Ka informacione, se SPAK ka bërë gati një goditje të fortë te 13 sektorët e ministrisë ku Belinda Balluku, në 4 vite gjysmë ka rekord korrupsioni e vjedhjesh afro 5 miliardë Euro me tenderë e PPP rrugësh, shit-blerje energjie, ankande, kontrata koncesionare për portet detare, privatizime, dhënie trojesh e pyjesh falas për gurore, naftë, miniera, resorte në bregdet...
“Nuk e dija që Bela ka ‘ngrënë dardha’ pas shpinës time e përgjegjësia është personale”
Shumë raste nga 11 vitet Kryetar Bashkie i Tiranës, prej 18 vitesh kryetar i PS e prej 10 vitesh kryeministër, dëshmojnë se Edi Rama i përdorë bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij për interesa të veta e punë të pista, pastaj i braktisë, i përzë e ia çon drejtësisë për të shpëtuar lëkurën e tij.
Pabesia dhe perversiteti i Bablokut, në qëndrimin ndaj bashkëpunëtorëve, ka këto 4 fytyra:
1. Fillimisht u thur lavde, pastaj i angazhon, i përfshinë e i zhyt në zullume edhe me joshje, urdhra, presione e gjoja “besë burri” se nuk do t’i ndodh asgjë.
2. Pasi bashkëpunëtorët përfundojnë në dyert e drejtësisë, i detyron të japin dorëheqje dhe i kërcënon të heshtin, në këmbim të garancisë se nuk do shkojnë apo nuk do lihen në burg.
3. Për t’u dukur sikur e mban fjalën, Edi Rama aktron sikur i mbron publikisht në media e parlament, duke i quajtur “model suksesi. korrektese dhe miq të ngushtë”.
4. Kur ndaj tyre kërkohet arresti, Edi Rama voton për prangosjen e tyre, i quan fajtorë, falënderon drejtësinë dhe përsërit të njëjtat deklarata: - “Unë nuk di asgjë, kanë ‘ngrënë dardha’ pas shpinës time; përgjegjësia është personale dhe nuk kanë vend në PS e qeveri”.
Kështu veproi me ministrat e afërt Saimir Tahiri e Lefter Koka. Kështu veproi së fundi me Arben Ahmetajn, ku pothuajse doli hapur, që Edi Rama në bashkëpunim me Klodian Zoton e Mirel Mërtirin, është organizatori i skemës për ta çuar në burg.
Kështu veproi me Sekretarin Alqi Bllako të Mjedisit, Arlind Gjokutajn e Financave e Joana Duro të Shëndetësisë, Fatos Tushen e Lushnjes, Lefter Allën e Bulqizës; madje edhe me mikun e tij të ngushtë Vangjush Dako, të cilit, me një urdhër të Belindës e me bekim të Bablokut, brenda javës iu godit krejt klani në OSHEE, KESH, Shëndetësi, Portin Detar, Kadastër, në Bashki e PS-Durrës.
Ka informacione, se SPAK, ka bërë gati një goditje të fortë në 13 sektorët e Ministrisë së Infrastrukturë-Energjisë, sidomos te Drejtoria e Rrugëve, KESH, FSHZH, Albpetrol, Portet Detare, koncesionet e HEC-ve, Transporti Rrugor, Hekurudhë, Albcontrol, Agjencia e Burimeve Minerare dhe lejet e resorteve.
Kjo ministri, sidomos në 4 vite e gjysmë të drejtimit nga Belinda Balluku, ka krijuar rekorde korrupsioni e vjedhjesh, afro 5 miliardë Euro me tenderë e PPP rrugësh, shit-blerje energjie, ankande, kontrata koncesionare, privatizime, dhënie trojesh e pyjesh falas për gurore, naftë e gaz, miniera dhe resorte në bregdet etj., etj.
Për të gjithë zullumet në këtë ministri, Babloku e ka gati skenarin për fundin e hidhur të Belindës: Fillimisht do ta mbrojë duke e quajtur “model suksesi, përkushtimi e ndershmërie”.
Pastaj do thotë: “Nuk e dija që Bela ka ‘ngrënë dardha’ pas shpinës time e përgjegjësia është personale; ndërsa në fund, do ta quaj hajdute, do votojë për ta arrestuar e sekuestruar dhe do lexojë të njëjtin tekst justifikimi e “larje duarsh” si pon Pilati.
Madja ka sinjale, se duke ditur këtë operacion të SPAK, Babloku do ta largojë Belindën me gjoja dorëheqje në shtator kur të bëjë ndryshime në qeveri, para se të thirret në SPAK, siç veproi me Tahirin, Kokën, Bllakon e së fundi me Arben Ahmetajn.
Siç duket, Babloku si i pari i bandës qeveritare, do jetë i fundit që do shkojë te “7 penxheret”, dhe tekstin e prangave do t’ia lexojë Drejtësia Amerikane./Pamfleti
Lini një Përgjigje