TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia29 Korrik 2023, 17:43

Si Adnan Mahmutaj i TIBO përfitoi 2.2 mln euro përmes mashtrimit dhe fondet që ka përlarë nga buxheti i shtetit

Shkruar nga Pamfleti
Si Adnan Mahmutaj i TIBO përfitoi 2.2 mln euro përmes mashtrimit dhe
Adnan Mahmutaj dhe lidhjet me qeverinë

Skandali është se kjo platformë ka përfituar fonde nga shteti shqiptar. “Pamfleti” ka denoncuar se si janë përlarë miliona me ndihmën e Fidel Yllit...

Zbardhen detajet e dosjes që fundosi Adnan Mahmutajn e platformës TIBO. Kjo platformë u bllokua një ditë më parë nga Gjykata e Tiranës, pasi akuzohet për mashtrim.

Ka qenë Mirlinda Heidorn, e cila ka kallëzuar Adnan Mahmutajn, i cili ka 32% të aksioneve në Tibo shpk.

Sipas dosjes, Mahmutaj i ka thënë kallëzueses Mirlinda Heidorn se i duhet një shumë prej 2.2 milionë eurosh për vijimin e kontratës që kishte me shtetin italian, shumë të cilën kallëzuesja e ka kredituar. Përfitues i drejtpërdrejtë i shumës 2.2 milionë euro është “Megaware Shpk” dhe garantorë janë “TIBO Comunication shpk” dhe “TIBO Al” shpk, duke parashikuar në kontratë një komision mujor prej 25.000 euro.

Kallëzuesja shpjegon se është takuar me Mirgen Zeçallari, aksioner në kompanitë e lidhura, i cili e ka siguruar se nuk do t’i marrë paratë e kredituara, pasi TIBO është në pamundësi. Ajo nuk ka mundur t’i marrë paratë, edhe pse kontrata parashikonte një afat 12-mujor.

Pasi ka marrë paratë, Adnan Mahmutaj ka tjetërsuar kuotat e kompanive garantore. Me pas, nëpërmjet veprimeve të tij, duke i ri-blerë kuotat e dhuruara më parë, ka rënduar pozitën financiare të TIBO Comunication.

Por skandali është se kjo platformë ka përfituar fonde nga shteti shqiptar. “Pamfleti” ka denoncuar se si janë përlarë miliona me ndihmën e Fidel Yllit.

Bëhet fjalë për tenderin e shpallur më 27 tetor 2022, me fond 482 milionë lekë me TVSH, për shërbimin e filmimit, transmetimit “live” në rrjete e nëpër media, veprimtarive të ekipeve sportive të shkollave, ndërsa kontrata u publikua më 6 mars 2023 për të kaluar në heshtje.

Sipas njoftimit në Buletinin e Prokurimeve, në tender ka marrë pjesë vetëm firma “TIBO” e Adnan Mahmutajt, ndërsa xhambazi Fidel Ylli e ka zhvilluar tenderin, duke e shpallur fitues në vlerën 457 milionë lekë me TVSH, ndoshta duke regjistruar në dosje firma të tjera pjesëmarrëse.

Por kjo është shkelja ligjore, ndërsa pazari i fshehtë mes Fidel Yllit e Bosit të rrjetit “TIBO” për të përlarë milionat, është bërë me letra false, sikur kjo kompani e ka zbatuar 100% kontratën, me filmime e transmetime në rrjete digjitale dhe “live” në media të ekipeve sportive shkollore. Pra duket se të gjithë klientët e qeverisë po hasin probleme me drejtësinë.

 

mahmutaj tibo

Lini një Përgjigje