Edhe tani që landfilli po administrohet nga shteti, kunati i Aleksandër Frangajt, trafikanti Renardo Nallbani, i mbështetur nga shefa e policë të Bashkisë-Tiranë, vazhdon dhe i detyron ndërtuesit t’i paguajnë 5-7 Euro/ton për dherat që çojnë te landfilli i Tiranës...
Nga data 1 gusht, me Vendim Nr. 95, datë 28.07.2023 të Gjykatës së Posaçme, landfilli i Tiranës iu sekuestrua Klodian Zotos e Mirel Mërtirit, dhe adminstrohet nga agjencia e Ministrisë së Financave, ndërsa Bashkia e Tiranës është në rolin e entit publik që depoziton mbetjet.
Mirëpo nga landfilli i Tiranës, nuk ka hequr dorë banda e dherave dhe inerteve të ndërtimit, duke vazhduar ta përdorë privatisht këtë objekt shtetëror edhe pas sekuestrimit, ndërsa Ministria e Ekonomi-Financave e lejon me vetëdije.
Banda e dherave, pjesë bandës së landfillit, drejtohet nga kunati i Aleksandër Frangajt, i cili prej 5 vitesh, në pazar me krye bashkiakun Erjon Veliaj, detyron ndërtuesit dhunshëm e në shkelje të ligjit, të paguajnë te landfilli 5 Euro për çdo ton dhera e 7 Euro për çdo ton mbetje inerte.
Në kontratën e landfillit, përcaktohet kështu: Vlera 29 Euro/ton, përfshinë depozitim-djegien e çdo lloj mbetjeje urbane dhe inerte që krijohet në territorin e Bashkisë së Tiranës.
Mirëpo Sandër Frangaj, i mbështetuar nga Lali Eri, që jep lejet dhe ka në dorë gjoba e bllokim punimesh, sajoji një skemë për zhvatjen e ndërtuesve, duke i detyruar që çdo mbetje dheu e inertesh ta depozitonin në landfill me pagesë; vlerë e cila, sipas kreut të shoqatës së ndërtuesve, Luigj Aleksi, është 12 milionë Euro në vit, ose në total 60 milionë Euro për 5 vite.
Dy ditë më parë, ndërtues objektesh e kompani që bëjnë punë publike nëpërmjet tenderëve, kanë denoncuar në “Pamfleti”, se banda e Aleksandër Frangajt, vazhdon u zhvat me dhunë nga 5-7 Euro për çdo ton dhera e mbetje inerte që çojnë te landfilli i Tiranës.
Ata thonë, se në sportelin e peshim-pranimit të mbetjeve urbane, vazhdojnë mblidhen në dorë me faturë ilegale, pagesat për dherat dhe inertet, ndërsa administratori shtetëror i landfillit, Arjan Baçi, tenton ta justifikojë, duke thënë se ka kontratë private mes Klodian Zotos e ndërtuesve, kur krejt landfilli është pronë shtetërore, ndërsa milionat ilegale i përlanë Sandër Frangaj.

Këtë skemë grabitjeje, Aleksandër Frangaj e realizon nëpërmjet kunatit trafikant Renardo Nallbani edhe pas sekuestrimit të landfillit; i mbështetur nga shefa e policë të Bashkisë-Tiranë, duke i detyruar ndërtuesit që dherat t’i çojnë te landfilli, ndryshe ndëshkohen me gjoba 10-20 milionë lekë e bllokim punimesh nga Bashkia e Tiranës.
A do goditet ky krim i organizuar nga Sandër Frangaj dhe realizuar nga kunati tij, trafikant kokaine, i dënuar 20 vite burg në Itali bashkë me Mirel Mërtirin?/Pamfleti
Lini një Përgjigje