TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia17 Korrik 2023, 11:37

Ermalt Gerbolli i “Mend Oil”, mafiozi i pushtetit; 10 milionë Euro tenderë me 1 pikë shitje kioskë në Klos

Shkruar nga Pamfleti
Ermalt Gerbolli i “Mend Oil”, mafiozi i pushtetit; 10 milionë
Ermalt Gerbolli

Fakte nga 3 raportet e SHISH të viteve 2019-2022, për kontrabandën me firmën tjetër “EG-OIL” të vendosur pranë kufirit në Kapshticë...

Bëhet fjalë për firmën “Mend Oil”, licencuar për një pikë shitje me 1 pompë nafte e pikë shitje gazi  pranë saj, me sipërfaqe totale mjedisi e objekti 94 m2 në Klos të Burrelit, por e shpërndarë me marifet në disa qytete të tjera.

Ermalt Gerbolli i “Mend Oil”, mafiozi i pushtetit; 10 milionë

Çuditërisht, Ermalt Gerbolli me ekonomiste Emanuela Gerbolli, prej 9 vitesh i nxjerrë bilancet e pikës së karburanteve “Mend Oil”, me humbje, ose me fitim minimal mujor sa paga e sanitares, ndërkohë që vetëm në 3 vitet e fundit ka  marrë afro 10 milionë Euro tenderë nga shteti.

Me logon “Mend Oil”, Gërbolli i pushtetit ka hapur edhe 6 pika shitje të tjera dytësore te “Don Bosko”, “Ali Demi”, rruga “Myslim Keta” dhe rruga “Ndre Mjeda” në Tiranë dhe në Librazhd, Kavajë e Krujë, të cilat i nxjerr me zero fitim, duke i mbyllur formalisht vetëm me letra në QKB, sa herë afron koha e dorëzimit të bilanceve në tatime dhe i hap pasi dorëzohen bilancet.

Sipas të dhënave, përveçse nuk ka leje mjedisore për asnjë prej tyre, Ermalt Gerbolli nuk i raporton bilancet financiare të 6 pikave të shitjes, si adresa aktiviteti tatimor më vete; po i përfshinë në bilancin e “Mend Oil”, që realisht është vetëm me një pompë, mbasi bilancet false ia pranon ortaku i tij Jonito Selimaj, Krye-inspektor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Ermalt Gerbolli i “Mend Oil”, mafiozi i pushtetit; 10 milionë

Në regjistrin e Ministrisë së Mjedisit, Ermal Gerbolli figuron me leje mjedisore vetëm për pikën e shitjes në Klos, ndërsa për 6 pikat në Tiranë, Kavajë, Librazhd e Krujë nuk ka leje mjedisore dhe nuk paguan asnjë lloj takse, por vetëm 22 mijë lekë taksa lokale në vit në Bashkinë e Klosit.

Në të njëjtën kohë me pikën “Mend Oil”, ka hapur edhe “Eg-oil” në autostradën Devoll-Kapshticë, të regjistruar vetëm për aktivitet tregtie karburantesh me shumicë brenda vendit.

Edhe më këtë firmë, ndodh kjo çudi: në vitet 2021-2022, fitimin e ka raportuar 688 mijë lekë e 520 mijë lekë në vit, që është baraz me 0.4% dhe 0.5% të  ardhurave nga xhirot, duke mashtruar në bilance me kosto shpenzimesh e investimesh fiktive.

Po ku e merr furnizimin me karburante, Ermalt Gerbolli i firmës “Mend Oil sh.p.k”, gjersa nuk importon dhe nuk blen brenda vendit asnjë litër?

Me firmën “Mend Oil”, Ermalt Gerbolli ka licencë për importe karburanti, por nuk kryen importe, ndërsa me  firmën “Eg-oil” që nuk ka licencë importi, “de facto” kryen importe karburantesh, me një leje false të dhënë nga shefat e doganës.

Përgjigjen e japin 3 raporte të SHISH në vitet 2019-2022 dhe disa raportime të Anti-krimit Ekonomik e të Anti-kontrabandës të Korçës e Tiranës, të cilët kanë konstatuar se me firmën “Eg-Oil”, Ermalt Gerbolli bën kontrabandë karburantesh nga Greqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Maqedoni, madje furnizon edhe pikat e karburantit të një deputeti të PD në Bilisht.

Në raportet e SHISH, thuhet se firma “Mend Oil” dhe Eg-Oil” ka vetëm një mjet-autobot tip “MAN” me targë “AA 568 SJ”, me të cilin fut naftë nga Greqia duke zhdoganuar 10 mijë litra në anën greke, por 2000 litra kur e fut në doganën shqiptare.

Këtë marifet e ka bërë 17 herë gjatë vitet 2019; 15 herë gjatë vitit 2020; 19 gjatë vitit 2021 dhe 22 herë gjatë vitit 2022, që sipas përllogaritjes nga thesari i Shtetit, rezulton se Ermal Gerbolli naftën kontrabandë ia ka shitur shtetit me tenderë në vlerë afro 10 milionë Euro në këto 3 vite.

Pra, me një makinë autobot, dhe me 1 pikë shitje karburanti kioskë e 1 pompë “Mend Oil” në Klos të Burrelit, mafiozi i pushtetit, Ermalt  Gerbolli, merr tenderë sikur është kompani e madhe importi-tregtie karburantesh.

NË VIJIM/ Do t’i faktojmë Ermalt Gerbollit, lidhjet me grupin “Gjeçi” të trafikut të drogës në Elbasan, një prej të cilëve “Çun Londre” qe ke regjistruar shef të biznesit, por dhe lidhjet me disa parcela droge në Krastë, Zall Bruz, Bruz Mal të Krujës e zullume tjera si “i fortë”./Pamfleti

ermalt gerbolli 10 milionë euro tenderë "mend oil"

Lini një Përgjigje