SPAK zbulon se çdo pjesëtar i grupit kriminal të Ergys Agasit kishte akses të pakufizuar te Lorena Goxhobelli, e cila shërbeu si porta e Kadastrës për pastrimin e parave dhe tjetërsimin e pronave. Tani që drejtoresha e AKSHI-t ka akuzë formale, e njëjta lupë hetimore duhet të peshojë edhe mbi "ustalleshen" e ASHK-së..
SPAK e ka futur në lupë Lorena Goxhobellin, ''ustallteshen'' e Kadastrës, në të njëjtën dosje me grupin kriminal të Ergys Agasit, sepse dosja AKSHI dhe dosja ASHK nuk janë dy histori të ndara, por janë e njëjta dosje, janë i njëjti grup kriminal që ka kapur shtetin shqiptar, tenderat dhe pronat.
Raporti Vjetor 2025 i Prokurorisë së Posaçme e thotë hapur se Agjencia Shtetërore e Kadastrës është kapur nga krimi i organizuar, duke specifikuar se grupet kriminale kanë arritur të vendosin njerëzit e tyre në pozicione kyçe të ASHK-së për të lehtësuar pastrimin e parave përmes pronave dhe ndërtimit.
Vetëm gjatë vitit 2025 janë sekuestruar 11 milionë euro pasuri të paluajtshme në Vlorë dhe Gjirin e Lalzit, 16 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të Kadastrës janë vënë nën hetim pasuror dhe skemat e zbuluara kishin kaluar përmes dokumenteve të falsifikuara që nuk mund të prodhoheshin pa bashkëpunimin e drejtpërdrejtë të ''kullës'' së ASHK-së.
Kur SPAK nisi hetimet për grupin kriminal të Ergys Agasit në dosjen AKSHI, hetuesit zbuluan se ky grup nuk operonte vetëm me tenderat e teknologjisë, por operonte edhe me pronat, sepse grupit nuk i mjaftonin paratë e vjedhura përmes kontratave publike, i duheshin edhe mekanizmat për t'i pastruar ato. Për të kaluar pronat në emër të anëtarëve të grupit ose për t'i tjetërsuar, Agasi kishte nevojë për Kadastrën.
Lorena Goxhobelli u bë porta përmes së cilës këto prona kalonin për pastrim parash, njëlloj si në AKSHI ku manipuloheshin tenderat dhe vidheshin paratë e taksapaguesve, në ASHK legalizoheshin pronat dhe pastroheshin paratë, i njëjti grup, i njëjti operacion, dy sportele.
''Ustallesha'' e Kadastrës po hetohet nga SPAK brenda dosjes AKSHI bashkë me grupin Agasi, jo si dëshmitare, jo si zyrtare e shkujdesur, por nën të njëjtën lupë me ustallarët e tenderave, dhe në dosje rezulton se çdo pjesëtar i grupit Agasi kishte akses të pakufizuar tek ajo.
Lorena Goxhobelli erdhi në krye të Kadastrës direkt nga pozicioni i drejtoreshës së Divizionit Ligjor në Korporatën Shqiptare të Investimeve, që drejtohet nga 'ustallesha' e madhe; Elira Kokona. Goxhobelli si juriste e KISH ka shkruar opinionet ligjore mbi këto prona dhe sot ajo drejton Kadastrën, pikërisht institucionin që regjistron transferimet që KISH bën.
Konflikti nuk është një detaj i vogël administrativ, Goxhobelli ka qenë në njërin breg si këshilltare ligjore e KISH dhe sot është në bregun tjetër si rregullatore e po atyre pronave, zinxhiri i pronave kalon nga njëra dorë në tjetrën me të njëjtën firmë në të dy anët e tavolinës.
Goxhobelli ka dalë në fund të vitit që lamë pas dhe ka deklaruar se 79% e aplikimeve trajtohen brenda afateve ligjore, duke e paraqitur këtë si sukses të digjitalizimit revolucionar që ajo pretendon se ka sjellë në Kadastër.
Raporti i Avokatit të Popullit i botuar në maj 2026 i përgjigjet me shifra që rrëzojnë çdo pretendim: 27,023 vendime gjykate dhe të Agjencisë së Trajtimit të Pronës mbeten të paregjistruara, 11% e të gjitha ankesave në Shqipëri lidhen me pronën dhe zbatimi i rekomandimeve nga ASHK është zero, asnjë rekomandim i vetëm nuk është zbatuar nga një institucion që pretendon revolucion dixhital.
KLSH i është rikthyer zbatimit të rekomandimeve në shtatë drejtori vendore të Kadastrës: Tirana Jug, Tirana Veri, Tirana Rurale I, Tirana Rurale II, Kamëz-Vorë, Shkodër dhe Durrës. Asnjë prej këtyre drejtorive nuk ka kthyer përgjigje brenda afatit 20-ditor dhe asnjë nuk ka raportuar për ecurinë e zbatimit.
359 masa të rekomanduara gjithsej, nga të cilat 98% janë pranuar në letër, por zbatimi tregon një institucion që nuk njeh përgjegjësi: 18.5% e masave organizative të zbatuara, 4.7% e masave për fonde të zbatuara dhe vetëm 0.7% e masave disiplinore të zbatuara, pra 99.3% e masave disiplinore mbeten të pazbatuara. Në të njëjtin auditim, KLSH ka konstatuar edhe tjetërsim pronash me firma të rreme në bregdet.
Lorena Goxhobelli ka pretenduar se ka ngritur 10 shërbime të automatizuara përmes teknologjisë blockchain dhe se 10 deri në 15% e shërbimeve ditore gjenerohen automatikisht nga sistemi, pa ndërhyrje.
Ka dyshime të forta se grupi i strukturuar kriminal, ku bëjnë pjesë Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, kishin në dorë të gjitha të dhënat, transaksionet brenda dhe jashtë vendit për të gjitha të dhënat për shtetas shqiptarë e të huaj, kompanitë, por edhe njerëz të ekspozuar politikisht.
Dhe së dyti, tenderi që lidhet me administrimin e dosjeve gjyqësore konkretisht ky grup i strukturuar kriminal, sipas SPAK, dyshohet se kishte në dorë të gjitha të dhënat që lidheshin me dosjet gjyqësore, caktimin e gjyqtarëve, por ecurinë e seancave. Pra grupi kontrollonte tenderin për dosjet gjyqësore dhe ato të thesarit, dhe sipas burimeve edhe ato të Kadastrës.
Kjo është pika ku dosja AKSHI takohet me dosjen e Lorena Goxhobellit në një pikë teknike, jo thjesht politike. Sipas vetë Goxhobellit, ASHK po digjitalizon plotësisht arkivin e Kadastrës deri në fund të 2026, me 33,000 planshete dhe miliona dokumente.
Pyetjet janë konkrete: kush e ka pasur kontratën e digjitalizimit të arkivit të ASHK-së?
A ka qenë kompani e lidhur me grupin Agasi?
Cila ka qenë roli i AKSHI-t në infrastrukturën IT të ASHK-së gjatë periudhës 2024-2026?
Equos Resort, Petrelë përfaqëson bllokun më të madh të regjistrimeve kadastrale të Agasit. Sipas inventarit zyrtar të SPAK-ut, vetëm në zonën e Petrelës janë sekuestruar 7 pasuri të llojit “pyll” me ndërtesa 1 dhe 2 katëshe mbi to.
Vlera e kompleksit total është vlerësuar në 11.5 milionë euro, prej të cilave 9 milionë euro çmim blerjeje dhe 2.5 milionë euro kredi. Blerja origjinale ndodhi në vitin 2023, pra para mandatit të Goxhobellit, por proceset kritike të legalizimit dhe regjistrimit kadastral të ndërtimeve të reja brenda kompleksit u kryen pas blerjes, “në kohë rekord” nën drejtimin e Goxhobellit.
Sipërfaqe artificialisht të fryra prej 5,000 m² te zona e biletarisë dhe 6,000 m² te zona e dhomave të zhveshjes dhe WC, gjithsej 11,000 m², janë regjistruar si pasuri të Agasit përmes ndërhyrjeve te mikesha e tij.
Pylli rreth kompleksit, që mbante zërin kadastral “pyll” me sipërfaqe të dhjetëra hektarëve, është tjetërsuar drejt pronësisë private të Agasit përmes falsifikimit të dokumenteve.
Po brenda të njëjtit kompleks janë zhvilluar takime me zyrtarë të niveleve të ndryshme të shtetit, përfshirë drejtues të Hipotekës dhe AKSHI-t. Sipas hetimeve, zyrtarë të Kadastrës, përfshirë drejtoreshën; janë identifikuar të shkojnë në Equos Resort gjatë periudhës 2024-2025 për të nënshkruar dokumente.
Pa kryqëzimin e dosjes së AKSHI-t me regjistrimet kadastrale të ASHK-së, paratë e pista do të mbeten “të pastruara” përmes pronave, dhe pjesa institucionale e skemës do të mbetet pa përgjegjësi.
Drejtoresha e AKSHI-t ka tashmë akuzë formale. Drejtoresha e ASHK-së Lorena Goxhobelli, që ka refuzuar tri herë dorëheqjen nga Rama, mbetet jashtë kornizës hetimore megjithëse institucioni i saj është pikërisht aty ku u materializuan paratë e tenderave kriminalë.. /Pamfleti
shkurt te gjithe jane bere ne kohen e dallendyshes se bicit, si partnerja e Agasit. vepronin si grup ne sistem, zhduknin pronat ose zvarrisnin qytetaret per te marre dokumentat, se kalonin pronat te sekseret e tyre. ne media mashtronin nukdo kete me korrupsion do zgjidhet qe praktikat e pronave do procedohen edhe nga rrethet. ishte thjesht zvarritje per te fallsifikuar pronat per investitoret strategjike, duke futur duart ne prona e qytetareve. mos harroni si i dolen vererat e shtrenjta agasit ne media, vidhnin dhe pinin te ky funderrina si kelysh komunisti Bardhyli.
Nuk kuptoj cfare prone do digjitalizojne. Duhet bere nul gjithe veprimtaria e post 90' dhe verefikuar I gjithe dokumentacioni nga fillimi. Rrumpall hesapi!
nuk behet ky vend
Shtet ORDINER, punojës KRYEORDINERE!!! Goxhodrreqi
Ne duam europen. Me ligjet dhe manukllat e shtetit dhe administrates. Si te sillet pooulli. Ashtu do jete. Qeveria administrata. Po nuk zbatii ligjin. Administrata. Qe per gjdo shkelje qe bejne dhe qe fitohet ne gjykate. Te paguhet nga rroga e tyre e jo nga taksat tona.. ky vend nuk behet. Dhe vetem rrenohet gjdo dite...