TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia14 Korrik 2023, 17:22

Bledar Çuçi ka fshehur të dhënat personale; nuk ka deklaruar shkollën për “Sigurims” më 1988-’91

Shkruar nga Pamfleti
Bledar Çuçi ka fshehur të dhënat personale; nuk ka
Bledar Çuçi

E nxjerr nga politika edhe projekt-ligji “Balla”/ Sipas ligjit të dekriminalizimit, personi që drejtoi 2 vite e gjysmë ministrinë e anti-krimit, duhet të merret nën hetim për “Falsifikim, mashtrim dhe fshehje të dhënash personale në formularin zyrtar”, mbasi këtë vepër penale e ka kryer 2 herë kur kandidoi për deputet dhe 2 herë kur u emërua ministër...

Personi që drejtori për dy 2 vite ministrinë e anti-krimit, ka kryer edhe vetë vepra penale, duke shkelur hapur Ligjin nr. 138/2015, datë 17.12.2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen e ushtrojnë funksione publike”.

Në formularin e dekriminalizimit, Bledar Çuci ka fshehur diplomimin në Shkollën e Lartë të Ish-Sigurimit të Shtetit në vitet 1988-’91 gjatë diktaturës.

Bledar Çuçi ka fshehur të dhënat personale; nuk ka

Këto vite i përkasin moshës 18-21 vjeç, kur studentët që përgatiteshin për sigurimsë; nga 2 muaj në çdo vit mësimor, bënin praktikë “dajaku hetimor” mbi të arrestuarit “armiq të partisë”, që izoloheshin në birucat e Degëve të Punëve të Brendshme.

Bledar Çuci ka deklaruar vetëm shkollimin në Fakultetin e Drejtësisë gjatë viteve 1991-1995, dhe një kualifikim 6 muajor për menaxher në Belgjikë, kur ligji e detyron të deklarojë dhe shkollimin për sigurims.

Nga ana tjetër ligji detyron edhe SPAK-un, që në zbatim të Ligjit nr. 138/2015 për dekriminalizimin dhe në bazë të neneve 70/a, 280 e 283 të Kodit të Procedurës Penale, të marrë të pandehur ish-ministrin Bledar Çuçi, për veprat penale: “Falsifikim, mashtrim e fshehje të dhënash personale në formularin zyrtar me shumë se 1 herë”.

Sepse pas nisjes së zbatimit të ligjit të dekriminalizimit, që detyron zyrtarët e lartë të deklarojnë çdo të dhënë personale para marrjes së detyrave, Bledar Çuçi e ka kryer këtë vepër penale 2 herë kur  kandidoi për deputet më 2017 e 2021, dhe dy herë kur u emërua Ministër Bujqësie dhe Ministër i Brendshëm.

SPAK mund ta vërtetojë diplomimin e Bledar Çuçit në shkollën e lartë të ish-Sigurimit të Shtetit, mbasi ai figuron te Regjistri Nr. 22, amza 2345 e kësaj shkolle, që sot quhet “Akademia e Sigurisë” dhe 2 vite gjysmë ka qenë në vartësinë direkte të tij si Ministër i Brendshëm.

A do veprojë SPAK edhe për Bledar Çuçin, siç ka vepruar për krye bashkiakë e deputetë të tjerë që kanë mashtruar, falsifikuar e fshehur të dhënat personale në formularin e dekriminalizimit?

Madje Çuçin e djeg edhe projekt-ligji “Balla”, sipas të cilit, ndalohen të jenë deputetë, ministra, drejtorë e në politikë aktive, personat që deri më 22 mars 1992 kanë pasur lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit./Pamfleti

 

bledar Çuçi të dhëna personale shkolla për sigurims

Lini një Përgjigje