet firmës “Meteo shpk” dhe 5 milionë Euro nëpërmjet firmës “AL-MEXWOOD Sh.p.k”.

Janë lidhjet e forta me tenderët deri tani, që biznesmeni Eral Myftaraj, në çdo takim me persona, grupe njerëzish e kriminelë, madje edhe me drejtues policie, krekoset duke thënë se është mik Çuçit dhe punon me të.
Ministri Bledar Çuçi, duhet ta sqarojë këtë pozicion komprometues ku e ka vënë biznesmeni mafioz Eral Myftyraj, mbasi ky ka arritur deri në atë konfidencialitet, sa thotë se bashkë takohen e hanë dreka dhe darka shpesh e bëjnë pazare, madje sikur ministri i bindet për bllokime e arrestime rivalësh në biznes, për emërime, shkarkime e ngritje në detyrë të drejtuesve të policisë.
Sepse populli thotë: “Ku ka zë, nuk është pa gjë”, mbasi me firmën “Meteo Sh.p.k”, Eral Myftaraj ka zaptuar shtretërit e lumenjve në Çekin e Pishaj-Gramsh, në Cërrik te zona Fidanishte dhe Elbasan, ku nxjerrë zhavor në gjatësi 5 herë më të madhe se leja minerare dhe brenda shtretërve, ndërsa policia nuk vepron.
Nuk është rastësi, as fakti që nën maskën e firmave “Meteo Sh.p.k” “AL-MEXWOOD Sh.p.k”, Eral Myftaraj pret pa leje pyjet në Elbasan, Cërrik, Librazhd e Gramsh dhe me prodhon dru e lëndë djegëse “Pelet”, të cilat ia shet shtetit me tenderë, ndërsa policia nuk e prangosë , sepse ai flet e vepron në emër të ministrit Çuçi.

NË VIJIM/ Do publikojmë fakte, nga tenderët e disa investimeve për të cilët ka marrë miliona Euro, por nuk i ka kryer fare punimet, ose i ka kryer në masën 40-60% dhe instituconet ia kanë marrë në dorëzim si të kryera 100%.
Do bëjmë publik, skandalin për PPP-në falas e me afat 35 vite, që miku i Bledar Çucit ka marrë më 11 shtator 2014, me firmën “AL-MEXWOOD Sh.p.k” për "Menaxhimin dhe zhvillimin e prodhimit të fidanëve pyjor e arror në fidanishten shtetërore Cërrik”, të kthyer në fidanishte droge; si dhe zullume me firmën private të arkivave të shtetit “Albanian Archives Sh.p.k”, për të cilën, Eral Myftaraj thotë se ai përfaqëson 40% aksione të ministrit Çuçi. /Pamfleti
Lini një Përgjigje