TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia24 Korrik 2023, 21:23

Krimi i organizuar me në krye Sami Mazrekun ‘gllabëron’ emigrantët dhe shtetin

Shkruar nga Pamfleti
Krimi i organizuar me në krye Sami Mazrekun ‘gllabëron’
Sami Mazreku, drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit

Task-Forca Anti Korrupsion ka njoftuar ministrin e brendshëm kosovar Xhelal Sveçla që të ndalojë pagesat për BKS-në, vlera e të cilës shkon mbi 700.000.00 euro...

Në këtë njoftim, siç ka mësuar Pamfleti, ministrit i është bërë e ditur se po intervistohen të gjithë personat e përfshirë në skandalin e mashtrimit të Qeverisë së Kosovës me kontrata false të sigurimit.

Pas mashtrimeve që kreu i Byrosë Kosovare të Sigurimeve(BKS), Sami Mazreku, i bëri qeverisë me siguracione false, ku qindra kontrata sigurimi të falsifikuara, sikur janë bërë nga emigrantët i janë dërguar qeverisë së Kosovës për kompensim, (dhe gjithë kjo ndodhi në bazë të marrëveshjes që qeveria kishte arritur me BKS-në). Shteti i Kosovës u “kthjell” më në fund dhe po merret me shkeljet ligjore e korrupsionin në Byronë e Sigurimeve.

Sipas marrëveshjes, e cila tani është shfuqizuar, “emigrantët nuk kishin nevojë që të paguajnë për siguracione kufitare kur hynin në Kosovë”, pasi e njëjta shumë i kompensohej BKS-së nga buxheti i shtetit dhe paratë e taksapaguesve.

Duke përfituar nga kjo skemë, në vend të emigrantët kanë firmosur zyrtarë të ndryshëm, e për këtë dhe shkelje të tjera nga BKS-ja ka raportuar me një seri shkrimesh “Pamfleti”.

Por, Qeveria e Kosovës reagoi asokohe duke e ndryshuar përmbajtjen e marrëveshjes dhe ky ndryshim parashihte që “emigrantët të paguanin siguracionin në kufi e pastaj të rimbusheshin nga Qeveria”.

Kjo marrëveshje nuk i shkonte për shtat Byrosë Kosovare dhe Klanit të Besarb Blakajt, kryetar  i Këshillit Administrativ dhe Sami Mazrekut, drejtor ekzekutiv, sepse ata nuk mund të arkëtonin të ardhurat që dëshironin.

Tani nuk ka marrëveshje Qeveri-BKS. Task-Forca Anti Korrupsion ka njoftuar ministrin e brendshëm kosovar Xhelal Sveçla se nuk duhen bërë pagesat për BKS-në vlera e të cilës është mbi 700.000.00 euro, pasi që, siç mëson Pamfleti janë duke u intervistuar të gjithë personat e përfshirë në skandalin e mashtrimit të Qeverisë së Kosovës me formularët e falsifikuar t siguracioneve.

E gjithë kjo zallamahi dhe kakofoni ka prodhuar si pasojë mos komunikimin e qeverisë me BKS-në si dhe pritjet e emigrantëve të cilët janë shtylla e ekonomisë kosovare.

Problemi ka arritur deri në piken kulminante ku ministri i shtetit shqiptar Taulant Balla ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës veprimin urgjent për të bërë zgjidhje lidhur me këtë problem të ndjeshëm.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla, kanë vizituar sot pikën e përbashkët të kalimit kufitar në Vërmicë. Ata para mediave deklaruan  se për shqetësimin e emigrantëve do të gjendje zgjidhje menjëherë.

Marrja e parave të siguracioneve nga emigrantët dhe falsifikimi i tyre nga ana e zyrtarëve të BKS u krye gjithashtu nën presionin e përjashtimit të punëtoreve nga puna. Drejtori Sami Mazreku largoi nga puna 70 punëtorë me arsyetimin mungesë buxheti, por disa muaj më pas punësoi numër më të madh punëtorësh./Pamfleti

kosova sami mazreku krimi i organizuar

Lini një Përgjigje