TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 2 Gusht 2023, 09:45

Tomë Doshi “non grata” si familje mafioze; Olta Xhaçka i zgjat me 5 vite pasaportën diplomatike të tij e 5 familjarëve

Shkruar nga Pamfleti
Tomë Doshi “non grata” si familje mafioze; Olta Xhaçka i
Edi Rama dhe Tomë Doshi

Pasaportat diplomatike nuk po i hiqen as familjes “non grata” të Sali Berishës/ Nëse do zbatohej ligji dhe Rekomandim-Marrëveshja Nr. 49/10/2019 me partnerët SHBA-BE, familjes mafioze “Doshi” duhej t’i ishin hequr pasaportat para 4 vitesh, por Olta Xhaçka ua ka rinovuar në mars 2023, duke i futur në një status diplomatik me Presidentin, Kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin...

Ministresha strategjike Olta Xhaçka, prej 5 vitesh po lë në heshtje skandalin e pasaportave diplomatike që vazhdojnë mbajnë në përdorim 6 anëtarët e familjes mafioze “Non Grata” të Tomë Doshit, ish-deputet dhe aktualisht kryetar i partisë Socialdemokrate që e bleu nga Skënder Gjinushi.

Nuk ka dyshim, që pasaportat diplomatike, Tomë Doshit dhe familjes së tij, po i lihen me urdhër  të kryeministrit Edi Rama, por nëse do ketë përballje me partnerët, ky do dalë e do thotë: - Nuk e kam ditur, përgjegjësia është e ministres Olta Xhçka.

Sipas ligjit dhe vendimit të qeverisë nr. 355, datë 2 korrik 1997, ndryshuar më 20 qershor 2021, përgjegjësinë administrative dhe penale e mban vetëm Olta Xhaçka, sepse kjo nuk po ia heq pasaportat diplomatike familjes së Tomë Doshit, por as familjes “non grata” Sali, Liri, Argita e Shkëlzen Berisha.

Nëse Olta Xhaçka, do kishte zbatuar ligjin, vendimin e qeverisë dhe  rekomandim-marrëveshjen Nr. 49/10/2019 të partnerëve SHBA-BE, mafiozit Tomë Doshi duhej t’i ishte hequr pasaporta para 4 vitesh, ndërsa familjarëve të tij nuk duhej t’i jepeshin.

Por Tomë Doshit nuk i është hequr, ndërsa sipas një informacioni, gruas Xhovana Doshi dhe 4 fëmijëve të tij Briana, James, Marcos e Luis Doshi të gjithë “non grata” e shtetas australianë, në muajin mars 2023 u janë rinovuar pasaportat diplomatike me afat të ri 5-vjeçar.

Edhe nëse Tomë Doshin e lejon VKM nr. 355 ngaqë është kryetar partie parlamentare, Olta Xhaçka duhej t’ia kishte hequr pasaportën qysh në muajin tetor 2019 kur ka firmosur rekomandim-marrëveshjen me homologët e SHBA-BE, 1 vit e gjysmë pas shpalljes “non grata”.

Ndërsa 5 familjarëve të tij, nuk duhej t’u jepte pasaporta diplomatike, për 3 arsye ligjore: janë mbi 18 vjeç; prej mëse 2 vitesh nuk e kanë babain deputet dhe janë persona “non grata”.

Por ministresha strategjike Olta Xhaçka, nuk po ia heq pasaportat diplomatike, as tani pasi Agjencia Supreme e Inteligjencës së Anti-Krimit të Australisë e “de facto” Anglia, e kanë futur në “rreth të kuq” si familje, skeduar me prova si “koka” e një grupi të strukturuar për trafik emigrantësh me letra false, trafik droge, pastrim parash etj.

Edhe Agjencia Supreme e Inteligjencës së Anti-Krimit të Australisë, ka konstatuar e deklaruar, se Tomë Doshi është në aleancë me partinë e kryeministrit Edi Rama, është mik i tij me lidhje të forta e përfitime financiare-ekonomike nga pushteti.

Këtë e dinë prej vitesh shqiptarët, fakt që mjafton të kuptohet, se përse Tomë Doshit dhe 5 familjarëve të tij “non grata” nuk u hiqen pasaportat diplomatike, duke i futur në një status me presidentin, kryetarin e Kuvendit dhe kryeministrin./Pamfleti

tomë doshi pasaportat diplomatike olta xhaçka

Lini një Përgjigje