TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia21 Maj 2026, 12:17

Pyetje për Policinë e Shtetit: Kush fshihet pas rrjetit kombëtar të basteve (ilegale) ARENA, VIENA, REALI?

Shkruar nga Pamfleti
Pyetje për Policinë e Shtetit: Kush fshihet pas rrjetit kombëtar
Foto ilustruese/

Rrjeti i basteve të paligjshme “Arena”, “Viena” dhe “Reali” vijon i patrazuar në Tiranë, pavarësisht goditjeve selektive të muajit të fundit. Përmes qindra NIPT-eve të fshehura dhe lokaleve të kamufluara si “bar sportiv”, ky rrjet është bërë edhe pikë referimi për turistët. Pyetja mbetet: kush fshihet pas tij dhe pse Policia e Shtetit nuk vepron?

Në rrugët kryesore dhe lagjet e Tiranës, gjithnjë e më shumë lokale me tabelat "BAR ARENA", "BAR VIENA" dhe "BAR REALI" po tërheqin vëmendjen. Në dukje, janë thjesht lokale apo "bar sportiv". Në thelb, dyshohet se fshihet një nga rrjetet më të mëdha të basteve të paligjshme në vend.

NIPT-et që fshehin lojën e ndaluar

Një kërkim i thjeshtë në regjistrin tregtar zbulon se ekzistojnë qindra NIPT-e të regjistruara me emrat tregtarë "Arena", "Viena" dhe "Reali". Subjektet janë të shpërndara, të ndryshme në letër, por uniforme në aktivitetin e tyre të përditshëm: të gjitha operojnë si pika bastesh të paligjshme, të kamufluara pas fasadës së një kafeje.

Pyetja që shtrohet është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë:

A nuk i sheh Policia e Shtetit këto lokale?

Goditjet selektive dhe heshtja për "Arena"-n

Gjatë muajit të fundit, Policia e Shtetit ka zhvilluar disa goditje ndaj basteve të paligjshme. Por këto aksione duket se kanë qenë selektive. Rrjeti "Arena", "Viena", "Reali" vijon i patrazuar.

Madje, ky rrjet ka dalë aq shumë në sy, sa është kthyer në një pikë referimi edhe për turistët që kërkojnë të luajnë. Lokalet janë të hapura, funksionale dhe të aksesueshme, sikur të ishin aktivitet plotësisht i ligjshëm.

Kush fshihet pas tyre?

Ne i drejtohemi Policisë së Shtetit dhe autoriteteve përgjegjëse me pyetjet që qytetarët i bëjnë çdo ditë:

Kush fshihet pas këtij rrjeti kombëtar me qindra pika?

Pse ky rrjet goditet në mënyrë selektive apo fare, ndërkohë që të tjerët mbyllen?

A është bërë gati dhe kujt do t'i akordohet licenca për emrat "Arena", "Viena", "Reali"? Apo këto emra tashmë po presin vetëm vulën zyrtare për t'u legalizuar?

Informacionet tregojnë se rrënjët e këtij rrjeti lidhen me ish-ortakëri në botën e basteve që prej periudhës "Ecobet". Pas mbylljes zyrtare të basteve në 2019, aktiviteti nuk vdiq, por ndryshoi formë dhe duar. Nga "Arena" te "Reali" e "Viena", metamorfoza ka qenë e shpejtë dhe efikase. Brenda 6 muajsh, vetëm në Tiranë u shtrinë rreth 80 pika. Sot, burime jozyrtare flasin për një menaxher terreni që mban fijet e operacionit për të cilin do të flasim në vijim. 

Zgjerimi i shpejtë nuk shpjegohet pa mbrojtje. Mbetet për t'u hetuar nga autoritetet nëse ky rrjet ka krijuar lidhje korruptive brenda forcave të rendit, duke siguruar imunitet për pikat e tij, ndërkohë që konkurentët e tjerë goditen. Goditja selektive është një indicie që kërkon hetim të thelluar. /Pamfleti

7 Komente

  1. L
    Losar Vjerda

    Njerzit e qeverisë ose të lidhur me të.

    1. Y
      Ylli

      Ore pyet njeriu Si jetojne ne nje gënjeshtër te tille?! Parimisht policët marrin rroge me te lart po themi 2000, po le të formalizohet me sigurime tatim, shtohet arka e shtetit qe do ta marrin po prapë këta vetë të ligjëruar me shërbime sociale apo ilaçe bla bla.

      1. E
        Elbasani bukur elbasan

        Njanin e di une Presidenti Elbasanit Kujtim Llupa. po zar osht

        1. R
          Rim

          Kam telefonuar disa her 129 per Bilardon te ish ekspozita me loz djali aty lloto ska ardhur asnje polic!

          1. K
            Kapelja

            Po mos luj thuj djalit.pse merr 129 apo vesi del me shpirtin..ti spiun bixhozxhi,djali si ka len gje komshiut.

          2. A
            Altini

            Edhe ne Shkoder nuk i ka prek kush me dor....si para ashtu edhe pas ndryshimit te ligjit...cojne per cdo muaj kuotat

              Lini një Përgjigje