TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia27 Maj 2026, 14:20

Si Abi Malltezi e Damir Fazlliç tentuan të grabisnin 77 ha në “Kepin e Palit”; Sali Berisha shkarkoi shefat që nuk firmosën

Shkruar nga Pamfleti
Si Abi Malltezi e Damir Fazlliç tentuan të grabisnin 77 ha në
Kepi i palit /

Në prill 2012, dhëndri i Berishës dhe serbo-boshnjaku Damir Fazlliç nisën lëvizjet për të hequr Bazën Detare 'Kepi i Palit' nga inventari i ushtrisë, me qëllim ndërtimin resorte, hotelesh, pallatesh e porti jahtesh. Oficerët që refuzuan të firmosnin u shkarkuan menjëherë. Skema u zbulua nga NATO dhe Ambasada Amerikane, të cilat u vunë në dijeni...

Po publikojmë një skemë grabitjeje të pasurisë shtetërore ushtarake, nga i pandehuri Jamarbër Malltezi gjatë pushtetit të vjehrrit të tij kryeministër Sali Berisha, të dy në proces gjyqësor penal për aferën me truallin e ish-kompleksit "Partizani".

Fakti është ky: Në muajin prill 2012, Jamarbër Malltezi dhe serbo-boshnjaku Damir Fazlliç, mik e ortak biznesesh me familjen "Berisha", nisën lëvizjet për të grabitur tokën e Bazës Ushtarake Detare "Kepi i Palit" me sipërfaqe 77 hektarë në Durrës.

Në atë hapësirë bregdetare me sipërfaqe 770 mijë m², ata kishin projektuar të ndërtonin resorte, hotele, komplekse me vila e pallate, madje edhe port jahtesh e port tregtar privat, me vendime e leje nga qeveria.

Brenda 3 muajve, dhëndri Malltezi dhe ortaku Fazlliç, duke shfrytëzuar fuqinë e pushtetit të Sali Berishës, bënë gati privatisht dosjen me dokumentat e institucioneve qendrore, që do të firmosnin për të hequr Bazën Detare "Kepi i Palit" nga plani i përhapjes dhe inventari pronësor i ushtrisë.

Tentativa e binomit Malltezi- Fazlliç për ta grabitur nëpërmjet heqjes nga struktura e Forcës Detare kishte nisur në muajin dhjetor 2011, gjatë një analize pune vjetore të organizuar në bazën "Kepi i Palit" nga Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami.

Në atë takim sekret të ministrisë dhe strukturave ushtarake detare të sigurisë, prezent ishin dhe Jamarbër Malltezi e Damir Fazlliç, njëri i prezantuar si "Ekspert mjedisi" dhe tjetri si "Këshilltar i kryeministrit Sali Berisha për çështjet e sigurisë rajonale".

Në atë mbledhje, Komandanti i Forcës Detare, Kudret Çela, dhe Shefi i Shtabit e vartësit, mes tyre Kristaq Gërveni, në kundërvënie të skemës për të grabitur "Kepin e Palit", i thanë ministrit se po hartonin planin 10-vjeçar për zhvillimin logjistik të Forcës Detare.

Dokumenti u hartua nga një grup pune nën drejtimin e Kapiten Artur Meçollarit dhe u firmos nga Komandanti i Forcës Detare, Kudret Çela, ndërsa në muajin shtator 2012 iu dorëzua ministrit Arben Imami, Shtabit të Ushtrisë dhe zyrës së NATO-s në Tiranë.

Në muajin tetor 2012, Kapitenit të Forcës Detare, Artur Meçollarit, iu kërkua nga ministri të firmoste heqjen e Bazës Detare "Kepi i Palit" nga plani i përhapjes së ushtrisë.

Por ai refuzoi të firmoste; refuzim që i kushtoi shkarkimin e menjëhershëm nga detyra që kishte dhe transferimin në Komandën e Doktrinës, ndërsa në fund të muajit dhjetor, shkarkuan dhe përjashtuan nga ushtria Komandantin e Bazës Detare të Ushtrisë, Kudret Çelën, por pas tij përjashtuan nga ushtria dhe Kapiten Artur Meçollarin.

Ndërsa kupola e Ministrisë së Mbrojtjes, paralelisht dhe në mënyrë të fshehtë, kishte bërë gati miratimin e projektit Malltezi-Fazlliç, për ta nxjerrë bazën detare "Kepi i Palit" nga inventari i ushtrisë dhe kalimin te privatët d.m.th te Abi Malltezi, për zhvillim me resorte, hotele, komplekse me vila e pallate, madje edhe port jahtesh e port tregtar privat.

E vërteta është që Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Xhemal Gjunkshi, nuk e firmosi skenarin "Malltezi- Fazlliç" për grabitjen e bazës detare "Kepi i Palit" në Durrës, por e firmosi Sandër Lleshi, atëherë me detyrë Zv/Shef i Shtabit të Përgjithshëm.

Madje, sipas Meçollarit, Gjeneral Sandër Lleshi ishte funksionari më aktiv që bënte presion agresiv ndaj vartësve për të firmosur grabitjen e bazës ushtarake detare në Durrës, duke e thënë hapur se tokën do ta merrnin dhëndri i Sali Berishës dhe miku i tyre Damir Fazlliç.

Por fakti që u vunë në dijeni zyra e NATO-s dhe Ambasada Amerikane në Tiranë e shpëtoi bazën detare "Kepi i Palit" në Durrës nga grabitja që kishte inskenuar dhëndri i Sali Berishës./Pamfleti

 

kepi i palit malltezi fazlliç

4 Komente

  1. V
    Vilma Nushi

    Pordhë me rigon në krahasim me grabitjen totale të Shqipërisë nga PALLOSHI I GJATË. Bëni prpagandë çdo çast e çdo ditë kundër Berishës të 25 vjet të shkusra që të mbuloni PALLOSHIN që nuk ka lënë pa vjedhur asgjë gjë tjetër veçse ujët e Lanës.

    1. F
      Feti Dema

      "Rrofsh moj nënë që më mësove, rrofsh moj bijë që më dëgjove"!

      1. a
        astrit

        Quhet Kepi i Pallës e jo Kepi i Palit.

        1. G
          Gabriel

          Mos keni merak se do ti vije radha tani!!!! Këta po grabisin gjithë Shqipërinë!

          Lini një Përgjigje