TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia29 Maj 2026, 11:22

Dokumenti/ Grabitja e Shkodrës: Eni e Linda Ramës do t'ia marrë fëmijëve shkodranë festivalin 'Junior Eurovision’

Shkruar nga Pamfleti
Dokumenti/ Grabitja e Shkodrës: Eni e Linda Ramës do t'ia
Linda Rama dhe Eni i saj /

“Mejhanja” RTSH, me 250 drejtues dhe 1100 punonjës që gëlltisin nga 30 milionë Euro taksa të shqiptarëve çdo vit; jo vetëm nuk realizojnë dot një festival për fëmijë, por tentojnë t’i grabisin Shkodrës këtë event muzikor dhe ta paraqesin si “ide, produksion e sukses” të Enit të Linda Ramës…

Në datat 30 dhe 31 maj e 1 qershor 2026, në qytetin e Shkodrës do të zhvillohet Festivali Mbarëkombëtar Shqiptar i Këngës për Fëmijë të moshave 5-14 vjeç nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe diaspora.

Por hajdutët, parazitët dhe mediokrit e RTSH-së janë vërsulur të grabisin emrin dhe përfaqësimin muzikor europian të fituesit të këtij eventi të fëmijëve, që historikisht zhvillohet në Shkodër dhe përgatitet me shumë pasion, mjeshtëri e lodhje nga artistët shkodranë.

Katër ditë para zhvillimit të edicionit të 64-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë në Shkodër, RTSH ka publikuar njoftimin e nisjes së përgatitjeve për përfaqësimin në "Junior Eurovision Song Contest".

Njoftimi i RTSH-së është tentativë e drejtuesve të saj për t'i grabitur Shkodrës përfaqësimin në "Junior Eurovision" të fituesit të këtij festivali fëmijësh, duke e servirur si ide, aftësi, punë, mjeshtëri dhe sukses të Eni Vasilit e vartësve të saj.

"Pamfleti" ka siguruar dhe po publikon dokumentin e Vendimit Nr. 22, datë 4 maj 2026, që vërteton tentativën e drejtoreshës Eni Vasili dhe një pjese të Këshillit Mbikëqyrës të RTSH-së, për të grabitur të drejtën e përfaqësimit në "Junior Eurovision Song Contest" të fituesit të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë.

Dokumenti/ Grabitja e Shkodrës: Eni e Linda Ramës do t'ia

Ky vendim është propozuar e diktuar nga Eni Vasili dhe e kanë miratuar 6 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të RTSH-së, nga 11 anëtarë që ka ky këshill, ndërsa 5 anëtarë nuk kanë marrë pjesë në mbledhje, mes tyre dhe kryetari Fatjon Hoxhalli.

Pra, "mejhanja" RTSH, me 250 drejtues dhe 1100 punonjës që gëlltisin nga 30 milionë euro taksa të shqiptarëve çdo vit, jo vetëm nuk realizojnë dot një festival mbarëkombëtar për fëmijë, por tentojnë t'i grabisin Shkodrës këtë event muzikor dhe ta paraqesin si "ide, produksion e sukses" të Enit të Linda Ramës.

Kjo tentativë ka shkaktuar indinjatë dhe reagime të shumta e të ashpra nga organizatorët, fëmijët këngëtarë pjesëmarrës dhe mbështetësit e festivalit e nga prindërit e tyre.

Maskarallëku i mediokres e pazarxheshës Eni Vasili dhe tufës së vartësve të saj të paaftë e parazitë bie ndesh me rregullin e organizatorëve ndërkombëtarë, që përcaktojnë se nga cili festival fëmijësh përfaqësohet Shqipëria në "Junior Eurovision Song Contest", pra, nga Festivali Mbarëkombëtar i Shkodrës.

Por ja që Eni Vasili ëndërron të krekoset në "Junior Eurovision Song Contest", sikur RTSH-ja është organizatorja, ndërsa ajo sikur është ideatorja dhe producentja e Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës, duke fshirë emrin e Shkodrës./Pamfleti

 

grabitja e shkodrës junior eurovizion eni vasili linda rama

8 Komente

  1. S
    SNIPER 007

    Cfare po ndodh ne RTSH dhe pse kryetari i keshillit mungon ne kete rast?! Ne loje kane hyre fort Tit Beci dhe djali i tij regjisor ne RTSH. Cdo gje e madhe dhe e vogel qe behet, ja japin djalit te tij, nje regjisor normal pa ndonje talent te spikatur, pasi aty ka qene dhe para bandes Vasili por ka bere gjithmone gjera te nivelit te dyte dhe te trete. Me ardhjen e bandes, Becerve ju dhe fillimisht Sofra Tiranase pastaj Festivali i Pranveres dhe se fundmi jane futur fort per te marre dhe Junior Eurovision. Prandaj e shihni Becin e madh te firmosi ne cdo vendim te Vasilit dhe Becin e vogel varavingo me Kollaren, sepse te gjitha keto qe permenda me lart jane Projekte qe do te thote qe jane leke ekstra qe nuk kane te bejne me rrogen qe marrin ne RTSH. Tentakulat e qelbura te Eni Vasilit jane shtrire mbi Keshillin Drejtues te RTSH majtas dhe djathtas pasi leket kane te njejten ngjyre si majtas dhe djathtas!

    1. B
      Bujar!

      Kam frike se kjo lidhja e Eni Vasilit me gruan e KM eshte nje legjende urbane e ngritur nga Vasili per ta pasur si nje lloj mburoje. "Nuk e di si ma ke marre ate firme (foto)?! Nuk besoj se ajo do e ulte nivelin kaq poshte deri te niveli Vasilit. Too Much...

      1. A
        ARJONI

        BUJO, ZAKONISHT KUR FILLOJNE E DALIN KESHTU FOTOSH E HA SA KRAHU, JO SE DO I BEJ PERSHTYPJE DREJTORESHES GJITHSESI. SA NEGATIV QENKAM SOT!

      2. F
        Feti Dema

        Grabit çfarë të të dal përpara. Edhe një gozhdë, merre, se ndoshta një ditë do të të hyjë në punë. Llogarit i ke të hapura edhe me humorin shkodran, Gozhdë janë edhe ato.

        1. M
          Merushe Llalla

          Qentte te lehne karvani shkon perpara. Plasni nga inati dhe tvsh e beri yll dhe do shkoje ne Angli ambsadore e shkelqyer fare do jete

          1. T
            Tony

            Sa mirë, ka më mijera hamshore e Angli, do kenaqet pa mase.

          2. A
            ARDITI X2

            SA ME LARG TI RRIJE RTSH FESTIVALIT TE FEMIJEVE AQ ME MIRE ESHTE. AI E KA KRIJUAR TRADITEN E VET. SKA NEVOJE PER ASGJE NGA RTSH THJESHT TRANSMETIMIN. A PO, RTSH TE BEJE ATE QE KA BERE GJITHMONE, TE COJE ENI VASILIN ME GRUPIN E LEPIRSAVE QE TA SHOQEROJ KENGEN NE JUNIOR EUROVIZION. PO ISHIN DERI ATEHERE.

            1. P
              Pa emer

              Kan tnjejtin dashnor

              Lini një Përgjigje