TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia16 Janar 2025, 10:30

Ilir Meta në burg, por “amaneti” që la pas është pastrimi i parave

Shkruar nga Pamfleti
Ilir Meta në burg, por “amaneti” që la pas është
Ilir Meta me të birin, Besar Metaj /

Dokumenti tatimor, vërteton se pas kompanisë “Hazar Sh.p.k”, fëmijët e tij hapën kompaninë tjetër “HUNTZ Sh.p.k” më 7 janar 2025, të dyja me aktivitet shit-blerje pasuri të paluajtshme, tranporte turistike, konsulenca financiare, kontrata ndërtimi, garancia hipotekore, shërbime noteriale etj. …

Prej 3 muajsh, që Ilir Meta është arrestuar nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme, për korrupsion, pastrim parash, pasuri të paligjshme, fshehje pasurie e lobime financiare me qarqet mafioze, gjatë ushtrimit të detyrave të larta shtetore e partiake si kryetar i LSI.

Por para arrestimit, Ilir Meta i ka lënë amanet Monikës dhe fëmijëve, të vazhdojnë skemën e pastrimit të miliardave që kanë vjedhur, nëpërmjet krijimit të kompanive fantazma, me veprimtari që kanë hapësira falsifikimi e justifikimi të ardhurash, shpenzimesh e fitimesh.

Megjithëse Ilir Metaj është në burg, dy fëmijët e tij Besar e Bora Metaj, në datën 7 janar 2025 kanë krijuar kompaninë “HUNTZ Sh.p.k”, me aktivitet  transporti turistik brenda e jashtë vendit, konsulenca e studime tregu, dhënie e marrje me qira, shitje e blerje objektesh dhe çdo lloj aktiviteti që lidhet me biznesin e pasurive të paluajtshme.

Ilir Meta në burg, por “amaneti” që la pas është

Në këtë kompani, Bora Metaj ka 33% aksione, Besar Metaj ka 34% aksione, ndërsa 33% aksione i ka Erion Mane, sekser e pastrues i parave të ciftit Meta-Kryemadhi me kompaninë e transporteve turitiske “Matias-Travel Bus Sh.p.k”, që figuron në emrin e tij, por ka prova se se është e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Sa për kujtesë, ortaku Erion Mane, është mik i familjes së Ilir Metës, i zgjedhur në PL dhe personi që Ilir Meta, në muajin prill 2021 e nxori në foltoren e presidencës, si gjoja “biznesmen të panjohur”, që denoncoi abuzimet e Blendi Gonxhes kur ishte drejtor i transportit rrugor.

Në datën 13 janar 2023, Bora e Besar Metaj krijuan kompaninë “Hazar Sh.p.k”, me aktivtet menaxhimin, vlerësimin dhe promovimin e pasurive të paluajtshme, agjenci imobilare, projektime arkitekturore e topografike, studio ligjore, zyrë noteriale, agjenci financiare, kreditime e garanci  hipotekore, agjenci jo bankare, fonde kursim-kreditimi etj.

Ilir Meta në burg, por “amaneti” që la pas është

Përfshija e fëmijëve të Ilir Metës e Monika Kyemadhit në kompani fantazma, është indicie për SPAK-un, se ata, të dirigjuar nga e ëma në gjendje të lirë dhe nga i ati në burg, po pastrojnë paratë e po fshehin pasuritë e vjedhura dhe të vëna me korrupsion, nga prindërit e tyre: njeri në burg e tjetra me masë detyrim paraqitje.

Në fakt, pastrimin e parave dhe fshehjen e pasurive, çifti Meta-Kryemadhi e kanë bërë herët, por më tepër, nisën t’i fshehin 8 vite më parë, kur SHBA nisi reformën në Drejtësi./Pamfleti

 

ilir meta amaneti pastrimi i parave

Lini një Përgjigje