TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia13 Gusht 2023, 16:39

Dokumentat/ Rama i jep djalit të Ardian Kollozit leje për kullë gjigande në Lungomaren e Vlorës, kompania fantazmë ka vetëm 100 mijë lekë kapital

Shkruar nga Pamfleti

Dokumentat/ Rama i jep djalit të Ardian Kollozit leje për kullë

Hetimet për pastrimin e parave të krimit dhe korrupsionit në ndërtim duhet të nisin nga KKT-ja me në krye Edi Ramën, i cili po i jep klientëve të tij dhe të Sali Berishës leje për kulla dhe resorte në Tiranë dhe bregdet, duke mos pasur në disa raste para të ligjshme as për të paguar rrethimin e kantierit të ndërtimit.

Disa miliardë euro përllogariten se janë pastruar, duke u investuar në ndërtim vitet e fundit. Ndërtimi konsiderohet si sektori kryesor i pastrimit të parave në çdo raport të DASSH, të Brukselit dhe institucioneve ligjzbatuese vendase.

Një investigim serioz mediatik tregoi se asnjë nga investitorët strategjikë të shpallur nga qeveria, nuk ka burime të ligjshme parash për investimin.

Dokumentat/ Rama i jep djalit të Ardian Kollozit leje për kullë

Ndërkaq, në 28 shkurt 2022, Endi Kollozi, djali ish drejtorit të ALUIZNI-t, Ardian Kollozi, themelon kompaninë e ndërtimit ‘E&A INVESTIMENT VLORE’, me nipt M26501206O, në të cilën ka 70 % të aksioneve. Kapitali i kompanisë është 100 mijë lekë.

Dokumentat/ Rama i jep djalit të Ardian Kollozit leje për kullë

Në mbledhjen e fundit për vitin 2022, KKT-ja e Edi Ramës, e cila merr vendime në bazë lobimesh, sekserësh, interesash pushteti dhe çanta parash, ka miratuar një leje ndërtimi për kullë me zhvillues pikërisht kompania fantazmë e djalit të Ardian Kollozit.

Dokumentat/ Rama i jep djalit të Ardian Kollozit leje për kullë

Prapaskena mëson se bëhet fjalë për ndërtimin e një kulle me 26 kate, që do të shërbejë si hotel.

Kulla do të ndërtohet në hapësirën e fundit që kishte mbetur pa u betonizuar në Lungomare. Me ngritjen e kullës, do të privatizohet edhe plazhi i fundit publik para tunelit.

Ndërkaq, kompania fantazmë nuk ka burime financiare të ligjshme as për të nisur ndërtimin, duke ngritur dyshime të forta për pastrim parash.

Cili do të jetë burimi i parave për investimin kur kapitali i kompanisë pa bilance dhe pa aktivitet është 100 mijë lekë?!

Endi Kollozi duket se është mbulesë e Ardian Kollozit, ish deputet i Partisë Demokratike, funksionar i PD dhe ish drejtor ALUIZNI-t, gjatë qeverisjes nga Sali Berisha.

Dokumentat/ Rama i jep djalit të Ardian Kollozit leje për kullë

Nuk dihet nëse Kollozi po nxjerrë paratë që ka mbledhur si ish drejtor i ALUIZI-t, duke përdorur të birin si maskë, apo nëse edhe vetë Kollozi është kamuflim i personazheve të tjerë të politikës dhe krimit.

Kujtojmë që Kollozi ka ndërtuar edhe hotel Priam, më të madhin në Vlorë, me para të dyshimta, duke zaptuar më pas edhe plazhin publik “Shkëmbi i doktorit”.

Në fund të vitit 2022, Edi Rama i ka dhënë leje për pallat në Vlorë edhe kompanisë Blu Horizont 2005, me nipt: L56601202K.

Blu Horizont 2005 është një tjetër kompani fantazmë e themeluar nga Eduart Meminaj. Në vitin 2018, kompaninë e blen Endi Kollozi, i cili edhe në këtë rast përdoret nga Ardian Kollozi për të fshehur gjurmë, i cili po merrej me politikë, duke u angazhuar me Bindjen Demokratike.

Pas blerjes, Endi Kollozi hedh rreth 500 mijë euro në këtë kompani, para që nuk u dihet burimi.

Në 2017, Endi Kollozi ka krijuar një tjetër kompani fantazmë ndërtimi, A.E.K.2017, të cilën e pezulloi një vit më pas.

Po gjatë vitit 2017, Endi Kollozi ka hapur një tjetër kompani fantazmë ndërtimi, Vlora Park, e cila është pezulluar disa muaj më vonë.

Në shkurt të 2023, ka themeluar një tjetër kompani, Zvicëri Farm, këtë herë në Leskovik, me objekt hoteleri dhe agroturizëm, me kapital 1 mijë lekë, në bashkëpunim me Eglantina Mena. Ndoshta me këtë kompaninë e fundit do të kapë ndonjë fond nga Frida Krifca.

Kemi të bëjmë me kompani të falimentuara dhe fiktive, pa bilance dhe pa aktivitet, por që në realitet qarkullojnë dhe investojnë në ndërtim miliona euro, para që nuk u dihet burimi./Prapaskena

ardian kollozi pallati lungomare

Lini një Përgjigje