TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 8 Gusht 2023, 18:12

Vrasja e ndërtuesit në Vlorë zbuloi kapjen e shtetit nga familja e Nurihanit të KLP

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e ndërtuesit në Vlorë zbuloi kapjen e shtetit nga familja
Nurihan Meta e KLP

Për ata që kanë kapur sektorët kyç si familjarë të fortësh dhe me miliona të zeza, ndaj mendojnë se janë fuqia mbi tokë e kanë të drejtë të bëjnë gjithçka...

Për vrasjen e ndërtuesit Armando Meshau, autori Rei Meta duhet të përgjigjet sipas ligjit, pa paragjykuar qëndrimin e prokurorisë, për faktin se mamaja e tij është anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që emëron, shkarkon, transferon, ul e ngre në detyrë prokurorët.

Gjatë pyetjes në polici, Rei Meta, deklaroi se shkak i konfliktit ishte pazari për dhurimin e 1 apartamenti në Vlorë, të cilin ky ia kërkonte si shpërblim ndërtuesit, ngaqë i kishte ndikuar si sekser në organet e qeverisë e të drejtësisë për marrjen e truallit të ndërtimit.

Kjo ngjarje e rëndë, zbuloi e vërtetoi atë që është denoncuar shpesh: kapja dhe përdorimi i shtetit nga shefat e drejtësisë dhe familjarët e tyre, të cilët bëjnë si “të fortë”, të marrin pasuri me dhunë  e të vrasin.

Fakti i parë/ Sipas policisë e mediave, Rei Meta kishte 4-5 vite që bënte rolin sekserit të ndërtuesve, të njerëzve që kishin halle në zyrat e shtetit dhe ndërhyrje në organet e drejtësisë në Vlorë, Sarandë, Durrës e Tiranë, ku përdorte si lehtësi ndikimin e të ëmës anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë e të babait në Kadastër.

Pra, djali i drejtueses së lartë të pushtetit të prokurorisë, ka përdorur pushtetin e së ëmës dhe babait, për të ndikuar në akte zyrtare, kundrejt përfitimeve të paligjshme financiare e pasurore.

Fakti i dytë/ Kapja e pushtetit të drejtësisë e pushtetit administrativ nga kjo familje: Nurihan Meta është anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

- Bashkëshorti Hazis Meta, me profesion oficer kufiri është Shef Sektori Juridik në Kadastrën e Përgjithshme, i emëruar pas zgjedhjes së gruas në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

- Vajza Santeliana Meta, deri në momentin kur e ëma u emërua anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, punonte në Ministrinë e Brendshme bashkë me xhaxhain P. Meta, ndërsa nga 1 janari 2020 e në vazhdim është Shefe Sektori në Prokurorinë e Tiranës.

- Djali Rei Meta, i arrestuar për vrasjen ndërtuesit në Vlorë, është Përgjegjës Grupi i Inspektorëve të Kontrollit Fizik në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

Nuk themi që këta të mos punësohen, por çuditërisht punësohen vetëm këta në sektorët kyç familjarisht e si fise të fortësh dhe me miliona të zeza, ndaj mendojnë se janë fuqia mbi tokë e kanë të drejtë të bëjnë gjithçka./Pamfleti

nurihan meta klp vlorë

Lini një Përgjigje