TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 1 Qershor 2026, 17:48

Rufjani i Sarandës Oltion Çaçi, ka zhdukur 7 vendime të prillit 2026: dhurime tokash në bregdet e plazhe

Shkruar nga Pamfleti

 Rufjani i Sarandës Oltion Çaçi, ka zhdukur 7 vendime të

Kryebashkiaku i Sarandës ka hequr nga faqja zyrtare ose nuk ka publikuar fare Vendimet Nr. 20-26 të muajit prill 2026, të miratuara nga Këshilli Bashkiak, por që mbahen në kasafortën e tij. Vendimet dyshohet se përmbajnë dhurime tokash në bregdet, plazhe, troje publike, privatizime e kontrata qiraje për objekte shtetërore; ndërsa disa të tjera janë miratuar fiktivisht, pa kaluar votim. Faqja e vendimeve administrohet nga specialisti i tenderëve, jo nga Sekretari i Këshillit...

Gjatë 3 viteve në detyrë, kryebashkiaku i Sarandës, Oltion Çaçi, përveçse rekord i pazareve dhe korrupsionit me tenderët, është përfshirë në afera me pasuritë publike, të dhuruara dhe dhëna me vendime qiraje simbolike të paligjshme e klienteliste.

Pasuritë i ka dhënë duke përdorur si maskë Këshillin Bashkiak, ku PS-ja ka shumicën, por disa vendimeve, në bashkëpunim me kryetarin e Këshillit Bashkiak, Asaf Stroka, pas miratimit u ndryshohen përmbajtjet dhe nuk i publikojnë në faqen zyrtare.

Rufjani i Sarandës, Oltion Çaçi, disa vendime për aferat e mëdha me trojet, objektet, tokat, pyjet e plazhet, i heq nga faqja zyrtare e bashkisë, që këshilltarët të mos shikojnë ndryshimet e përmbajtjeve, ndërsa qytetarët, subjektet private dhe mediat të mos njihen me to.

Këtë marifet, Oltion Çaçi e ka bërë me 7 vendime të muajit prill 2026, të cilët nuk janë publikuar në faqen zyrtare, ose janë hequr dhe po mbahen të fshehta, pas miratimit nga Këshilli Bashkiak.

Sipas dokumentit zyrtar që po publikon "Pamfleti", janë hequr ose nuk janë publikuar Vendimet Nr. 20, 21, 22, 23, 24, 25 e 26, të miratuara gjatë muajit prill 2026 nga Këshilli Bashkiak i Sarandës, me projekt-propozime të bëra nga kryebashkiaku Oltion Çaçi.

Rufjani i Sarandës Oltion Çaçi, ka zhdukur 7 vendime të

Sipas informacionit, vendimet mbahen të fshehura në kasafortën e kryebashkiakut Oltion Çaçi, ngaqë janë me objekt dhurimi tokash në bregdet, plazhe, troje publike në qytet, sipërfaqe në zona të mbrojtura dhe privatizime e kontrata qiraje për objekte shtetërore.

Skandal tjetër është mashtrimi që disa vendime deklarohen të miratuara nga Këshilli Bashkiak, pa kaluar fare as për votim formal në Këshillin Bashkiak, por pas mbledhjeve pasqyrohen fiktivisht në rendin e ditës dhe në proces-verbal dhe i dërgohen për miratim Prefektit të Vlorës.

Edhe këto 7 vendime që mbahen sekret kanë kaluar në procedurën formale të Këshillit Bashkiak sikur gjoja janë diskutuar e votuar, dhe patjetër i ka miratuar Prefekti, por as në databazën e tij nuk janë pasqyruar, fakt që krijon dyshime se bëhet fjalë për afera të mëdha me grabitjen e pasurive publike në Sarandë dhe Ksamil.

Institucionet e drejtësisë duhet ta marrin si indicie këtë skandal që po publikon "Pamfleti", për të zbuluar se çfarë aferash ka bërë dhe mban të fshehura kryebashkiaku i Sarandës, Oltion Çaçi.

Absurdi tjetër antiligjor është fakti që faqja e vendimeve të Këshillit Bashkiak të Sarandës administrohet nga specialisti i tenderëve të bashkisë, Renaldo Hazbi, me urdhër të kryebashkiakut Çaçi, kur sipas ligjit duhet ta administrojë Sekretari i Këshillit Bashkiak./Pamfleti

rrufjani i sarandës oltion çaçi

Lini një Përgjigje