TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia19 Korrik 2023, 15:26

Si u vodhën fondet e BE? Nga padia e OLAF në SPAK te zbulimet e KLSH, Frida Krifca rrezikon prangat

Shkruar nga Pamfleti
Si u vodhën fondet e BE? Nga padia e OLAF në SPAK te zbulimet e
Frida Krifca

“Pamfleti” ka denoncuar vjedhjet e abuzimet me 93 milionë Euro kredi agro-blegtorale që ka dhënë BE në vitet 2017-2021; nga të cilat, 28 milionë Euro, ish- drejtoresha e AZHBR, sot ministre, Frida Krifca, ua ka dhënë me 0% e 1% interes, ndërtuesve të kullave...

Një skandal i vërtetë ka shpërthyer sot në qeverinë shqiptare. BE ka pezulluar fondet IPARD II që shkojnë në fushën e bujqësisë, kjo pasi këto fonde vetëm vidhen dhe grabiten nga AZHBR dhe Ministria e Bujqësisë. “Pamfleti” ka denoncuar disa herë abuzimet me fondet e BE, ndërkohë që ishim të parët që informuam se është bërë dhe një padi në SPAK për këtë rast.

Por çfarë ka ndodhur në fakt në të vërtetë? Sipas informacioneve, OLAF (Zyra Europiane kundër Mashtrimit) që në vitin 2021 ka pasur dyshime se fondet që vinin nga BE tjetërsoheshin. Madje në mars të vitit 2021, përfaqësues të OLAF zbarkuan në zyrat e AZHBR duke konfiskuar dokumentet dhe kompjuterët. Në atë kohë, në krye të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ishte Frida Krifca, sot ministre e Bujqësisë.

Ndërkohë një vit më parë, në kuadër të hetimeve që ka kryer OLAF është bërë një padi në SPAK. Padia është bërë nga vetë OLAF, si dhe nga ambasada gjermane dhe EUROJUST. Ishte “Pamfleti” që e paralajmëroi këtë padi, gjë që u pasqyrua dhe në raportin vjetor të SPAK.

“Pamfleti” ka denoncuar vjedhjet e abuzimet me 93 milionë Euro kredi agro-blegtorale që ka dhënë BE në vitet 2017-2021; nga të cilat, 28 milionë Euro, ish- drejtoresha e AZHBR, sot ministre, Frida Krifca, ua ka dhënë me 0% e 1% interes, ndërtuesve të kullave dhe bosëve të resorteve, agjencive turistike me letra false si gjoja “fermerë të mëdhenj”.

Ndërkohë në raportin që BE miratoi për Shqipërinë u paralajmëruar një gjë e tillë. U kërkuar nga prokuroria që të hetohen abuzimet. Kjo do të thotë se Frida Krifca dhe vartësit e saj rrezikojnë burgun. Dosja në SPAK ka shkuar e kopsitur dhe priten zhvillime.

Ndërkohë ka qenë Kontrolli i Lartë i Shtetit që ka zbuluar skandalet me fondet e AZHBR. Sipas raportit, Krifca ka mbajtur të fshehtë, zhdukjen e kontratave për investime, rikonstruksione zyrash rajonale të AZHBR, me vlerë mbi 200 milionë lekë, si dhe zhdukja e kontratës 135 milionë lekë, me objekt “Studimi i mizës së ullirit”; për të cilën është kërkuar ndjekje penale.

Me urdhër të saj, Frida Krifca ka përdorur çdo vit, nga 25% të fondit të granteve bujqësore e blegtorale, për reklama të punës së saj e mashtrim ndaj donatorëve të huaj.

Po ashtu ka vendosur të mos shlyhen 20 miliardë lekë kredi, duke i cilësuar “humbje pa kthim”, kur bizneset që i kanë marrë nuk janë me aktivitet bujqësor e blegtoral.

Afro 70% e granteve të viteve 2018-2020, u janë dhënë me letra false si gjoja fermerë, biznesmenëve të ndërtimit, të transporteve, agjencive turistike e agjencive të sigurimeve.

Kanë rezultuar me mangësi vetë procedurat e subvencionimit për skemat kombëtare të analizuara në dinamikë për kushtet dhe kriteret e përfitimit, si dhe zbatimit të tyre nga ana e AZHBR; financimet për mbrojtjen e ullirit nuk janë efektive, pasi nuk janë zbatuar siç duhet procedurat e prokurimit, nuk është vepruar në përputhje me kuadrin rregullator, verifikimet dhe monitorimet për këtë skemë nga AZHBR kanë qenë me mangësi, duke rritur premisat për abuzime nga ana e institucionit; fondet e investimeve të përfituara nuk janë shfrytëzuar si duhet në aspektin ekonomik, për të gjeneruar më pas të ardhura të mjaftueshme për të mbështetur zhvillimin e zinxhirit të vlerës që të mund të zhvillojnë projekte të besueshme për financim; ka munguar sektori i monitorimit për një periudhë 4-vjeçare, e si pasojë edhe monitorimi i skemave kombëtare të vogla dhe investimeve, duke e ulur ndjeshëm efektivitetin e fondeve të dhëna për ato”, thekson KLSH. /Pamfleti

 

krifca be fonde

Lini një Përgjigje