Sipas shprehjes: “Zjarri larg b*thës time”, nëse DASH “ndez motorët” për të goditur deri te maja e aferës së landfilleve, Babloku është gati t’i shesë të gjithë; edhe Agaçin, Lali Erin, Klosin, Ballukun e Peleshin, për të shpëtuar veten nga prangat dhe sekuestrimi i pasurive e llogarive të fshehura në depot financiare të Turqisë, Serbisë e Azerbajxhanit, që FBI ia ka zbuluar e skeduar...
Ngjitja e veprimit të SPAK, me urdhër arresti deri te ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, ka futur në panik të dukshëm kryeministrin Edi Rama, nga frika se prangat mund të kërkohen edhe për të si “koka” e gjithë aferës së landfilleve.
Prandaj Babloku, ka nisur një propagandë intensive me mediat e klanit të tij, që nivelin e lartë të implikimit në landfille, ta kufizojë vetëm te Arben Ahmetaj, për të arritur dy qëllime:
1. Duke bombarduar Ahmetajn si “koka” a landfilleve, krijohet bindja te shqiptarët e ndërkombëtarët, se Edi Rama nuk ka asnjë lidhje me këtë aferë dhe nuk ka përfituar prej saj.
2. Në marrëveshje të fshehtë, Edi Rama i krijon SPAK-ut, mundësi e lehtësi justifikimi publik, për të mos u ngjitur deri te ai e për të mos prekur Agaçin, Ballukun, Lali Erin e Peleshin, duke u mjaftuar vetëm me urdhrin për prangosjen e Arben Ahmetajt, të cilin po e paraqet si niveli më i lartë shtetëror ku ka arritur korrupsioni me landfillet.
Por funksionimi i qeverisë, ka një vijë rregulli veprimesh ligjore standarde, që çdo procedurë investimesh të madha qendrore urdhërohet nga kryeministri dhe në fund kontrollohet e miratohet vetëm prej tij, si person përgjegjës kushtetues e administrativ.
Fakti që Babloku tha, se i firmos shkresat “Fap e Fap”, është provë që nëpërmjet zyrës juridike, miratimit e dorës së tij kanë kaluar 17 vendime brenda 1 dite për landfillin e Tiranës dhe bonusi 8% dhënë Klodian Zotos 6 muaj para se të krijonte firmën e landfilleve.
Nga zyra dhe dora e Edi Ramës, ka dalë urdhri “Fap e Fap”, për lidhjen e kontratës 2 ditë pas krijimit të firmës “Integrated Energy Bv Spv”; urdhri për pagesën paradhënie 16 milionë Euro brenda ditës së nënshkrimit të kontratës nëpërmjet Bashkisë-Tiranë, pa marrë më parë miratimin e Ministrit të Financave, dhe duke pasur në tavolinë 3 refuzimet e Arben Ahmetajt.
Nga zyra dhe dora e Edi Ramës, ka dalë urdhri dhënë ministres Anila Denaj, që të autorizonte ministren Belinda Balluku, për të dhënë 12 milionë Euro me tepër se kontrata për landfillin e Elbasanit dhe 11 milionë Euro më tepër për landfillin e Fierit.
Përveç 320 faqeve hetime, SPAK ka dhe 440 faqe prova për veprimet dhe mos veprimet e vetëdijshme të Edi Ramës, Ëngjëll Agaçit e Peleshit si zv/kryeministër, të Erjon Veliajt, Armando Subashit e Qazim Sejdinit si kryebashkikë, të Klosit si Ministër Mjedisi, Damian Gjiknurit si Ministër Energjie, të Delina Ibrahimajt si Drejtoreshë Tatimesh dhe për pranimin e mafiozëve Zoto- Mërtiri, në ekipin qeveritar për inaugurimin e landfilleve Elbasan, Tiranë e Fier.
Ndërsa për Arben Ahmetajn, SPAK ka akuza për raporte personale me Zoton e Mërtirin dhe dyshime të turbullta se ka përfituar pasuri prej tyre, duke e paraqitur si koka e landfilleve, ndërsa te Edi Rama, Agaçi, Peleshi, Balluku, Klosi e të tjerë që kanë firmosur, nuk po troket.
Madje, edhe Zoto e Mërtiri, me mediat e financuara prej tyre, kanë dalë hapur si pjesë e regjisë së Ramës, për ta kufizuar e mbyllur aferën e landfilleve vetëm te emri i Arben Ahmetajt, me qëllim që SPAK-u të ndalojë deri te Ahmetaj e të mos prek Bablokun, Agaçin e të tjerë.
Por sipas shprehjes: “Zjarri larg b*thës time”, nëse DASH “ndez motorët” për të goditur deri ta maja e aferës së landfilleve, Babloku është gati të shesë dhe Agaçin, Lali Erin, Klosin, Ballukun e Peleshin, për të shpëtuar veten nga prangat dhe sekuestrimi i pasurive e llogarive të fshehura në depot financiare të Turqisë, Serbisë e Azerbajxhanit, që FBI ia ka zbuluar e skeduar./Pamfleti
Lini një Përgjigje