TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia31 Mars 2025, 11:46

Llotot "333" dhe "CR7" po mbijnë si ‘kërpudha’; Doshi-Babasi sfidojnë hapur shtetin në zemër të Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

Në pamje të parë janë thjesht kafene sportive, por në realitet, aty bastet ilegale online ofrohen pa asnjë pengesë, madje me garancinë e plotë të "bosave" që presin vetëm vulën formale nga Komisioni i Licencave

Llotot "333" dhe "CR7" po mbijnë si

Kur qeveria vendosi në fund të vitit 2018 të mbyllte përfundimisht kategorinë e "basteve sportive", shumë besuan se epoka e errët e "boss-ëve" të kumarit do të merrte fund. Por rikthimi i tyre duket se ka nisur më herët se miratimi i ligjit të ri, dhe protagonistët janë sërish personazhe që SPAK-u i ka në radar.

Gazetarja Ola Xama ngriti disa ditë më parë shqetësimin se bastet sportive ilegale po lulëzojnë nëpër Shqipëri pa asnjë kontroll nga autoritetet.

Në çdo cep të Tiranës dhe qyteteve kryesore shqiptare po 'mbijnë si kërpudha' lokalet me logot misterioze "333" dhe "CR7". Në pamje të parë janë thjesht kafene sportive, por në realitet, aty bastet ilegale online ofrohen pa asnjë pengesë, madje me garancinë e plotë të "bosave" që presin vetëm vulën formale nga Komisioni i Licencave.

Pas këtyre investimeve miliona euroshe fshihet grupi i njohur Doshi-Babasi. Lokalet "333" janë marka e maskuar e kompanisë ilegale të basteve online "Bet333", pronësi e Tom Doshit të Niklës dhe Ndriçim Babasit të Fushë Krujës. Tashmë në lojë janë futur edhe fëmijët e tyre, për të "mësuar" këtë biznes luksoz e fitimprurës.

Skema funksionon në mënyrë të thjeshtë por efektive. Lokalet hapen me NIPT-e të regjistruar në emër të personave fizikë që mbajnë emrin tregtar "333 Coffee" ose "CR7", duke maskuar kështu aktivitetin real të basteve të paligjshme.

Llotot "333" dhe "CR7" po mbijnë si    

Llotot "333" dhe "CR7" po mbijnë si

Ku janë fshehur Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, dhe Kryepolici Ilir Proda? A nuk e shohin ata lulëzimin e përditshëm të këtyre pikave bastesh në mes të Tiranes? Ndërkohë që strukturat ligjzbatuese po kënaqen me arrestime sporadike dhe me operator të vegjël thjesht për të prodhuar statistika boshe, bosët e mëdhenj po derdhin miliona euro duke hapur lokale dhe duke sfiduar haptazi shtetin.

Tom Doshi nisi procedurat për t'u angazhuar në tregun e basteve fill pas zhdukjes misterioze të Ervis Martinajt dhe duket se ka shtënë në dorë komplet linjën e tij të basteve. Madje, hyrja e Tom Doshit në tregun e bixhozit ka shkaktuar përplasje të forta mes tij dhe disa prej figurave kryesore të botës së krimit, duke rritur edhe më shumë tensionin dhe luftën për dominim në këtë sektor.

SPAK, që së fundmi thirri Tom Doshin për një krim elektoral dhe mori prej tij vetëm një buzëqeshje ironike, nuk duhet të mjaftohet me aq. Burime për Pamfleti flasin për dyshime të forta mbi lëvizje të mëdha financiare, sidomos në qarkun e Dibrës, aty ku Doshi po mobilizon "topa" me para për zgjedhjet e ardhshme.

Ndërsa qeveria ende nuk ka shpallur zyrtarisht procedurën e licencimit në Buletinin e Njoftimeve Publike, bosat Doshi-Babasi e kanë marrë paraprakisht "dritën jeshile" nga "dikush lart" dhe kanë filluar të shpërndajnë miliona euro duke lidhur kontrata me dhjetëra lokale.

Në terrenin e lojërave të fatit, territoret janë ndarë qartë nga "bosat" e mëdhenj. Por ndërkohë që policia arreston vetëm disa "ushtarë" të vegjël, asnjë "kokë" nuk është prekur deri tani.

Pyetja e madhe që askush nuk guxon ta bëjë mbetet: Kush u ka garantuar Tom Doshit dhe Ndricim Babasit se pikërisht ata do të jenë fituesit e "llotarisë" së licencave të basteve?

Kjo është një provë tjetër se sistemi është kalbur dhe drejtësia, edhe njëherë, po tregon dhëmbët vetëm ndaj të dobëtëve. A do guxojë SPAK të trokasë në dyert e bosave të vërtetë, apo bastet "333" dhe "CR7" do të vazhdojnë të lulëzojnë ilegalisht në zemër të Shqipërisë? /Pamfleti

tom doshi 333 cr7 lokalet lloto tirana babasi

Lini një Përgjigje