Babloku e bllokoi projekt-ligjin e mbetjeve në muajin nëntor 2024, por do ta rikthejë përsëri, fakt që vërtetohet nga Ministria e Financave dhe Ministria e Ekonomisë, të cilat po vazhdojnë me hartimin e planit të fizibilitetit në bashkëpunim me Ylli Ujkën dhe mafien italiane që kanë përzgjedhur dhe 5 zonat e depozitimit në Lezhë e Laç…
Shtatë vite pas anulimit, qeveria krijoi hapësirën ligjore për importin dhe përpunimin pa kufizim sasie të mbetjeve në Shqipëri, duke e përfshirë formalisht në gjoja proces debati publik nëpërmjet Ministres së Mjedisit, Mirela Kumbaro.
Në informacionin që ka siguruar “Pamfleti”, thuhet se pas importit të mbetjeve qëndron Ylli Ujka nga Lezha, “ujku” i lidhur në interesa me kryeministrin Edi Rama, i vetëprezantuar si biznesmen i madh me… 1 mijë Euro kapital.
Pas shpalljes publike të këtij projekt-biznesi në datën 20 gusht 2024, pati reagime të shumta nga organizatat mjedisore ndërkombëtare, nga BE dhe paralajmërime brenda Shqipërisë, për protesta kundër importit të mbetjeve.
Në datën 25 nëntor 2024, kryeministri Edi Rama pezulloi procedrat për miratimin e projektit të mbetjeve; por fshehurazi po kryen veprime për ta miratuar pas zgjedhjeve të 11 majit, brenda muajit shtator 2025, kur do të jetë në pushtet edhe nëse humbet zgjedhjet.
Sipas informacionit, një grup i përbashkët pune në Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Ekonomisë, mbështetur në miratimin që ka dhënë Ministria e Mjedisit, po vazhdon hartimin e planit të fizbilitetit në bashkëpunim me Ylli Ujken dhe anëtarë të mafies italiane të plehrave, të lidhur me të.
Importin e mbetjeve në Shqipëri, Ylli Ujka do ta kryejë nëpërmjet kompanisë së tij “Sole Mio Sh.p.k”, të krijuar qëllimisht për këtë biznes me objekt grumbullimin e mbetjeve nga jashtë vendit, për të cilat kryeministri Edi Rama, ka filluar t’i krijojë terren të lirë me ligj të posaçëm.

Sipas skemës së Ylli Ujkës, porta nga do të futen mbetjet në Shqipëri do jetë Porti i Shëngjinit, pranë të cilit, Ylli Ujka ka qëndrën e kësaj kompanie dhe ku do ketë 5 qendrat e depozitimit në disa zona brenda territorit të rretheve Lezhë e Laç, të përgjedhura prej tij.
Prej 1 viti, Ylli Ujka është bërë pjesë e klanit të afërt të Edi Ramës, duke përfituar leje ndërtimi për kulla, pallate, resorte dhe hapësira për grabitje të pasurive e fondeve shtetërore, me të cilat pastron miliardat e botës së krimit.
Me Vendim nr. 11, datë 23 korrik 2024, Edi Rama i dha lejen “Investitor Strategjik” kompanisë “X One Sh.p.k” të Ylli Ujkës, për ndërtimin e një ferme me vreshta, kompleks blegtoral, kantinë pijesh, vila e bujtina, mbi 137 hektarë tokë pronë shtetërore falas në Baqël e Kodhel të Lezhës.

Në muajin nëntor 2024, Babloku i dha Ylli Ujkës, leje për kompleksin “Grand Park Skyline” me 3 kulla në 145 mijë m2 tokë dhe parkim nëntokësor me 800 vende në hyrje të liqenit të Tiranës.
Në Lezhë e Tiranë, Ylli Ujka njihet si biznesmen i madh, ndërsa sipas raporteve të agjencive anti-mafie, ai është i skeduar si pastrues parash të grupeve kriminale, nëpërmjet ndërtimit në Shqipëri, me leje e toka shtetërore që po i jep kryeministri Edi Rama.
Një nga mashtrimet e falsifikimit e tij më të mëdha, është grabitja e 370 hektarë toka prona të kushërinjve të tij në Lezhë me ndihmën e Edi Ramës në Kadastër, me premtimin se do të realizonte një investim strategjik 300 milionë Euro te Rana e Hedhun.
Për t’u bërë i besueshëm dhe përfitues asetesh e lejesh ndërtimi, Ylli Ujka i është bashkuar Edi Ramës edhe si organizator i takimeve elektorale me diasporën në Milano e Amerikë./Pamfleti
Lini një Përgjigje