TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 5 Gusht 2023, 09:36

Hajdutët e mëdhenj Pëllumb Salillari dhe Geront Çela i “Brunes” prangosin hajdutin e vogël Florjan Gjergji

Shkruar nga Pamfleti
Hajdutët e mëdhenj Pëllumb Salillari dhe Geront Çela i
Feront Çela dhe Pëllumb Salillari

Pas kurtheve të organizuara me oligarkët Pëllumb Salillari e Geront Çela, policia prangosi mashtruesit, ndërsa pas qindra denoncimeve me prova që kanë bërë mediat e qytetarët, policia nuk i prek këta dy oligarkë hajdutë të pasurive publike e private edhe me dhunë...

Pas kurthit të organizuar me oligarkun Geront Çela të kompanisë “Brunes” e ndërtues i kompleksit “Residence Marina Vlorë” me pallate e kulla, policia ka prangosur mashtruesit që tentuan t’i merrnin 35 mijë Euro, duke u prezantuar si kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.

Më 5 janar 2023, në aplikacionin “Signal” të Pëllumb Salillarit, shkoi ky mesazh: “Edi Rama jam, më dërgo 150 mijë Euro e rregullohemi”, ndërsa Salillari i tha: - “Ok shef, po t’i dërgoj”.

Në të dy rastet, tentativat për t’u vjedhur para oligarkëve Pëllumb Salillari e Geront Çela, janë bërë duke përdorur emrat e pushtetarëve që kanë në dorë vulat për asete publike, sepse hajdutët e dinë që oligarkët ua dërgojnë çantat me miliona pushtetarëve vetëm me një mesazh telefonik.

Nëse këto dy raste, vërtetojnë faktin që çdo pasuri, leje ndërtimi e koncesion merret vetëm me ryshfete te qeveritarët; anti-krimi ekonomik financiar mban qëndrim ndryshe ndaj këtyre dy biznesmenëve që grabisin pasuritë e shqiptarëve me dhunë e në bashkëveprim me pushtetarët.

P.sh., ndaj Pëllumb Salillarit, janë bërë qindra denoncime në polici, për grabitje dhe shkatërrime tokash, parqesh pyjore, burimesh ujore jetike të banorëve dhe ndërtim pallatesh e kullash pa leje në toka shtetërore e private.

Por policia e anti-krimi nuk kanë vepruar, madje kur kanë protestuar banorët e Lumasit në Kuçovë, policia në prezencë të banorëve është urdhëruar nga Pëllumb Salillari dhe i ka shtruar në dajak e ka prangosur shumë prej tyre, ndërsa grabitësin Pëllumb Salillari nuk e ka prekur.

Në 20 vite, Pëllumb Salillari ka grabitur me dhunë e ka vjedhur afro 5 miliardë Euro toka, troje, pyje, gurore, plazhe, reparte ushtarake, ndërmarrje shtetërore e koncesione nëpërmjet letrave false, por anti-krimi nuk i verifikon dhe drejtësia e re nuk guxon as ta thërrasë.

P.sh., para 1 viti, ministri i Brendshëm, Bledar Çuçi dhe ministrja Belinda Balluku, publikuan pallatin pa leje që Pëllumb Salillari kishte ndërtuar në 2000 m2 tokë shteti të zaptuar në Tiranë, ndërsa anti-krimi jo vetëm nuk e arrestoi, por e lejoi të vazhdojë ndërtimin.

I paprekshëm është nga anti-krimi dhe Geront Çela, krushku i Tom Doshit dhe pronari i firmës “Brunes”, i cili me letra false ka zaptuar dhe grabitur mbi 2 milionë m2 toka, troje dhe ndërtesa shtetërore e private në Vlorë, Lezhë, Durrës, Korçë, Elbasan e Fier për qendrat e tij tregtare “Brunes”, për bizneset e tjera e vilat private, por anti-krimi nuk e ka prekur.

Me Vendim Nr 4/3 datë 29.03.2021, duke përdorur edhe letra false, Geront Çela, krushk i Tomë Doshit, ka marrë falas 57 mijë m2 truall buzë detit në qytetin e Vlorës, ku po ndërton kompleksin me pallate, kulla e vila “Marina Residence Vlorë”, madje në 7000 m2 jashtë projektit e leje ndërtimore, por anti-krimi nuk e prek.

Pra, sapo oligarkët Pëllumb Salillari e Geront Çela i “Brunes”, denoncuan për mashtruesit telefonik që donin t’u marrin ndonjë “dorë lekë”, nga lekët që u kanë vjedhur shqiptarëve, Policia, Anti-krimi e Anti-terrori bënë aksione dhe i arrestuan, ndërsa megiithëse qytetarët kanë denoncuar e denoncojnë  vjedhjet e pasurive nga këta dy hajdutë, policia nuk i prek./Pamfleti

geront Çela pëllumb salillari florjan gjergji hajdutët e mëdhenj hajduti i vogël

Lini një Përgjigje