Evidencat tregojnë se Elton Caslli ka blerë pasuri me vlerë miliona euro nga Vlora në Tiranë, me 70-80 % cash, përmes familjarëve të tij dhe njerëzve të tjerë të besuar. Apartamente, troje, vila dhe ambiente tregtare, me vlerën e tregut miliona euro, kanë kaluar në emrin e familjarëve të Casllit...
Prokuroria dhe AMP-ja kanë nisur prej disa muajsh një operacion për goditjen e mafies së ndërtimeve pa leje në Sarandë dhe zaptimin e hapësirave publike, ndërsa pritet edhe angazhimi i SPAK pasi kemi të bëjmë me një grup të mirfillt kriminal. Aksioni i Prokurorisë Sarandë dhe AMP-së ka prodhuar arrestime, procedime në gjendje të lirë, persona nën hetim dhe valë shkarkimesh.
Dy kupolat e Policisë Sarandë dhe drejtoria rajonale e IKMT janë shkrirë. Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari lidhur me problematikën e ndërtimeve pa leje dhe zaptimit të hapësirave publike, që çuan edhe në arrestimin e shefit të komisariatit, u largua nga detyra edhe drejtori i Drejtorisë Rajonale të IKMT-së së Vlorës Elton Caslli. Ky i fundit, një ish inspektor mjedisi, është derivat i Gys Agasit, por kur Edi Rama vendosi Agim Ismailajn në krye të IKMT, Caslli krijoi njëfarë distance nga Agasi, duke krijuar grupin e tij të përfitimit.
Nga monitorimi dhe përgjimet disamujore, Elton Caslli bashkëpunonte me përgjegjësin e Sektorit të Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale të Vlorës Xhovalin Hoxhaj dhe drejtues të policisë për lejimin e ndërtimeve pa leje në këmbim të ryshefeteve në vlera që shkonin deri në qindra mijëra euro.
Nga ky aktivitet kriminal secili anëtar i grupit besohet se ka përfituar disa milionë euro, para të cilat po i pastrojnë duke i investusr në pasuri të paluajtshme. Referuar disa transaksioneve, regjistrit hipotekor dhe lëvizjeve të rrethit të tij familjar, rezulton se Elton Caslli po pastron në pasuri të paluajtshme miliona euro produkt i aktivitetit kriminal të lejimit të ndërtimeve pa leje dhe zaptimit të hapësirave publike në bregdet.
Evidencat tregojnë se Elton Caslli ka blerë pasuri me vlerë miliona euro nga Vlora në Tiranë, me 70-80 % cash, përmes familjarëve të tij dhe njerëzve të tjerë të besuar. Apartamente, troje, vila dhe ambiente tregtare, me vlerën e tregut miliona euro, kanë kaluar në emrin e familjarëve të Casllit. Nëse një pasuri kushton 500 mijë euro me vlerën e tregut, vlera në letra është shënuar modeste, ndërsa pjesa tjetër paguhet cash me paratë e gjobave ndaj biznesmenëve për lejimin e ndërtimeve dhe shtesave pa leje.
Për të justifikuar pjesën bankare, pra vlerën qesharake të pasurisë, Caslli ka sajuar kontrata fiktive huash, kurisimesh dhe manovra të tjera, me qëllim për t'i shpëtuar veprimit të drejtësisë. Me një pagë modeste të deklaruar, Elton Caslli, falë katapulimit në krye të degës kryesore të IKMT që kur IKMT qëndrore drejtohej nga Agim Ismailaj, është kthyer një nga drejtorët më të pasur, duke bërë kërdinë nga Vlora në Sarandë me ndërtimet pa leje.
Po cilat janë pasuritë e Elton Casllit? Në emrin e kujt i ka kamufluar? Sa është vlera reale e tyre dhe sa janë deklaruar në letra? Vijon.../Pamfleti
Si u be kjo pune, ka nga ata qe punojne cdo dite tere jeten dhe me veshtiresi blejne nje shtepi te sakte, disa te tjere duke punuar ne shteti nuk dihet sa shtepi kane.
Dhe mbanë në burg policët e Sarandës 28 vjet në radhët e policisë ,që nuk kanë shtëpi ,por rrinë me qira ! Bëni çfarë të doni por lini policët dhe familjet e tyre ,mos u hiqni edhe bukën e gojës .Bëni çfarë të doni me tekat tuaj ,njerëzve të thjeshtë mos u vini borxhe të tilla !