Media hungareze “Telex” ngre alarmin për kontrata gjigante shtetërore, borxhe dhe ndikim politik te 4iG. Zhvillimet në Budapest mund të prekin direkt edhe Shqipërinë
Një artikull investigativ i medias hungareze “Telex” ka hedhur dritë mbi krizën që po afrohet mbi gjigantin hungarez 4iG, kompaninë që kontrollon edhe operatorin “One Albania” në tregun shqiptar të telekomunikacionit.
Sipas “Telex”, në Hungari ka shpërthyer debat i fortë politik dhe ekonomik pasi u zbulua se Ministria hungareze e Mbrojtjes ka një kontratë 10-vjeçare me 4iG me vlerë 1311 miliardë forintë, ndërsa ekziston edhe një tjetër kontratë ushtarake prej 1500 miliardë forintësh deri në vitin 2030.
Artikulli e përshkruan 4iG si një kompani që u rrit “me ndihmë masive shtetërore” gjatë epokës së Viktor Orbanit, përmes kredive publike, kontratave qeveritare dhe mbështetjes politike.
Sipas medias hungareze, grupi është i mbushur me kredi shtetërore dhe kontrata publike në sektorët e mbrojtjes, telekomunikacionit dhe teknologjisë, ndërsa qeveria e re e Peter Magyar po përgatitet të rishikojë të gjithë modelin ekonomik të ngritur gjatë viteve të Orbanit.
“Telex” paralajmëron se shteti hungarez mund të ndërhyjë drejtpërdrejt në strukturën e kompanisë, ndërsa po diskutohet edhe fati i investimeve strategjike të 4iG.
Në qendër të vëmendjes është sidomos divizioni i telekomunikacionit, që konsiderohet “lopë financiare” e grupit, pasi është i vetmi segment fitimprurës që mund të mbijetojë edhe pa kontrata shtetërore.
Dhe pikërisht këtu hyn Shqipëria.
4iG është pronari i “One Albania”, ndërsa sipas të dhënave financiare të vitit 2024, operatori shqiptar rezulton të ketë mbi 96 milionë euro hua nga kompania mëmë hungareze.
Kjo do të thotë se çdo tronditje financiare, politike apo hetimore ndaj 4iG në Budapest mund të krijojë efekte zinxhir edhe në Shqipëri, duke prekur jo vetëm “One Albania”, por potencialisht të gjithë tregun strategjik të telekomunikacionit.
Në analizën e “Telex” ngrihen pikëpyetje të forta mbi mënyrën se si 4iG ndërtoi perandorinë e saj gjatë viteve të Orbanit, përmes blerjeve agresive të Vodafone Hungary, Digi, Antenna Hungaria dhe kompanive të tjera strategjike.
Sipas artikullit, grupi është sot një “rrjet kompleks kompanish” me lidhje të forta politike, ku përfshihen figura pranë kabinetit të Orbanit dhe institucione shtetërore hungareze.
Media hungareze paralajmëron se qeveria e re mund të nisë auditime të thella mbi kontratat publike, kreditë shtetërore dhe financimin e grupit.
Nëse kjo ndodh, pasojat mund të ndihen drejtpërdrejt edhe në Ballkan.
Vetëm pak ditë më parë, aksioneri kryesor i 4iG, biznesmeni Gellért Jászai, zhvilloi vizita në Tiranë dhe Podgoricë për të zgjeruar investimet në rajon.
Në Tiranë ai u takua me kryeministrin Edi Rama, ndërsa kompania njoftoi se fokusi i bisedimeve ishte zgjerimi i “One Albania”, investimet në qendra të të dhënave dhe projekti strategjik “2EAGLE”, kablli nëndetar që synon të lidhë Egjiptin me Shqipërinë dhe më pas me Europën.
Por ndërsa 4iG po zgjerohet në Ballkan, në Hungari po shtohen dyshimet se kompania po përpiqet të zhvendosë asetet dhe influencën jashtë vendit, përpara se qeveria e re të nisë ndërhyrjet.
“Telex” shkruan se vetë struktura e re e 4iG po organizohet në mënyrë që asetet të ndahen në disa holdingje, çka mund të lehtësojë shitjen apo shkëputjen e segmenteve të caktuara.
Një nga segmentet më të rëndësishme mbetet telekomunikacioni, ku përfshihen “One Hungary”, “One Albania”, “One Montenegro” dhe projektet e reja në Maqedoninë e Veriut.
Kjo ka ngritur pikëpyetje edhe për fatin afatgjatë të “One Albania”, në rast se 4iG përballet me probleme financiare, hetime apo ndërhyrje të forta politike në Hungari.
Në tregun shqiptar, “One Albania” konsiderohet një aset strategjik për komunikimet dhe infrastrukturën digjitale. Çdo zhvillim negativ te kompania mëmë hungareze mund të ndikojë jo vetëm mbi investimet, por edhe mbi stabilitetin financiar të operatorit në Shqipëri.
Për momentin, 4iG vijon të shfaqet agresive në Ballkan. Por pyetja që po ngrihet gjithnjë e më shumë edhe në Budapest është: a po lëkundet perandoria e ndërtuar gjatë viteve të Orbanit? /Pamfleti
Po pse mor kurva njerez, te Hungaria e gjetet te lidheni per celularet. Ose jeni te zhytur koke e kembe te Ruset ose jeni budallenj per ca qindarka me pak. Pse nuk lidheshit dot me firma Engleze, Gjermane e Amerikane. Pse Hungaroleshet qe jane dore e dyte e e trete do e merrnit me lire lidhjen apo beni pazare ne kurriz te popullit o qener kazanesh.
Eh Tony, ke te drejte. Komenti im eshte vazhdimi specifik i pergjigjes tuaj. "Kurvat njerez" ashtu si ti i denominun, ha pen dhe zhvilluan biznesin e pastrimit te parave " Laundry" ne disa pika kyce.. Psh. Tek Xhamia ne rrugen e Kavajes, u hap per here te pare " Laundry" i " my Room and my apartments". Eshte i fshehur nuk bie ne sy, pavaresisht se faljet ne Xhami behen konform rregullave. Favellat e Kontaktit tek Kompleksi Partizani filluan te mbinin si kerpudha resh ne qiell, por ishin pastrimi i parave qe drejtuesit simotra te ONE company filluan te investonin Laundry tjeter u hap afer marketeve, per burrat kur grate jane 24 ore ne pune dhe nuk mund te perballojne " pastertine e hallateve te tyre" t' ju vijne ere kerme... Laundry tjeter, u hap afer partive, osh next to Xheni sandwitches eshte Luxury laundry, per te lare " hallatet e luxuries" even though Iliri shkoi ne burg, dmth qe larja nuk pati efektin qe pretendohej nga Gellerrret. Laundry tjeter u hap prane teatrit te kukullave afer Katedrales Orthodoxe, per kukullat e PS qe rrezatimi dhe ngrohja ti thanin shpejt e shpejt invrstimet e pista ( sepse mobey laundering kete qellim ka...) Nje Laundry tjeter u hap, mbas kukullave simotra te teatrit kombetar ne vijen bregdetare edhe ky per te njejrin qellim. Nje Laundry tjeter qe quhet " Clouds bubble" u hap per simotrat e kukullave, teatrit kombetar atyre te artit kantor...( nese me kupton, pune simotrash artistesh), frymezohen nga Arti i Pastertise Qiellore.".Ha haha... Cfare bastardesh"!!! Nje laundry tjeter u hap ne vilat Park te luxit, pas favellave dhe getove, vilat e kishin te nevojshme nje laundry qe quhej " Kuplara Laundry" ne kujtim te kupave te botes ne futboll nga 2010 - 2026...Simotrat e kupave te futbollit hapen laundry per simotrat e kupave te Climate COP. POR COPAT E MISHIT BLLOKUAN THARJEN....