
Beteja ligjore për Markën dhe Ekskluzivitetin e pijes energjike “B52” në Shqipëri, është fituar nga kompania shqiptare “Arseni Sh.p.k” ndaj firmës holandeze “BAVARIA N.V.”, me Vendim nr. 7121, datë 24.06.2013 të Gjykatës Tiranë; Vendim nr. 1868, datë 06.05.2014 të Gjykatës së Apelit dhe Vendim nr. 112, datë 5 tetor 2017 të Gjykatës së Lartë.
Në të 3 shkallët e gjyqësorit, është vendosur që pija energjike “8S2”, produkt i firmës holandeze “BAVARIA N.V.”, të mos importohet, të mos prodhohet apo ambalazhohet e tregtohet si markë në territorin e Shqipërisë.
Po kështu ndalohet çdo pije tjetër energjike e saj, që ka përafrim ngjyrash, imitim e manipulim ambalazhi në elementë të veçantë, emërtesash, dizenjo, simbolesh e logosh, ndërsa Drejtoria e Marka-Patentave të mos bëjë regjistrimin e saj si produkt tregu në territorin e Shqipërisë.
Mirëpo prej 7 vitesh, një “cub” me emrin Ago Imer Gjolaj nga Kopliku, i skeduar për trafiqe, pastrim parash e kontrabandë, është futur në tregun shqiptar, jo vetëm me pijen false “B52” të ndaluar edhe me vendim të Gjykatës së Lartë, por ka shtuar edhe 2 lloje të tjera pijesh energjike “8S2” e “S52”, të cilat janë imitim e kopje si ambalazh dhe logo me pijen e ligjshme energjike ekskluzive “B52” të kompanisë “Arseni Sh.p.k”.
Qeveria, të merret me skandalin që Drejtoria e Marka-Patentave në vartësi të Ministrisë së Financa-Ekonomisë, ka regjistruar si “Marka” 3 pijet ilegale e false “B52”, “852” e “S52” të trafikantit Ago Gjolaj.
Këto marka pijesh false të ndaluar me vendim të Gjykatës së Lartë, nuk pranoi t’i ç’regjistrojë Drejtoresha e Marka Patentave, Rovena Beqiraj, ish-drejtoreshë e koncesioneve dhe firmëtare e landfilleve, emër i të cilës është në epiqendër të dosjes së SPAK, si shefja që u bënte presion vartësve, të firmosnin çdo letër që dërgonte Klodian Zoto.
Të tjerët që nuk zbatojnë vendimin e Gjykatës së Lartë, për të detyruar drejtoreshën Rovena Beqiraj, të ç’regjistrojë pijet ilegale e false “B52”, “852” e “S52” të trafikantit Ago Gjolaj, janë 6 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Marka-Patentave.
Janë këta:
Anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Marka Patentave, janë: Fjorind Lika, Këshilltar i Ministres së Financa-Ekonomisë, Delina Ibrahimaj; Manjola Fagu, shefe sektori në Ministrinë e Financave; Sonila Meka, sekretare e Marka-Patentave; Lorina Salaj, shefe sektori në Agjencinë e Investimeve Strategjike; Ardit Drenova, Ndihmës i Kryeministrit Edi Rama.
Banda e Marka-Patentave, ka ngritur formalisht edhe një Bord Apelimi me 5 anëtarë që mbahen sekret, bord që drejtohet nga ministresha Delina Ibrahimaj, të cilët trajtojnë ankesat për regjistrim- ç’regjistrimin e markave të prodhimit në treg, ku kompania “Arseni” përfaqësuese ligjore e ekskluzivitetit të pijes “B52” ka bërë mbi 50 kërkesa për ç’regjistrimin e pijeve false, ilegale e imitim ambalazhi “B52”, “852” e “S52” futur në treg nga Ago Gjolaj por nuk veprohet.
Ankesat i refuzon dhe Dhoma për Shfuqizim e Zhvlerësim e Drejtorisë se Marka-Patentave e përbërë nga Sonila Meka, Milena Memsuri e Marsid Sedja, zyrtarë të institucionit; si dhe Drejtoria e Ekzaminimit të dizenjove të ambalazheve, megjithëse kanë në zyrë monstrat e ambalazheve imitim të pijes origjinale “B52” dhe të pijeve false e ilegale “B52”, “852” e “S52”.
Thuhet, se ministresha Delina Ibrahimaj nuk e urdhëron bllokimin e tyre, mbasi nëpërmjet një mikeshës së saj shefe sektori te Marka-Patentat, ka marrë çekun nga Ago Gjolaj
Për të ndalur këtë krim, duhet të ndërhyjë “naltmadhnia” Edi Rama, nëse nuk ka ngrënë “dardha” nga “cubi” prej Kopliku, i cili krekoset duke thënë se Bablokun e ka “vëlla”. /Shkodranews
Lini një Përgjigje