
Oferta ka pasur, afate janë dhënë, premtime janë bërë, por fitues nuk ka. Pas një dekade tenderësh, anulimesh dhe heshtjeje zyrtare, rruga Milot–Balldren nuk është më çështje asfalti. Është dosje pushteti, interesi dhe mungese transparence...
Milot–Balldren nuk është më një rrugë e papërfunduar. Është provë politike.
Janë vetëm 17 kilometra. Një segment që çdo qeveri serioze do ta kishte mbyllur brenda një mandati. Por në Shqipëri, ky aks është kthyer në një histori dhjetëvjeçare premtimesh, tenderësh, anulimesh, koncesionesh dhe heshtjeje zyrtare. Çdo verë, kolona e makinave nga Miloti në Lezhë tregon më shumë se çdo deklaratë ministrie. Ajo tregon se shteti ka dështuar aty ku duhej të vepronte më shpejt.
Ky aks nuk lidh vetëm Milotin me Balldrenin. Ai lidh Tiranën me Shkodrën, veriun me qendrën, Shqipërinë me Muriqanin dhe më tej me Malin e Zi, Kroacinë, Slloveninë dhe Europën Qendrore. Për këtë arsye, bllokimi i tij nuk prodhon vetëm trafik. Ai prodhon kosto ekonomike, humbje kohe, dëmtim të turizmit dhe goditje direkte për transportin tregtar.
Qeveria nuk mund ta shpjegojë më këtë histori me procedura. Oferta ka pasur. Gara është hapur. Kompanitë kanë hyrë në proces. Ministria ka dhënë afate. Por fitues nuk ka. Dhe kur një tender ka oferta, por nuk prodhon vendim, problemi nuk qëndron më te rruga. Problemi qëndron te pushteti që kontrollon vendimin.
Pezullimi nuk është mungesë vendimi. Pezullimi është vendim.
Çdo muaj pa fitues është vendim. Çdo sezon turistik me radhë kilometrike është vendim. Çdo kamion që humb orë në këtë aks është pasojë e një vendimi. Çdo biznes që paguan më shumë për transport, karburant dhe kohë paguan faturën e një vendimi politik. Dhe çdo vendim ka autor.
Në qendër të kësaj historie qëndron një pyetje që qeveria nuk e ka sqaruar kurrë: pse nuk shpallet fituesi, nëse procesi ka pasur oferta?
Kjo është arsyeja pse Milot–Balldren nuk duhet trajtuar si kronikë rruge. Duhet trajtuar si dosje pushteti. Sepse pushteti nuk duket vetëm te ligjet që miraton. Pushteti duket edhe te projektet që bllokon, te tenderët që zvarrit, te kontratat që nuk mbyll dhe te përgjigjet që nuk i jep publikut.
Qeveria ka pasur kohë, para dhe pushtet për ta zgjidhur këtë çështje. Ka financuar projekte shumë më të kushtueshme. Ka hapur kantiere më të vështira. Ka shtyrë përpara investime me prioritet politik dhe turistik. Por Milot–Balldren mbetet peng i një procesi që nuk mbyllet, nuk sqarohet dhe nuk merr përgjegjësi publike.
Kjo është pika ku mungesa e transparencës kthehet në problem politik.
Ministria duhet të publikojë dokumentet e plota të garës, emrat e operatorëve që kanë dorëzuar oferta, pikëzimin teknik dhe financiar, procesverbalet e komisionit të vlerësimit dhe arsyen konkrete pse nuk shpallet fituesi. Pa këto dokumente, çdo deklaratë për procedura mbetet alibi.
Pamfleti do ta ndjekë këtë çështje si dosje të hapur publike. Jo për 17 kilometra asfalt, por për një pyetje më të rëndë: kush e mban peng këtë rrugë dhe pse qeveria nuk e thotë të vërtetën?
Pas dhjetë vitesh pritje, pyetja nuk është më pse nuk ndërtohet rruga.
Pyetja është: kush përfiton nga mosndërtimi i saj? /Pamfleti
Ka pas qene ura mbi Drin e Kukesin e vjeter ku, ishte shembur nje seksion dhe e kishin perforcuar te vazhdonte kalimi. Uren e kishin ndertuar Italianet dhe e kishi parashikuar per 25 vite dhe duke u gerryer nje kembe u shemb per 27 vite. Italianet kishi parashikuar ta perlanin tere Ballkanin e ndertuan shpejt e shpejt per te vazhduar. Problemoi eshte se me malokeri injorante ne kulm e alabake qe filluan te shesin cigare rrugeve e u bene deputete e politikane nuk ka shance te behet shtet i perparuar. Me duket se Migjeni e tha kete, ne jemi bijte e shekullit te ri. Ne sot jemi bijte e shekullit te dhi.
Shkrim racional.Pa hyrje dalje.Duhet me i shkrujt Bablokut se sic thoshte Pal Vata ai dhe Enveri nuk dine gje,mbase ka bo Mehmeti ndonje gje ne kok te vet.
Shume sakte. E zbërthyer. E keni mundesine dhe lutemi thuaji çdo jave.
Pèllumb Salillari e mban peng me Teuten qe eshte Kryetarja e KVO dhe qè po e qèndisin gjithè materialin per veten e tyre..Ta gezojne se bashku
E vertete, e ka marre Salillari. Por ka qene i pari, kshq ska patur cte rregulloje. Dhe vetem ai mund ta beje se ka kapacitete te medha.
O Skifter, normal qe Salillari do e marre! Eshte i pari me pike dhe me diference. Pse, kush? ANK qe ska breke ne bythe, apo Gjoka qe ska filluar tjetren dhe ska asnje lidhje me fuqine financiare te Salillarit? Salillari e ngre te ajer ate rrugen, per 1 vit si askush tjeter.
Eshye DISKRIMINIM brutal i hapur qe pallosh i bene veriut. Mos e devijon kete, kjo sdo mend shume. Aty behen kolona automjetesh...kete e Ben qe tua esvhtirsoj pushuesve qasjen ne brigjet e shengjinit dhe te mbaj Shkodrën sa me te izoluar
PPP-ne do e marre Salillari sepse eshte i pari me pike. Dhe pritet te shpallet kete jave. Dhe besoj se e mbyll shpejt, me gjithe ate fuqi qe ka....