TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia21 Korrik 2023, 18:39

Masakra me fondet e bujqësisë/ Pas emërimit ministre, Frida Krifca zhduku 337 dosje në AZHBR

Shkruar nga Pamfleti
Masakra me fondet e bujqësisë/ Pas emërimit ministre, Frida
Frida Krifca me kryeministrin Edi Rama

“Pamfleti” i denoncoi qysh më 7 nëntor 2021, vjedhjet e donacioneve që BE ka dhënë për fermerët shqiptarë, të cilat me letra false përfundonin te biznesmenët e ndërtimit, agjencitë turistike, dhe porsonat e lidhur me kupolën e pushtetit, ndër to firma e ndërtimit “ANA Sh.p.k” e familjes së Vilma Nushit dhe e një mikut të Taulant Ballës që ndërton kulla në qendër të Tiranës...

Mbështetur në provat që “Pamfleti” publikoi për korrupsionin dhe vjedhjet në AZHBR, zyra e OLAF Anti-mashtrim e Anti-korrupsion e BE dhe Qeveria Gjermane, bënë kallëzim të përbashkët në SPAK, me akuzën për shpërdorim të fondeve që kanë dhënë për bujqësinë në Shqipëri.

Ndërsa para një jave, Drejtoria e Përgjithshme e Bujqësisë të BE me qendër në Bruksel, bllokoi donacionet e projektit financiar “IPARD II” që janë në proces aplikimi e ndarje, dhe  ka anuluar projektin “IPARD III”, që mund të quhet kapitullim i bujqësisë tonë.

Përveç kallëzimit në SPAK, Zyra e OLAF do fillojë fazën dytë të hetimit për zullumet në AZHBR, duke verifikuar krejt arkivën e veprimeve që ka bërë kjo agjenci me donacionet dhe verifikimin në terren, për çdo fond që është dhënë.

Aktualisht, OLAF ka sekuestruar 112 dosje dhe në bashkëveprim me EUROJUST, ka marrë nën hetim e në pyetje, ish- drejtoreshën e AZHBR, Eranda Selmanaj, të cilën e vendosi Frida Krifca si pasardhëse në muajin tetor 2021, pasi vetë u emërua ministre e Bujqësisë.

Saktësojmë, se gjatë 4 viteve të Frida Krifcës Drejtoreshë e AZHBR, Eranda Selmanaj ka mbajtur detyrën e shefes së vlerësimit të projekt- aplikimeve që bënin fermerët; drejtoreshë e autorizim- miratimit të pagesave të grandeve; shefe e tenderëve dhe drejtoreshe e Auditimit të Brendshëm. 

Më 23 mars 2023, vetëm 3 ditë pasi OLAF dhe Qeveria Gjermane bënë kallëzim në SPAK, drejtoresha Eranda Selmanaj dha dorëheqjen, ndërsa 10 ditë pasi la detyrën, ajo u pyet nga agjentë të OLAF e EUROJUST, para të cilëve firmosi bashkëpunimin si “E penduar” dhe është marrë në mbrojtje.

Një ndër pistat e hetimit, duhet të jetë dhe fakti i publikuar nga “Pamfleti” më 6 nëntor 2021, që 2 muaj pas emërimit ministre, Frida Krifca krijoji dhe hodhi në veprim në AZHBR, një grup që pastroi 837 dosje abuzimi me donacionet, të firmosura nga Krifca në vitet 2017-2021 kur ajo ishte drejtoreshë.

Dhe Auditi i Ministrisë së Financave, që është bashkë-financues me BE në masën 20% për grandet bujqësore, ka gjetur shumë dosje të dëmtuara dhe ka konstatuar se mungojnë shumë dosje, në të cilat janë 93 milionë Euro që u janë dhënë kriminelëve, ndërtuesve, agjensive turistike e resorteve me letra si gjoja “fermerë strategjikë”, ndër ta 310 mijë Euro Rexhep Rrajës.

Masakrimi i dosjeve të AZHBR me urdhër të ministreshës Frida Krifca, është bërë pas informacionit, se donatorët e shteteve të BE, kishin kërkuar nga ministria e Financave, të verifikonte përdorimin e grandeve pa interes, që kanë dhënë për bujqësinë.

OLAF, përveç provave që ka grumbulluar edhe nga raporti i KLSH,  do zbulojë se 25% e fondit të grandeve bujqësore, Frida Krifca e ka përdorur me letra false për reklama bujtinash në media.

Po kështu, ka urdhëruar të mos shlyhen 20 milionë Euro kredi, duke i cilësuar “humbje pa kthim”, kur bizneset që i kanë marrë nuk janë me aktivitet bujqësor e blegtoral, mes tyre dhe firma e ndërtimit të kullave “ANA Shpk” e familjes së Vilma Nushit dhe e një mikut të Taulant Ballës që ndërton pallate e kulla në qendër të Tiranës./Pamfleti

frida krifca 337 dosje në azhbr

Lini një Përgjigje