TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 1 Qershor 2026, 18:06

Magjia e Fidel Yllit: Si i bleu 900 mijë m2 tokë në Karaburun; me çmim 20 lekë/m2 nga banda “Artur Shehu- Pëllumb Petritaj”

Shkruar nga Pamfleti
Magjia e Fidel Yllit: Si i bleu 900 mijë m2 tokë në Karaburun; me
Pëllumb Petritaj, Artur Shehu dhe Fidel Ylli /

Në dosjen për grabitjen e 600 hektarëve në Vlorë, ish-deputeti i PS-së u vërtetua si organizator e përfitues i 900 mijë m² tokë në Karaburun, të blerë me çmim qesharak 20 lekë/m² (126 milionë euro vlera reale). Hipoteka e Vlorës regjistroi shit-blerjen brenda 24 orëve, megjithëse toka ishte në proces gjyqësor e e sekuestruar. Prokuroria procedoi bashkëpunëtorët e tij, por Fidel Ylli mbeti i paprekur; prej 34 vitesh, nga piramidat e kontrabanda te pastrimi i parave...

Në dosjen e Prokurorisë së Vlorës për grabitjen e rreth 600 hektarë tokë në bregdetin e Vlorës nga Artur Shehu e Pëllumb Petritaj, nëpërmjet falsifikimit të dokumentave pronësore shtetërore e private, doli dhe emri i ish-deputetit të PS-së, trafikantit Fidel Ylli.

Në atë dosje hetimore, Fidel Ylli u vërtetua si grabitës i 90 hektarë tokë bregdetare në Karaburun, nëpërmjet shit-blerjes fiktive nga grabitësit Artur Shehu e Pëllumb Petritaj, me çmim qesharak 20 lekë/m², në total 900 mijë m² për 180 milionë lekë të vjetra.

Prokuroria e Vlorës procedoi penalisht dhe shpalli në kërkim Artur Shehun; u arrestua dhe u dënua me 43 vite burg në total, Pëllumb Petritaj dhe zyrtarë të Bashkisë, Komisionit të Kthim-Kompensimit të Pronave dhe Hipotekës së Vlorës, dhe konfiskoi 115 ha tokë, nga rreth 600 ha të grabitura me letra false.

Ndërsa Fidel Yllin e la jashtë dosjes hetimore dhe nuk i preku 90 hektarë tokë të blerë në Karaburun me 20 lekë/m², nëpërmjet dokumentave false, megjithëse u vërtetua se ishte organizator dhe përfitues në këtë grabitje toke me dyshen Shehu-Petritaj.

Sipërfaqen 900 mijë m², Fidel Ylli e bleu dhe e maskoi nën emrin e kompanisë së tij "House of Arts" Sh.p.k., ku administratore është motra e tij Elida Heba (Ylli), tokë të cilën nuk e ka pasqyruar në aktivitet dhe kapitalin e kësaj kompanie.

Emri i ish-deputetit Fidel Ylli është në listën e pushimit të çështjes për zyrtarë të lartë të qeverisë, të kadastrës lokale e qendrore dhe individëve të përdorur prej tyre, që falsifikuan dokumentat e tokave bregdetare në Vlorë dhe i kaluan në pronësi të mafies politike, me shit-blerje fiktive kundrejt çmimeve qesharake 1 m² sa vlera e 1 bananeje, siç i bleu dhe Fideli.

Madje, procedurën e regjistrimit të 900 mijë m² në Karaburun, në emër të Fidel Yllit, Hipoteka e Vlorës e ka kryer 24 orë pasi ai e ka blerë nga falsifikatorët Artur Shehu e Pëllumb Petritaj.

Madje, duke shpërfillur faktin që edhe ajo tokë e blerë nga Fideli ishte në proces gjyqësor penal dhe e sekuestruar, ndërsa hipoteka e pranoi shit-blerjen me 180 milionë lekë të vjetra, kur aktvlerësimi për atë sipërfaqe ishte 126 milionë euro (140 euro/m²) në atë kohë.

Prej 34 vitesh, drejtësia nuk po e prek Fidel Yllin, këtë hajdut të 15 milionë USD të shqiptarëve nga firmat piramidale kur ishte truproje i kryeministrit Aleksandër Meksi; kur komandonte kontrabandën e mallrave të akcizës, trafikun e drogës, skemën e pastrimit të parave në ndërtim e lojëra bixhozi edhe pas vitit 2005 në pushtetin e PD-së dhe PS-së./Pamfleti

fidel ylli artur shehu pëllumb petritaj karaburun

8 Komente

  1. I
    Igli

    yyy far e keqe

    1. F
      Fener Zisi

      Fytyre e ndyre Apostime

      1. L
        Laze

        Tani si mendoni ju se mund të marrë drejtësi çështja e Fidelit? Skrapaliu i rritur në Tiranë pronar Tokë në Karaburun? Çfarë meriton ai?

        1. L
          Luli

          Këto duhen të hetohen

          1. Y
            Yzedin Kashta

            Thjeshte bastarde....

            1. D
              DUHEN TË Rinj PD DHE PS BOll MË...

              Ky fyfyr si kufom që mart hak zoti lart një fytyr e qelbur që nuk shihet me sy ..ZOTI mart i zhdukt na faqja e dheut dhe me fëmit që mos të ngelet rasat mbrapa.U zhdukshin O ZOT si familje ..BERIShA RAMA META se këta qën mbajn njëri tnetrin.Ti lën partit E të ngrihen të gjith bashk .Nuk ka më bukur kur populli bashkohet. RAMA MBAN VELIAJ NëBURK Për KURVËN BALLUKU ..SALIU ZHDUKU SALJANIN KËTA QËNT kush punon i Heqin qafe .

              1. K
                Kuçova

                KËTA QëN DUHEN hequr ZVAR JO PoPULLI.

                1. H
                  Hallexhiu

                  I lumte trapi me mire ai se te huajt keq kur e merr ky keq kur e merr zamiri keq kastrati apo per keta skeni degjuar gje !!!kur te beheni sensibel behuni per cdo meter tok nga konispoli ne tropoje jo her po e her jo se kuptoni qe edhe ata shqiptar qe kan lek ne banke po blejn jasht 1 mld € ne vit deklarin bkt blerje pronash jashte shqiperis,kjo eshte e trishtushme or debila qe beni sikur skuptoni.dhe faktori kryesor eshte spaku famshem

                  Lini një Përgjigje