TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia13 Maj 2026, 10:24

Emrat/ Si iu shmangën vettingut, 28 drejtues policie “të partisë” dhe krimit që kanë probleme me ligjin

Shkruar nga Pamfleti

 Emrat/ Si iu shmangën vettingut, 28 drejtues policie “të

Vettingu policor, rezultoi një farsë e organizuar nga kupola e qeverisë, nëpërmjet drejtuesve të ministrisë së Brendshme dhe komisionit të vettingut, që u caktua dhe drejtohet nga drejtoria e policisë, për të mos larguar drejtuesit që i kanë shërbyer partisë e krimit.

Gjatë 6 viteve proces, 68 drejtues policie të skeduar për lidhje me krimin, mes tyre Ilir Proda e Neritan Nallbati, kanë kaluar vetingun me raporte hetimore false, dhe prej 20-30 vitesh qarkullohen nëpër poste.

Ndërsa për disa drejtues e funksionarë të policisë që kanë dosje për korrupsion e lidhje me krimin, komisioni i vettingut ka përdorur një marifet për t’i lënë jashtë procesit të vettingut.

Janë 25 funksionarë policie, të cilëve u është kryer hetimi dhe disa ditë para daljes në vetting, kanë kërkuar qëllimisht dorëheqjet dhe ndërprerjen e vettingut, ose janë ulur në detyra, pra, nuk u janë verifikuar pasuritë dhe figura.

Emrat e atyre që kërkuan ndërprerjen e vettingut dhe vazhdojnë të jenë shefa në polici

Eljona Preci, Specialiste për Hetimin e Trafiqeve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ndërprerë vettingu më 17 janar 2024.

Nevila Xoxa, Drejtore e Teknologjisë së Informacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ndërprerë vettingu më 2 gusht 2023.

Oltion Bistri, para vettingut u dorëhoq si Drejtor i Operacionales dhe u emërua specialist krimesh në Drejtorinë e Policisë, deri ditën që u arrestua; ndërprerë vettingu më 28 korrik 2023.

Elidon Çela, pas ndërprerjes së vettingut më 17 janar 2024, u emërua Specialist krimesh në Drejtorinë e Policisë, ndërsa tani është Drejtor i Policisë-Vlorë.

Vasil Dode, Drejtor i Planifikim- Kontrollit në Gardë, ndërprerë vettingu më 26 janar 2024.

Luan Arifaj, Drejtor i Kufi- Migracionit në Durrës, ndërprerë vettingu më 26 janar 2024.

Vilma Ibrahimi, Shefe e Cilësisë së Informacionit në Drejtorinë e Policisë, ndërprerë vettingu më 5 shkurt 2024.

Afrim Tafa, Departamenti i Teknologjisë së Informacionit, ndërperë vettingu më 29 shkurt 2024, më pas u emërua Drejtor i Policisë- Durrës.

Artur Shira, “Fast Albania” në Drejtorinë e Policisë, ndërprerë vettingu më 29 shkurt 2024.

Vilson Dine, Drejtor Policie në Vlorë, Gjirokatër e AMP, ndërprerë vettingu më 15 prill 2024.

Alfred Nomani, Asistent i Zv/drejtorit të Policisë, ndërprerë vettingu më 22 maj 2024.

Koço Dafa, Zv/drejtor Rendi e Policimi në Gjirokastër, ndërprerë vettingu më 2 shtator 2024.

Ferit Hasa, Drejtor i AMP në Kukës-Dibër, ndërprerë vettingu më 23 shtator 2024.

Ndriçim Koka, në Drejtorinë e Policisë-Lezhë dhe Drejtorinë e Përgjithshme, ndërprerë vettingu më 12 nëntor 2024.

Artur Selimaj, Shef Policimi në Komunitet, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ndërperë vettingu më 11 nëntor 2024.

Alket Shatro, Zv/drejtor për Krimet e Rënda në Tiranë, ndërprerë vettingu më 30 dhjetor 2024.

Gazment Shehu, Shef Policimi në Policisë e Shtetit; ndërprerë vettingu më 22 janar 2025.

Loard Sallaku, Sektori i Planifikim-Analizës në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, ndërprerë vettingu më 9 korrik 2025.

Nikë Nikollaj, Specialist i Hetimit në Forcën Operacionale, ish-Shef Komisariati në Shkodër, ndërprerë vettingu më 5 gusht 2025.

Ermal Onuzi, ish-Drejtor i Gardës së Republikës, ndërprerë vettingu më 7 gusht 2025.

Erion Ahmeti, Shef i Ndihmës Ligjore në Drejtorinë e Mbrojtjes së Dëshmitarëve e Bashkëpunëtorëve, ish-Drejtor i Policisë-Korçë, ndërprerë vettingu më 17 nëntor 2025.

Hajri Kushe, Shef i Oficerëve të Kontaktit, ndërperë vettingu më 30 janar 2026.

Arian Sopiqoti, Shef Sektori në Njësinë e Parë të Gardës, ndërperë vettingu më 11 mars 2026.

Virson Stroka, Specialist i analizës strategjike në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, ndërerë vettingu më 17 prill 2026.

Eduart Merkaj, ish-Drejtor i Përgjithshëm i AMP, ndërprerë vetiungu më 30 prill 2026.

Mels Koçi, Shef Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale, në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, ndërperë vettingu më 7 maj 2026.

Erjon Ismaili, Specialist Kundër Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve, në Drejtorinë e Policisë, ndërprerë vettingu më 7 maj 2026.

Krenar Guçe, Shef i Seksionit të Rendit Publik në Përmet, ndërprerë vettingu më 7 maj 2026.

Sipas ligjit, ata që kërkojnë ndërprerjen e vettingut e japin dorëheqje para daljes në vetting, duhet të largohen nga policia; por janë emëruar në detyra të tjerë pa iu verifikuar pasuria e figura.

Ndërsa disa nga këta, janë ulur qëllimisht në detyrë, për të mos kaluar në vetting; dhe janë ri-emënruar në funksione tjera, madje edhe në nivele detyrash që kanë patur para vettingut./Pamfleti

 

vettingu në policinë e shtetit

4 Komente

  1. a
    albi limani

    keto jane te gjithe per burg

    1. G
      Garda

      Per Vasil Dode! Nuk beni mire eshte burr!

      1. P
        Policia qe duam !

        Ja keni futur kot, merni mir info para se te shkruani keto idiotsira. Sa here qe nderrohet Madhori si ne kte rast Skender Hita ai heq nga postet ata qe gjen aty dhe vendos ushtaret e vet ndersa keta qe ikin nga posti automatikisht u nderpritet vetingu, jo per fajin e tyre por se i shkarkon drejtori per te hapur rrugen bandes vet

        1. A
          Ai Djali

          Ke te drejte ashtu eshte respekte

        Lini një Përgjigje