TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia12 Gusht 2023, 19:16

"Mbi 2 mld euro"/ Si ndërtimi në Shqipëri u kthye në “lavatriçen” më të madhe të pastrimit të parave?

Shkruar nga Pamfleti

"Mbi 2 mld euro"/ Si ndërtimi në Shqipëri u kthye

Kreu i PD-së Lulzim Basha duke cituar një raport të DASH, ka deklaruar se në vendin tonë në industrinë e ndërtimit janë pastruar mbi 2 miliardë euro!

Me anë të një reagimi në “Facebook”, ai tha se Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional, raportoi në 2020 se ndërtimet në Shqipëri ishin një mënyrë e preferuar për pastrimin e parave.

Basha shtoi se në Tiranë janë dhënë leje për mijëra metra katrorë ku janë ndërtuar pallate dhe shpesh sipas tij kompanitë fituese nuk i kanë kapacitetet financiare për ndërtimin e tyre.

Nisur nga kjo, Basha i bëri thirrje SPAK-ut që të nis një hetim lidhur me burimin e të ardhurave në industrinë e ndërtimit, për të zbuluar origjinën dhe kush fshihet pas tyre. 

Mbi 2 miliardë euro janë pastruar në sektorin e ndërtimit në Shqipëri sipas raporteve ndërkombëtare. Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e tij konstaton se Shqipëria është "destinacion kryesor i pastrimit të parave". Në 2020, Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional (GITOC) konstatoi se ndërtimet në Shqipëri ishin një mënyrë e preferuar për pastrimin e parave.

Në 2021, arrestimi i dhjetëra anëtarëve të Ndranghetës në Itali zbuloi lidhjet e tyre me sektorin e ndërtimit në Shqipëri. Përgjimet si pjesë e hetimit zbuluan se njëri prej të dyshuarve ka deklaruar: “Në rrokaqiejtë e rinj, çmimet shkojnë rreth 3800-4000€ për metër katror. A e dini sa është kostoja e vërtetë? 510€.”

Ndonëse SPAK nisi një hetim paraprak në shkurt të vitit 2021, nuk ka akoma asnjë të dhënë se çfarë po ndodh me këtë hetim.

Miliona metra katrorë leje ndërtimi raportohen se janë dhënë në Tiranë vitet e fundit. Shumica e kompanive nën emrin e të cilave merren lejet e ndërtimit nuk kanë kapacitetet financiare për t'i përfunduar ato. Bilanci i kompanive tregonte se ato kanë të ardhura minimale dhe nuk kanë asete apo kredi që mund të përdoren për financimin e projekteve.

Nga vijnë këto para?

Kush fshihet pas tyre?

Kush dhe si i siguron lejet e ndërtimit në emër të këtyre kompanive modeste?

Paratë e kujt po pastrohen me ndërtimet në Tiranë? Partia Demokratike përmes këshilltarëve të saj në Tiranë ka kërkuar të dhëna të plota mbi lejet e ndërtimit në kryeqytet. Bashkia e Tiranës e ka detyrim të bëjë transparencë për lejet e dhëna, ndërsa SPAK duhet të ndërmarrë një hetim të thellë e të papenguar në mënyrë që Tirana të mos jetë oaz i krimit dhe politikanëve të korruptuar që pastrojnë paratë në sektorin e ndërtimit”, shkruan Basha.

basha spak

Lini një Përgjigje