TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 7 Gusht 2023, 10:49

Altin, hapi sytë: bonusin 8% Klodian Zotos ia dha Edi Rama me firmën e tij, 9 muaj para krijimit të kompanisë

Shkruar nga Pamfleti
Altin, hapi sytë: bonusin 8% Klodian Zotos ia dha Edi Rama me firmën e
Altin Dumani

Provë zyrtare është Vendimi Nr. 855, datë 7.12.2016 i qeverisë, përgatitur nga Engjëll Agaçi dhe i firmosur nga kryeministri Edi Rama, i cili, me propozim të ish-ministrit Lefter Koka, i ka dhënë bonusin 8% firmës “Integrated Energy B.V.” të Klodian Zotos, si gjoja fituese e koncesionit për landfillin e Tiranës...

Kreu i SPAK, Altin Dumani, pa asnjë provë nxitoi dhe shpalli ish-ministrin e Financave, Arben Ahmetaj si “koka e landfilleve”, kur vetë SPAK në dosjen hetimore, pranon se Ahmetaj ka refuzuar 5 herë fillimin e procedurës së landfillit të Tiranës dhe nuk ka marrë pjesë në veprimet e paligjshme të miratimit pas refuzimit prej tij.

Dokumentet që ka SPAK me refuzimet e Arben Ahmetajt dhe dokumenti që po publikon “Pamfleti”, vërteton se Edi Rama, Erjon Veliaj, Engjëll Agaçi e Lefter Koka, janë grupi që sajoi, inskenoi dhe realizoi aferën e landfillit të Tiranës.

Provë zyrtare është Vendimi Nr. 855, datë 7.12.2016 i qeverisë, përgatitur nga Engjëll Agaçi dhe i firmosur nga kryeministri Edi Rama, i cili, me propozim të ish-ministrit Lefter Koka, i ka dhënë bonusin 8% firmës “Integrated Energy B.V.” të Klodian Zotos, si gjoja fituese e koncesionit për landfillin e Tiranës.

Altin, hapi sytë: bonusin 8% Klodian Zotos ia dha Edi Rama me firmën e

Mirëpo firma e shpallur fituese që merr bonusin më 7 dhjetor 2016, është krijuar 9 muaj më mbrapa nga Klodian Zoto; mashtrim shtetëror ky, që mjafton për ta detyruar SPAK-un të marrë të pandehur kryeministrin Edi Rama që ka firmosur vendimin dhe Engjëll Agaçin që ka paraqitur projekt-vendimin  në qeveri,  ndërsa Lefter Koka është në qeli.

Altin, hapi sytë: bonusin 8% Klodian Zotos ia dha Edi Rama me firmën e

Skandal tjetër në këtë vendim qeverie është edhe ky: kryeministri Edi Rama ka mashtruar zyrtarisht me qëllim favorizimin e Klodian Zotos,  duke thënë se firma “Integrated Energy B.V.” e landfilit ishte shpallur fituese me garë të hapur, kur kjo firmë është krijuar më 30 gusht 2017, ndërsa bonusi si fituese i është dhënë në dhjetor 2016.

Mirëpo çuditërisht, SPAK i është vërsulur Arben Ahmetajt, për pazaret dhe pisllëqet që kanë bërë Edi Rama, Erjon Veliaj, Engjëll Agaçi e Lefter Koka.

Nëse Altin Dumani e ka detyrë të “hap sytë’ e ti rishikojë dokumentet, nuk është turp të rifillojë procedimin mbi bazën e dokumenteve prova, sepse drejtësia vepron me letra zyrtare e jo me letra anonime./Pamfleti

altin dumani spak edi rama klodian zoto bonusi 8%

Lini një Përgjigje