400 mln lekë nga buxheti shkojnë në muaj për pagat e tyre, ndërkohë që deputetët jo vetëm që nuk flasin për hallet e popullit, por shahen dhe përplasen për interesat e tyre...
Deputetët e opozitës dhe mazhorancës i janë rikthyer metodave të vjetra, duke u përplasur dhe sharë me njëri-tjetrin. Sot është seanca e fundit e këtij sesioni dhe opozita kërkonte Ramën në sallë. Por kryeministri i ka marr herët pushimet duke shijuar Jugun dhe kjo solli debate.
Por edhe pse shahen, fyhen dhe çfarë nuk thonë për njëri-tjetrin, kur dalin nga aty, deputetët janë shuamë të buzëqeshur. Arsyeja është thjeshtë, në fund të ditës ata mbushin xhepat. Pas zgjedhjeve, të gjithë u bënë bashkë dhe rritën rrogat për vete. Por pas vonesave të shumta me alokimin e fondeve, deputetët i kanë marrë pagat e plota. Në muajin qershor kanë përfituar në total nga taksat e shqiptarëve 40 milionë lek të reja ose 400 mln lekë të vjetra. Pra 400 mln lekë nga buxheti shkon në muaj për pagat e tyre, ndërkohë që deputetët jo vetëm që nuk flasin për hallet e popullit, por shahen dhe përplasen për interesat e tyre.
Sipas të dhënave që ka marrë “Pamfleti”, për muajin qershor, mesatarisht çdo deputet ka një rrogë bruto në muaj 310,250 lekë. Ndërkohë paga e kryetarëve të komisioneve është 325,763 lekë në muaj. Ndërsa paga e zv/kryetarëve të Kuvendit është 329,375 lekë. Të gjithë bashkë marrin në fund të muajit afro 400 mln lekë. Por edhe pse janë shuma të mëdha parash, deputetët kthehen në gazi i botës duke u sharë, ofenduar dhe fyer me njëri-tjetrin.
Pak a shumë kjo kosto është për çdo muaj. Do të thotë se në një vit deputetët gllabërojnë nga buxheti 5 miliardë lekë. Këtu nuk kemi futur benefitet e tjera, që janë dietat, rimbursimet e karburanti dhe telefonatave. Në një muaj deputetët marrin për benefite afro 100 milionë lekë të vjetra, pra duke e çuar totalin e kostot 500 mln lekë. Ndërkohë që kur vijnë seanca e së enjtes, më shumë ka shou sesa diskutime për ata që i kanë votuar. /Pamfleti

Lini një Përgjigje