TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia12 Janar 2025, 18:45

Thithi 400 mln euro në aksin Qukës–Qafë Plloçë, kush është Hasan Hafizi, burri i ish-deputetes së PS që po sfidon SPAK-un!

Shkruar nga Pamfleti

Thithi 400 mln euro në aksin Qukës–Qafë Plloçë,

Pavarësisht se drejtuesit e ARRSH-së kanë ndryshuar, favorizimet dyshohet se vijnë me “urdhër nga lart”, pasi të institucionet apo drejtorët që kanë firmosur tendera për Qukës – Qafë Plloçë kanë favorizuar gjithnjë firmën “Albavia”.

Në vitin 2014 u lidh kontrata për lotin 1 të rrugës Qukës – Qafë Plloçë, ku firmat fituese duhet ta kishin përfunduar këtë segment në qershor të vitit 2018. Por, kanë kaluar 6 vite e gjysëm nga ky afat dhe sërish fituesi i këtij loti, firma “Albavia” ende s’e ka zbatuar kontratën, teksa dukshëm është favorizuar nga institucionet shtetërore, të cilat i kanë shtuar fondet dhe shtyrë afatin.

Por, pavarësisht këtij abuzimi të madh, firma jo vetëm që nuk është “ndëshkuar”, hetuar, gjykuar apo penalizuar, por vijon të marrë të tjera fonde për këtë segment, me tendera që dyshohet se janë të paracaktuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Pavarësisht se drejtuesit e ARRSH-së kanë ndryshuar, favorizimet dyshohet se vijnë me “urdhër nga lart”, pasi të institucionet apo drejtorët që kanë firmosur tendera për Qukës – Qafë Plloçë kanë favorizuar gjithnjë firmën “Albavia”.

Thithi 400 mln euro në aksin Qukës–Qafë Plloçë,
Faksimile: Të dhënat e ARRSH-së për lotin 1 të rrugës Qukës – Qafë Plloçë

Rruga që ka filluar të ndërtohet para 15 vitesh ende s’ka përfunduar. Megjithëse është vetëm 43 kilometra e gjatë, kostoja ka shkuar më shumë se 400 milionë euro, nga vetëm 150 të parashikuara në fillim. Sipas faqes zyrtare të ARRSH-së, sipërmarrësi i punimeve të lotit 1 është “JV Sintram & Albavia”, teksa mbikqyrësi i punimeve është firma “CEC” shpk. Fillimi i punimeve është bërë në korrik të vitit 2015, teksa vlera e punimeve ka qenë 38 milionë euro.

“Kontrata është lidhur në datë 9 maj 2014 dhe punimet duhet të kishin përfunduar në datë 23 qershor 2018. Aktualisht këto punime nuk kanë përfunduar ende” shkruante Kontrolli i Lartë i Shtetit në vitin 2019. Por, loti 1 ka marrë plot 22.6 milionë dollarë më shumë se projekti fillestar. Sipas KLSH-së, për lotin 1, janë realizuar 2 shtesa kontrate, janë miratuar 2 urdhër ndryshimi dhe janë në proces 2 urdhër ndryshimi të tjerë. Vlera e kontratës për lot 1, parashikohet të bëhet rreth 60.7 milionë USD, me një shtesë referuar kontratës bazë me vlerë rreth 22.6 milionë USD, ose 59 % më e lartë se parashikimi. Vlera e tenderit të ri ishte 3.5 milionë euro, teksa afati është 6 muaj. Vetë ARRSH shkruan se gjatë zbatimit të punimeve në lotin 0, që filloi në vitin 2009 dhe përfundoi në 2014-ën, pati rrëshqitje masive. “U bë spostimi i aksit në një gjatësi rreth 800 ml, i cili kishte një kosto shtesë prej 20% të vlerës së kontratës. Edhe me fondet shtesë, objekti nuk përfundoi 100% dhe nuk u vendos në shfrytëzim”, shkruan Autoriteti.

Ndërkohë, në fund të 2024-ës është shpallur fituesi i kësaj procedure. Dhe, s’kishte si të ndodhte ndryshe, pasi fituesi është një emër i njohur i ndërtimit të rrugës Qukës – Qafë Plloçë; firma “Albavia”! Ajo e cila mori 22.6 milionë USD shtesë për lotin 1, që është ngjitur me këto punime të pakryera.

Por, jo vetëm kaq, pasi oferta e firmës “Albavia” nuk ka qenë më e ulta në këtë tender. Oferta më e ulët ishte në vlerën e 202 milionë lekë, ndërkohë “Albavia” ofroi 246 milionë lekë. Diferenca është plot 44 milionë lekë, ose rreth 450 mijë euro. Dy firmat që ofruan më pak u skualifikuan nga “Gjylja” e ARRSH-së, i cili dukshëm favorizoi këtë firmë, duke ngjallur hije të mëdha dyshimi se gjithçka ka qenë e paracaktuar.

Thithi 400 mln euro në aksin Qukës–Qafë Plloçë,
Njoftimi i Bashkisë së Pogradecit për tenderin e rrugëve lidhëse të Qukës – Qafë Plloçë

“Albavia” fitoi një tender edhe nga Bashkia e Pogradecit për një rrugë lidhëse të fshatrave të Mokrës me rrugën Qukës – Qafë Plloçë. Në vitin 2024, Bashkia e Pogradecit shpalli fituesin e tenderit “loti IV, Ura e Zëmçës – Kryqëzimi Proptisht, Bishnicë”, me një fond prej 220 milionë lekë.

“Albavia” fitoi këtë tender, megjithëse çështja shkoi në KPP apo edhe në gjykatë. Pra, nëse një firmë i fiton me lehtësi këto tendera, a mos vallë janë paracaktuar?! Të gjitha institucionet apo edhe titullarët që firmosën janë “vënë në radhë”, ndoshta me urdhër nga “ata lart”.

Hasan Hafizi, pronari i kompanisë Albavia

Bashkëpronari me shumicën e aksioneve i kompanisë Albavia që ka thithur 400 milionë euro për rrugën Qukës – Qafë Plloçë është biznesmeni Hasan Hafizi, bashkëshorti i ish deputetes socialiste, Mimoza Hafizi. Hafizi, pronar i mbi 30 pasurive të paluajtshme me vlerë miliona euro, përmes kompanisë Albavia është edhe përfitues i hidrocentraleve Ura e Tamarës, Kaskadës së Hec-eve të Hotolishtit, Batra 1, Batra 2, Batra 3 si dhe përfitues në bashkëpunim i koncensionit për ndërtimin e rrugës Lekaj-Konjat-Fier. Hafizi është gjithashtu përfitues i rreth 50 milionë eurove tendera të tjerë publikë.

Para se Mimoza Hafizi të merrte mandatin e deputetes në vitin 2013, Hasan Hafizi ka hequr dorë formalisht nga kompania Albavia, duke i kaluar aksionet në emër të të afërmit të tij, Genci Hafizi. Megjithatë, edhe gjatë mandatit të deputetes Mimoza Hafizi, Hasan Hafizi dhe vajza e tij Adra Hafizi kanë përfituar para nga kompania Albavia, e cila nga ana tjetër përfitonte para publike. Pasi mandati i deputetes Mimoza Hafizi mbaroi, Hasan Hafizi u rikthye si aksioner i kompanisë Albavia. Bëhet fjalë për një lëvizje fiktive./Prapaskena

hasan hafizi 400 mln euro qukes-qafe plloce ish deputete e ps

Lini një Përgjigje