TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 2 Gusht 2023, 18:43

“Oktapodi” i korrupsionit Klod Allajbeu përlan 24 tenderë abuzivë me kompaninë e re MSE, zbulohet në emër të kujt e ka fshehur; pse hesht SPAK?

Shkruar nga Pamfleti

“Oktapodi” i korrupsionit Klod Allajbeu përlan 24 tenderë

Allajbeu i ka shpëtuar deri më sot veprimit të drejtësisë për shkak se ka rekrutuar dhe lidhur me interesa një rreth prokurorësh, gjyqtarësh dhe përmbaruesish, financon Shkëlzen Berishën dhe Monika Kryemadhin, ndërsa di t’u qaset pushtetarëve dhe të ndajë plaçkën me ta.

Klod Allajbeu është një oktapod. Një shkollë korrupsioni gjithnjë në veprim. Kur i del boja me një skemë, gjen forma të reja për të përfituar dhe shtuar pasurinë, duke futur duart në buxhetin e shëndetësisë.

Disa muaj më parë arriti deri aty saqë i bleu vetes me 24 milionë euro Spitalin Amerikan.

Klod Allajbeu, një pjesë të parave që vjedh nga taksat tona, me koncensione dhe tenderë korruptivë, i zhvendos kryesisht në Angli dhe offshore, ndërsa investon edhe në pasuri të paluajtshme.

Allajbeu i ka shpëtuar deri më sot veprimit të drejtësisë për shkak se ka rekrutuar dhe lidhur me interesa një rreth prokurorësh, gjyqtarësh dhe përmbaruesish, financon Shkëlzen Berishën dhe Monika Kryemadhin, ndërsa di t’u qaset pushtetarëve dhe të ndajë plaçkën me ta.

Klod Allajbeu vijon të mbetet një sfidë për SPAK-un, sidomos me aferat me kompaninë Evita, me administratore Elona Saraçi.

Në vëmendje të prokurorëve të SPAK dhe hetuesve të BKH-së, po sjellim sot të fakte dhe të dhëna të reja rreth shkollës së plaçkitjes Klod Allajbeu.

Si mos të mjaftonte koncensioni korruptiv 86 milionë euro i dializës, ku sipas KLSH-së janë futur miliona euro në xhep pa bërë asgjë, 30 milionë euro tenderë me EVITA, privatizimin e disa shërbimeve që duhet t’i ofronte edhe sektori publik, dublimin e spitaleve publike me kartelin e tij privat etj., Klod Allajbeu ka nisur të marrë tenderë me flamur korrupsioni në shëndetësi, me një kompani të re.

Bëhet fjalë për kompaninë e ilaçeve “MSE” (ish-“Ashlar”), me nipt L82001005A, themeluar në gusht të vitit 2018 nga Denisa Bishyti. Për dy vjet, kompania arriti të marrë vetëm 1 tender me vlerë 800 mijë lekë.

“Oktapodi” i korrupsionit Klod Allajbeu përlan 24 tenderë

Sapo kompaninë e mori në dorë Klodian Allajbeun në 2020, deri më tani ka marrë 24 tenderë me vlerë 2 milionë euro, ndërsa janë projektuar dhe është mbyllur pazari për të marrë disa tenderë me vlerë disa milionë euro.

Tenderët janë pothuajse të gjithë me flamur korrupsioni dhe me ofertë fituese sa fondi limit.

Me kompaninë që sapo mori, Allajbeu përlau tenderin 600 milionë lekë për respiratorët, pasi nuk kishte më covid dhe duke nxjerrë jashtë loje kompanitë me oferta më të ulëta.

“Oktapodi” i korrupsionit Klod Allajbeu përlan 24 tenderë

Në vitin 2020, kompaninë MSE e blen Klodian Allajbeu, përmes zarave të tij të korrupsionit, Ilda Tërshana, Arbër Teqja dhe Arbër Liçaj.

Zyrat e kompanisë nisin të zhvendosen pikërisht me zyra tek spitali privat i Allajbeut, në kilometrin e katërt të rrugës dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.

“Oktapodi” i korrupsionit Klod Allajbeu përlan 24 tenderë

Ilda Tërshana ka qenë drejtoreshë në kompaninë “Evita” të Klodjan Allajbeun, përmes të cilës oligarku zotëron aksionet në shoqërinë koncesionare për shërbimin e Hemodializës, “DiaVita”.

“Oktapodi” i korrupsionit Klod Allajbeu përlan 24 tenderë

Arbër Liçaj ka qenë inxhinier elektronik në Spitalin Amerikan të Klodjan Allajbeut, praktikisht një argat i Klodit.

“Oktapodi” i korrupsionit Klod Allajbeu përlan 24 tenderë

Arbër Teqja, i arrestuar më parë për skema mashtrimi me rimbursimin e ilaçeve me farmacinë Express, është dora kryesore e Klod Allajbeut, me të cilin ka hapur një kartel kompanish farmaceotike si dhe për asgjësim të mbetjeve spitalore, duke marrë milionë euro tenderë klientelistë dhe në shumë raste duke mashtruar me zbatimin e kontratave.

“Oktapodi” i korrupsionit Klod Allajbeu përlan 24 tenderë

Allajbeu i ka besuar Teqjas edhe menaxhimin e Equos Resort, ndërsa gruas së Teqjas, Onejda Ymerajt, i ka besuar drejtimin e Spitalit Amerikan. Ymeraj, për disa muaj, në vitin 2015, ka drejtuar Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

“Oktapodi” i korrupsionit Klod Allajbeu përlan 24 tenderë

Fillimisht, Allajbeu e kamufloi kompaninë në emër të Arbër Liçaj dhe Ilda Tërshana. Në nëntor 2022, futi në lojë Arbër Teqjan, i cili bleu 80 % të aksioneve për 46 mijë euro.

“Oktapodi” i korrupsionit Klod Allajbeu përlan 24 tenderë

Por, meqenëse Arbër Teqjas tashmë i ka dalë boja, duke e përdorur për të marrë rreth 50 tenderë me kompaninë Eco Riciklim, Allajbeu ka futur në lojë kompaninë Cambrige Pathology B.V, regjistruar në Holandë, aty ku oligarku fsheh edhe fijet e kompanive të tjera, me të cilat ka bërë reprezalje në buxhetin e shëndetësisë.

“Oktapodi” i korrupsionit Klod Allajbeu përlan 24 tenderë

Në qershor 2023, Arbër Teqja ia shet aksionet kompanisë Cambrige Pathology B.V, pronar fundor i të cilës dyshohet se është pikërisht Klodian Allajbeu ose një pupaç i tipit Arbër Teqja.

“Oktapodi” i korrupsionit Klod Allajbeu përlan 24 tenderë

Me anë të kësaj kompanie, Allajbeu synon të marrë miliona euro tenderë, ashtu siç përlau me kompaninë Evita 116 milionë euro koncensione dhe tenderë.

Kompaninë Evita e regjistroi fillimisht në emrin e kushërirës Mailinda Fetiu në Berat, me zyra në një gomisteri, ndërsa më vonë e fshehu në Holandë./Prapaskena

Lini një Përgjigje