TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia20 Maj 2026, 16:08

Krimi merr peng bordin e Universitetit të Shkodrës: largohen profesorët legjendarë, mbahet Mark Molla

Shkruar nga Pamfleti

 Krimi merr peng bordin e Universitetit të Shkodrës: largohen

Skandali në Universitetin e Shkodrës; dalin në pension profesorët legjendarë, shtyrje pensioni për administratorin e dënuar me burg, Mark Molla...

Skandali në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka marrë përmasa kriminale. Bordi i Administrimit të Universitetit, ka vendosur shtyrjen e daljes në pension të administratorit Mark Molla dhe ka çuar në pension disa nga figurat më të njohura të këtij institucioni. Të cilët janë asete të kërkimit shkencor dhe diturisë, të njohur nga studentët, institucione ndërkombëtare dhe vendore.

E gjitha që ka ndodhur dje ka vetëm një emër; pengmarrje e Universitetit t Shkodrës nga kasta politike dhe kriminale, e cila ka frikë nga ndryshimi.

Vetëm po të shikosh emrat, me të cilët bordi i ka cilësuar një nivel më poshtë se Mark Molla është për të vënë kujën.

Është nxjerrë në pension Alfred Çapaliku, profesor i hershëm i letërsisë në Universitetin e Shkodrës, doktoresha e shkencave Diana Molla, profesorë legjendar, Elez Osmani, Zenel Lohja, Ikbale Kalaja, Gjon Shllaku e Roland Guli.

Janë nxjerrë më pas në pension, stafi akademik: Olimpia Lacaj-Kakarriqi, Diana Spahia- Muriqi, Zamira Kasemi- Kallugjeri, Aida Lezha-Luka, dhe Ymer Lugji.

Ndërsa Mark Molla është lënë në punë edhe për 5 vjet, vetëm e vetëm se ai ka një mbështetje nga kasta politike e vjetër dhe ajo kriminale e Shkodrës si dhe nga ministrja, e supërkorruptuara, Mirela Kumbaro- Furxhiu.

Krimi merr peng bordin e Universitetit të Shkodrës: largohen
Mark Molla /

Bordi i Administrimit të Universitetit të Shkodrës, që ka marrë direktivat nga ministrja, është bërë palë me krimin. Edhe pse vendimi i Bordit nuk është zbardhur akoma, mësohet se është vendosur me 7 vota, pra të gjithë anëtarët e Bordit të Administrimit të Universitetit të Shkodrës së administratorit, Mark Molla.

Një vendim i qartë e i hapur në kundërshtim me ligjin. Absurdi qëndron se kryetari i Bordit të Administrimit, Adrian Leka, i cili më parë kishte votuar kundër të zgjedhjes së Mark Mollës si administrator, bashkoi votën për t’i shtyrë pensionin. Një shenjë e qartë se kemi të bëjmë, jo me një bord por me një peng të kastës kriminale.

Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi” ka qenë i prerë kundër këtij vendimi, të cilin ende nuk ja kanë vënë në dispozicion, pasi e kanë të pamundur që të gjejnë bazën ligjore ku ta mbështesin atë. Madje ky Bord dje ka hedhur poshtë dhe një raport të Grupit të Punës, ngritur nga Ministria e Arsimit, që kërkon anulimin e një Vendimi të Bordit të Administrimit nr. 215, date 15.07. 2015, i cili i jep te drejtë rektorit në pretendimin e tij për shkelje nga BA të kritereve të rekrutimit të stafit administrativ. Siç mësohet, të paktën katër përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit në Bordin e Administrimit (Genc Spahija, Ermira Repaj, Kristjan Preçetaj dhe Ema Kristo) duhet të kishin votuar pro Përfundimeve dhe Rekomandimeve të Raportit të Grupit të Punës, të ngritur nga Ministria e Arsimit, për verifikimin e ligjshmërisë së procedurave të konkursit publik për rekrutimin e personelit administrativ për vitin 2025, ku VIII PERFUNDIME, ne piken 10 thuhet: Vendimi i BA nr.215, date 15.07. 2025 "Për miratimin e kritereve për procedurat e rekrutimit të stafit në varesi të administratorit", është në kundërshtim me ligjin nr.80/2015, dhe si i tillë është nul dhe nuk duhet të sjellë pasoja juridike. E gjitha është një turp dhe bllokim total që i bëhet rektorit dhe të zgjedhurve, shto këtu dhe absurditetin e paligjshmerine e zgjedhjes së administratorit.

Ata kanë detyrimin të jenë në anën e Ministrisë së Arsimit dhe jo të rrëzojnë Raportin e MA dhe të aludojnë për shkelje të ligjit. Bordi ka tre përfaqësues të zgjedhur e katër të emëruar nga ministria, por të gjithë kanë votuar njësoj, që duket hapur se kemi të bëjmë me një urdhër nga kupola./Pamfleti

Ja anëtarët e Bordit

1. Adrian Leka - kryetar i BA

2. Entela Baci Hoxhaj

3. Brikenë Dionizi Kapisyzi

Këta të votuar nga Senati

4. Genc Spahija

5. Ermira Repaj

6. Kristjan Preçetaj 7.

Ema Kristo

Të emëruar nga ministria



bordi i turpi mark molla universiteti luigj gurakuqi

2 Komente

  1. D
    Dori

    Dmth kan shitur bëthët bashkë me kryet po se po

    1. f
      fgr

      Tani vleresimet i ben Pamfleti..per "profesoret legjendare!

      Lini një Përgjigje