Në mars 2021, ish-drejtoresha e AZHBR, Frida Krifca i ka dhënë 300 milionë lekë për gjoja gjurmimin e peshkut riprodhues, ndërsa qysh prej muajit shtator 2014, Drejtoria Doganave i paguan trafikantit Gjergj Luca me pseudonimin “Derri”, nga 2500 USD në muaj për 1 zyrë me qira në Portin e Shëngjinit...
Të gjithë ata që lëpihen rrutoll “menderes” së Bablokut, paskan marrë miliona lekë grande falas, nga fondet e huave e taksat publike, që Frida Krifca e AZHBR-ës, duhej t’u jepte fermerëve për makineri bujqësore, sera, vaksina, pesticide, stalla e mbarështim tufash.
Përveç ndërtuesit Lenc Gjikuria e bosit të plehrave Klodian Zoto, në listën që po hetojnë EUROJUST dhe Zyra Anti-mashtrim e BE në bashkëveprim me SPAK-un, figuron dhe “biznesmeni i ndershëm” Gjergj Luca.
Pas një dreke me peshk në anijen e tij në Durrës, ku të ftuar ishin Babloku e Frida Krifca, firmës “Rozafa Sh.p.k” i janë dhuruar 200 milionë lekë, nga vlera 1.8 milionë Euro, si fond i qeverisë Gjermane për fermerët e serave.
Mirëpo Frida Krifca, pa asnjë dyshim me urdhër të Bablokut e në efektin e peshkut shtizë, 10% të këtij fondi, pra 200 milionë lekë ia dhuroi Gjergj Lucës, për të kompletuar restoranin “City Fish” në Labinot Elbasan, ku Babloku dhe qeveria e tij shkojnë e zhgryhen shpesh në supë e pjatanca peshku.

Për të fshehur këtë vjedhje, ish-drejtoresha Frida Krifca e ka raportuar si “fond ndihme për dhomë frigoriferike frutash e perimesh dhe prodhime peshkore”; por në fakt, Luca i famshëm i Bablokut, i ka ‘peshkuar’ këto 200 milionë lekë si donacion dhuratë.
Në mars 2021, ish-drejtoresha e AZHBR, Frida Krifca i ka dhënë edhe 300 milionë lekë për gjoja gjurmimin e peshkut riprodhues në det, ndërsa qysh prej muajit shtator 2014, Drejtoria Doganave i paguan trafikantit Gjergj Luca me pseudonimin “Derri”, nga 2500 USD në muaj për 1 zyrë me qira në Portin e Shëngjinit. Në vijim, fakte të tjera.../Pamfleti
Lini një Përgjigje