TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia18 Maj 2026, 10:29

Trafikanti Ago Gjolaj mburret si e korruptoi gjykatën për të mbyllur dosjen e pasurisë: Lidhje me qarqet ruse, pastrim parash dhe intriga ndaj drejtuesve të Policisë së Shtetit

Shkruar nga Pamfleti
Trafikanti Ago Gjolaj mburret si e korruptoi gjykatën për të
Ago Gjola /

Nëpër lokalet e Kompleksit Delijorgji, oazit të krimit në Tiranë, kontrabandisti dhe trafikanti me damkë Ago Imeri Gjolaj, pronar i “8S2”, mburret se si arriti të rrëzonte në Gjykatën e Shkodrës dosjen e prokurores Blerta Hamza, duke paguar gjykatën. 

Dy hetues të BKH dhe një agjent i infliltruar i policisë mësohet se kanë regjistruar kontrabandistin e linjës Shkodër- Mali i Zi, Ago Gjolajn kur mburrej se si e kishte korruptuar gjyqtarin e çështjes, përmes një sekseri, për të cilin do të flasim në vijim, përfshirë shumën e saktë të parave të korrupsionit që kanë shkuar në xhepin e gjyqtarit, i cili i ktheu trafikatit Gjolaj pasuritë produkt i aktivitetit kriminal.

Trafikanti dhe kontrabandisti Ago Gjolaj, përfaqëson një nga linjat e pastrimit të parave në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, përfshirë edhe një jaht luksoz në Mal të Zi, nën hundën e institucioneve ligjzbatuese.

I lidhur me qarqe serbe dhe ruse, të skeduara për qëllime armiqësore në Shqipëri dhe në Evropë në tërësi, Ago Gjolaj përfaqëson kalbëzimin, rënien dhe kapjen me para të pista të drejtësisë në Shqipëri.

Nëpër mejhanet e Tiranës, Ago Gjolaj është regjistruar edhe duke përgojuar me emra edhe krerët aktualë më të lartë të Policisë Shtetit, për të cilët është shprehur se i ka ndihmuar, se i ka mbajtur me para dhe se i ka suportuar të ngjiten në karrierë, por që ata po tregohen mosmirënjohës ndaj tij. Gjolaj lakon nëpër tavolina me emër mbiemër drejtuesit më të lartë aktualë të Policisë së Shtetit, prokurorë, gjyqtarë dhe përfaqësues të Drejtorisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave, duke pretenduar se i ka paguar.

Sekustrimi i pasurisë

Pas denoncimeve të shumta nga 'Pamfleti', Prokuroria e Shkodrës sekuestroi pasuritë e trafikantit Ago Imer Gjolaj, si dhe personave të lidhur me të, pasi akuzohet për veprën penale ‘Pastrimi i Produkteve të veprës penale’.

Sipas Prokurorisë, pas hetimeve të kryera ka rezultuar se Ago Gjolaj është marrë me kontrabandimin dhe tregtimin e mallrave kontrabandë, si dhe është evidentuar si pjesëmarrës në grup kriminal që merret me trafikimin e lëndëve narkotike. Gjithashtu, sipas prokurorisë pasuritë e tij dhe të familjarëve të tij nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike.

Ishin pikërisht disa shkrime të publikuara në media por edhe një shkresë e Interpol Tirana, e cila ka vënë në lëvizje drejtësinë.

Sonjela Gjolaj, një biznesmene në Shkodër bleu në vitin 2018 një jaht në Malin e Zi. Shitësi ishte Sasa Jakica, një qytetar malazez i përfshirë në veprimtari kriminale dhe pastrim parash, sipas informacioneve të zyrtarëve të Podgoricës.

Ky detaj ishte pikënisja për hetimin pasuror ndaj Sonjela Gjolaj dhe bashkëshortit të saj, Ago Imer Gjolaj, të cilët njihen si distributorët e pijes energjike “8S2”, një produkt i ngjashëm me mallin origjinal “B52”.

Prokuroria e Shkodrës nisi hetimin pasuror ndaj Sonjela Gjolaj, Ago Imer Gjolaj dhe familjarëve të tyre në kuadër të ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimi dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i njohur ndryshe edhe si “ligji Antimafia”.

Prokuroria krijoi bindjen se pasuritë e Ago dhe Sonjela Gjolaj rrjedhin nga veprimtaria e jashtëligjshme e shtetasit Ago Gjolaj dhe çmon se ekziston një rrezik real për tjetërsimin e tyre duke i kaluar tek personat e tretë.

Pasuritë e sekuestruar të Ago Gjolajt dhe të shtetasve të lidhur me të:

1. Shoqëria tregtare “B.M” SHPK, me Nipt: K68404706Q;

2. Pasuritë e paluajtshme në pronësi të shoqërisë “B.M” SHPK, konkretisht, pasuria nr. 1155/8 ND2+N2, vol.28, fq.58, ZK.2105, Show Room, me sipërfaqe 199 m2; pasuria nr.1345/1, vol.10, fq.176, ZK.2221 indeks harte k-34-63 (95-D), adresa Koplik i sipërm, Rr.1, Malësi e Madhe dhe pasuria nr.37/4, vol.6, fq.69, ZK.1977;

3. 97 automjete në pronësi të shoqërisë “B.M” Shpk;

4. Gjendja aktuale në të gjitha llogaritë bankare (llogari rrjedhëse/depozita) në të gjithë bankat e nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë në emër të shtetasit A.Gj, shtetases S.Gj, si dhe të shoqërisë “B.M” SHPK;

Por mesa duket të gjitha këto fakte nuk e kanë bindur Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm që ka vendosur rrëzimin e kërkesës, për sekuestron preventive mbi pasuritë e trafikantit të '8S2'.

Bizneset e ndershme që investojnë paratë e tyre në Shqipëri, shtypen, zhgënjehen me shtetin deri në atë pike sa detyrohen të largohen për t’i hapur rrugë Ago-s me shokë.

Ago Imer Gjolaj, me paratë e trafiqeve mund të blejë një hallkë të drejtësisë por nuk e heq dot njollën e zezë të kontrabandistit dhe një ditë drejtësia do të vihet në vend. Deri atëherë Ago mund të flejë mbi kanaçet falso '8S2' dhe të mbulohet me dollarët e kontrabandës... A po na lexon SPAK?/Pamfleti

ago gjolaj dosja e pasurisë lidhje me qarqe ruse

1 Komente

  1. Y
    Ylli

    Kta kan marr garanci nga Londra dhe Uashingtoni qe s'do I preket gje gjoja dhe e kam ngrit p*llen fut e bjer fut e bjer. Po ne mos ndesshim nga drejtesia do e ken nga shoket konkureta dhe energía karimike

    Lini një Përgjigje