
Disa ditë më parë, 3 klientë që shkuan te restoranti "Fish City-Rozafa" në Labinot të Elbasanit, në pronësi të trafikantit Gjergj Luca, u kërcënuan nga Emiljan Leka prej Gruemirës së Shkodrës, që Luca e mban si "cub", për të kërcënuar dhe rrahur ata që i zbulojnë dhe denoncojnë punët e pista.
Kështu veproi Emiljan Leka, kur klientët, anëtarë të një familjeje, pasi drekuan, dolën të vizitonin mjediset e jashtme të "City Fish Rozafa", por kur shkuan te "Zona e kuqe", "cubi" Emiljan Leka i kërcënoi dhe i largoi.
Policia e Elbasanit u njoftua nga klientët e dhunuar fizikisht dhe shkoi atje, por Emiljan Leka i kërcënoi, ndërsa ata u larguan pa guxuar as të pyesnin se përse i dhunoi dhe as të kontrollonin se çfarë kishte në "zonën e kuqe" që tërboi “cubin” e Lucës.
Policët nuk guxuan dhe ia mbathën, ngaqë e dinë se "Fish City Rozafa" e trafikantit Gjergj Luca në Elbasan është rezidencë private e Edi Ramës dhe e disa ministrave e deputetëve të lidhur me trafikantët, madje atje zhvillohen dhe mbledhje të qeverisë.
Emiljan Leka paguhet si Drejtor te "Rozafa" dhe është anëtar i bandës së drogës "Luca-Beu"
Në kompaninë "Rozafa", Emiljan Leka njihet, shërben e paguhet si truprojë i trafikant-peshkatarit Gjergj Luca, ndërsa në bordero figuron me detyrën Drejtor i Burimeve Njerëzore i kompanisë "Rozafa".
Por "cubi" i Gjergj Lucës, që kërcënon klientët dhe punëtorët që guxojnë të mos shfrytëzohen si skllevër e me paga minimale, është ortak 50% me trafikantin e arrestuar Emirjan Beu te kompania "AURAFISH", e krijuar më 11 nëntor 2019.

Trafikanti Emirjan Beu është djali i Qemal Beut dhe djali i xhaxhait i Dorjan Beut, të tre të arrestuar nga DEA Amerikane, Anti-mafia Italiane dhe SPAK, për trafik ndërkombëtar droge në Shqipëri, të kryer nëpërmjet anijeve të peshkimit nga Durrësi dhe makinave të peshkut.
Nuk është rastësi që Emiljan Leka i Gjergj Lucës është ortak me trafikantin e arrestuar Emirjan Beu, djali i Qemal Beut dhe djali i xhaxhait i Dorjan Beut, të dy të arrestuar për trafik droge, të cilët janë ortakë me Gjergj Lucën në kompaninë "Organizata e Menaxhimit të Portit të Peshkimit" në Durrës.
Nuk është rastësor as fakti që dhe qendra e kompanisë në pronësi të Emiljan Lekës e trafikantit Emirjan Beu është në të njëjtën adresë me kompaninë "Organizata e Menaxhimit të Portit të Peshkimit" në Durrës, në pronësi të trafikantëve të arrestuar Qemal Beu e Dorjan Beu dhe të trafikantit Gjergj Luca që po lihet i lirë.
Por sipas raporteve të SHISH, Emiljan Leka nga Gruemira e Shkodrës figuron edhe "ushtar" i parcelave të drogës në zonat malore të Shkodrës.

Më datë 10 tetor 2023, Emiljan Leka ka krijuar dhe firmën "NELCO" në ortakëri me Bleri Dervishin, kuzhinier i lokalit "Gzona" të Ilir Beqjes, dhe me Arben Vrushin nga Elbasani, që thuhet se është maska e Gjergj Lucës në punë të pista.
Kjo kompani ka si aktivitet grumbullimin dhe përpunimin e bimëve medicinale e aromatike, të mbetjeve të produkteve të peshkimit dhe prodhimin e substancave biokimike, nën maskën e të cilave, sipas raporteve të agjencive gjurmuese, janë dhe drogerat që menaxhon Gjergj Luca me bandën e tij, për të cilat do të flasim në vijim./Pamfleti
Pupupu si i kane ngaterruar fijet
Emiljani cesku jane ushtar te gjergj kirv luces i njef mir elbasani e porti ky emiljani kryn punt e zeza te luces