TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia22 Korrik 2023, 17:16

Trafikanti i afrikanëve, Alban Thika që hodhi në gjyq “Pamfleti”-n, shpallet në kërkim për vjedhje energjie

Shkruar nga Pamfleti
Trafikanti i afrikanëve, Alban Thika që hodhi në gjyq
Alban Thika, koka e trafikut të skllevërve afrikanë

Mbështetur në të dhënat e EUROJUST e EUROPOL, trafikanti Alban Thika, është skeduar nga SPAK për mashtrim me punësimet e shtetasve nga vendet e Botës së Tretë, por dhe për aktivitetin kriminal të vjedhjes financiare me kriptovaluta, nëpërmjet mashtrimit me “Call-Center”-a, si pjesë e rrjetit mafioz rus, turk, qipriot, azer, izraelit e maltez...

Referuar arrestimeve të bëra prej policisë, hetimeve prej prokurorisë dhe raporteve të SHISH e Antitrafikut, kemi denoncuar shtetasin Alban Gjon Thika, i cili nën maskën e qendrës “Novaric” në Shkodër, prej 12-vitesh kryen aktivitet trafikimi të afrikanëve drejt BE, duke i kaluar tranzit nga Shqipëria në vendet e BE, me kontrata punësimi false.

Më 12 maj 2023, mashtruesi e trafikanti Alban Thika, bëri akt-padi gjyqësore kundër “Pamfleti”-t me akuzën për shpifje, dhe ne jemi në pritje të përballjes, por ai nuk mund të paraqitet në gjykatë, pasi prokuroria dhe policia e kanë shpallur në kërkim si hajdut.

Njësia e OSSH-Rajonale dhe “Task Forcës” qendrore e OSHEE, ka zbuluar se në mjediset e biznesit “Novaric” në Shkodër, Alban Thika ka konsumuar energji elektrike sikur është kullë tregtare, por faktikisht është faturuar sa konsumi i një familjeje të varfër.

Fakti është ky: prej shumë vitesh, ka vjedhur energji, duke instaluar një linjë furnizimi ilegale nga jashtë brenda mjediseve të kompanisë “Novaric” e jashtë sahatit matës, ku sipas testimit “Orë/Kw”, ka rezultuar se Alban Thika ka vjedhur 50 herë më tepër se sasia që paguante.

Raporti i vjedhjes së energjisë që bënte kompania “Novaric”, i është përcjellë Policisë e Prokurorisë Shkodër, të cilat e kanë shpallur në kërkim pronarin Alban Gjon Thika.

Pra, në qendrën që e përdorte si bazë strehimi për trafikimin e shtetasve nga Bangladeshi, Nigeria, Nepali, Uganda, Sudani, Mozmabiku, Uganda etj., Alban Thika vidhte edhe energji elektrike, duke përdorur linjë furnizimi elektrike ilegale.

Kujtojmë, që Alban Thika është i skeduar e nën hetim dhe nga SPAK, për falsifikim kontratash pune me të huaj, mashtrim kufitar dhe aktivitet trafikimi të afrikanëve drejt vendeve të BE, duke i futur në Shqipëri me letra false si gjoja punëtorë për bizneset shqiptare.

Po kështu, në të dhënat e EUROJUST e EUROPOL, trafikanti Alban Thika, është skeduar nga SPAK edhe për aktivitetin kriminal të vjedhjes financiare me kriptovaluta, nëpërmjet mashtrimit me “Call-Center”-a, si pjesë e rrjetit mafioz rus, turk, qipriot, azer, izraelit e maltez.

Deri tani, Alban Thika është njohur e skeduar si trafikant afrikanësh, por paska qenë “usta” dhe për vjedhje energjie, duke përdorur linjë ilegale e po kërkohet për t’u arrestuar si hajdut.

Edhe me akt-padinë ndaj “Pamfleti”-t, trafikanti e hajduti Alban Thika ka mashtruar Gjykatën e Tiranës, duke deklaruar se është shtetas shqiptar, kur realisht është vetëm shtetas maltez.

Sepse shtetësinë shqiptare e ka hequr pasi e shpallën në kërkim në Gjermani për punë të pista; dhe shkoi në Australi e prej andej në Maltë, ku bleu shtetësinë si gjoja biznesmen, ndërsa prej 4-vitesh nuk shkon as në Maltë, ngaqë ka probleme edhe me drejtësinë atje.

Pra, “biznesi” i tij është vetëm trafiku i afrikanëve, mashtrimi me kriptovaluta dhe vjedhja e energjisë elektrike, ndërsa së shpejti do dalin zullume të tjera, që “monstra” Alban Thika ka bërë me firmat “Novaric” e “NOVALTHI GROUP Sh.p.k”./Pamfleti

 

alban thika urithi i korrupsionit shpallet ne kerkim

Lini një Përgjigje