TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia22 Maj 2026, 10:57

Si e zhvati HEC-in e Ashtës, 'zuzari' Abi Malltezi: kompania fantazmë u krijua 10 ditë para vendimit të vjehrrit Berisha

Shkruar nga Pamfleti

Provë krimi financiar, nëpërmjet shfrytëzimit të pushtetit nga vjehrri kryeministër e dhëndri hajdut, që BKH e zbuloi dhe e pasqyroi në dosje, ndërsa SPAK e ka lënë në heshtje…

Si e zhvati HEC-in e Ashtës, 'zuzari' Abi Malltezi: kompania

Më 7 tetor 2008, Jamarbër Malltezi themeloi firmën 'Mjedisi dhe Zhvillimi i Qendrueshëm'; 10 ditë më vonë, vjehrri Sali Berisha firmosi lejen për HEC-Ashta. Në 7 muaj, Malltezi përfitoi 310 milionë lekë për 'studime' dhe 400 milionë të tjera ryshfet për ndërhyrje në Entin Rregullator të Energjisë. Kompaninë e mbylli në prill 2009, por vijoi të merrte pagesa deri në gusht 2013. E njëjta skemë u aplikua dhe te HEC-Mati Hidropower

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, xhambazi Jamarbër Malltezi, të dy të pandehur, po gjykohen për korrupsion të kryer në bashkëpunim nëpërmjet përdorimit të pushtetit me vendime qeverie të posaçme, për të përfituar pasuri publike dhe për të krijuar mundësi për biznes ndërtimesh.

Afera e kompleksit "Partizani" është një nga shumë aferat që Sali Berisha ka bërë gjatë pushtetit me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, duke zhvatur edhe kompanitë private, nëpërmjet favoreve me vendime qeverie dhe presione pushteti.

Leja klienteliste që firmosi Sali Berisha dhe milionat që zhvati dhëndri zuzar

Rasti i lejes për Hidrocentralin e Ashtës në Bushat është tjetër provë krimi financiar, i kryer nga zuzari Jamarbër Malltezi, nëpërmjet shfrytëzimit të pushtetit të vjehrrit kryeministër; provë që BKH e zbuloi dhe e pasqyroi në dosjen hetimore, ndërsa shefat e SPAK-ut e kanë lënë në heshtje.

Më 17 tetor 2008, Sali Berisha firmosi Vendimin nr. 1363, me objekt: studimin mjedisor, ndërtimin, shfrytëzimin dhe transferimin e hidrocentralit "Ashta" në Bushat të Shkodrës.

Si e zhvati HEC-in e Ashtës, 'zuzari' Abi Malltezi: kompania

Më 7 tetor 2008, dhjetë ditë para se Sali Berisha të firmoste vendimin për lejen e ndërtimit të hidrocentralit "Ashta", dhëndri i tij Jamarbër Malltezi krijoi firmën fantazmë "Mjedisi dhe Zhvillimi i Qendrueshëm" sh.p.k., me objekt studimet mjedisore për ndërtimin e veprave publike.

Pra, dhëndri Malltezi e krijoi kompaninë 10 ditë para se vjehrri kryeministër, Sali Berisha, të firmoste vendimin për lejen e hidrocentralit të Ashtës, fakt që provon se çdo projekti publik ata i paraprinin me skema për përfitime personale.

Si e zhvati HEC-in e Ashtës, 'zuzari' Abi Malltezi: kompania

Sipas dosjes së BKH-së, dhëndri Jamarbër Malltezi ka ndikuar nëpërmjet pushtetit të vjehrrit për të përfituar miliona lekë nga kompania koncesionare austriake "Energji Ashta", duke ia zhvatur nëpërmjet letrave fiktive me kompaninë e tij "Mjedisi dhe Zhvillimi i Qendrueshëm" sh.p.k.

Në dosjen penale provohet fakti që Jamarbër Malltezi, menjëherë pas miratimit të lejes nga Sali Berisha, ka përfituar nga kompania austriake "Energji Ashta-Bushat" 81 milionë lekë të gjetura në dokumenta, ndërsa faktikisht ka përfituar 310 milionë lekë për gjoja studime mjedisore dhe ka marrë 400 milionë lekë ryshfet për ndërhyrje te Enti Rregullator i Energjisë.

Këto miliona lekë, Jamarbër Malltezi, "shkencëtar mjedisor" i qelbur në punë të pista gjatë pushtetit të vjehrrit, i ka marrë nëpërmjet menaxherit të projektit të HEC-Ashta, Ardian Shehu, që ishte dhe ortak me Malltezin te kompania "Mjedisi dhe Zhvillimi i Qendrueshëm" sh.p.k.

Si e zhvati HEC-in e Ashtës, 'zuzari' Abi Malltezi: kompania

Pasi zhvati milionat gjatë 7 muajve aktivitet, Jamarbër Malltezi, më 15 prill 2009, e mbylli kompaninë dhe e kaloi në likuidim, nëpërmjet ekspertes kontabël Violeta Haloçi, shoqe punësh të pista me Shpresa Breçanin, mbesën e Saliut.

Ai e largoi eksperten pas një jave, kur ajo i pastroi dokumentat financiare të papasqyruara në Tatime, ndërsa sipas dosjes së BKH-së, Malltezi ka marrë pagesa nga HEC-Ashta deri në gusht 2013, kur vjehrri ishte kryeministër, megjithëse kompaninë e kishte mbyllur në muajin prill 2009.

E njëjta skemë zhvatjeje ndaj "HEC-Mati Hidropower"

Në dosjen që hartoi BKH dhe që e ka dorëzuar në SPAK, provohet se Jamarbër Malltezi, siç veproi me pronarët e "HEC-Ashta" në Bushat, ka vepruar me pronarët e kompanisë "HEC-Mati Hidropower Plant", marrë si koncesion më 21 shtator 2012 me vendim të firmosur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Kjo kompani, për të shmangur pengesat artificiale si metodë presioni për ryshfete nga familja "Berisha", i pagoi Jamarbër Malltezit 2 projekte gjoja studimesh mjedisore me vlerë totale 30 mijë e 474 euro. Kaq për sot!/Pamfleti

 

abi malltezi hec ashta ardian shehu sali berisha

1 Komente

  1. T
    Tony

    E gjithe familja jane cerdhe gjarperinjsh me soj e sorrollope.

    Lini një Përgjigje