Nga pushtimi i Kalasë së Lëkursit në Sarandë me miliona droge, te 4 arrestimet e lirimet, 11 milionë Euro tenderë, parcelat me drogë në Vlorë e Tepelenë, trafikimi i 900 kg. në Itali, lidhjet me kupolën e PS dhe Policisë së Shtetit...
Mos veprimi ndaj krye trafikantit e vrasësit Andrea Çaushi nga Tepelena, dëshmon se drejtësia vazhdon të veprojë me klientelizëm, duke u ulur në gjunjë para këtij eksponenti të krimit.
Megjithëse në sirtarët e drejtësisë, janë disa dosje për Andrea Çaushin, ndaj tij nuk po fillon asnjë veprim, madje në 4 vitet fundit e kanë arrestuar 5 herë për krime të ndryshme në flagrancë, por e kanë liruar menjëherë.
Por Andrea Çashi vazhdon të jetë i lirë dhe ka hapur disa kompani, me financime nga trafikimi i drogës dhe parcelat me kanabis që ka në Sarandë, Vlorë, Tepelenë e Mallakastër, të cilat i mbjellë prej 8 vitesh pa u prekur nga policia, megjithëse është raportuar nga DEA; SHISH e Anti-trafiku.
Më 6 qershor 2017, Andrea Çaushi u arrestua në Tiranë, gjatë një operacioni mes prokurorive të Shqipërisë e Italisë, për trafikimin e 900 kg. drogë, gati për t’u transportuar nga Karaburuni në Siçili.
Por pas 1 muaji, ish- Prokuroria e Krimeve të Rënda, në marrëveshje me Gjykatën e Apelit e Krimeve të Rënda, ai u lirua megjithëse u vërtetua se ishte drejtues i trafikut dhe kishte dosjen e drejtësisë italiane me shumë prova të tjera.
Më 21 qershor 2021, Andrea Çaushi me të vëllain Visi Çaushi, plagosën pronarin e lokal “Orange” në Sarandë, Spiro Iljadhi për prishje pazaresh droge e pastirm parash, por përsëri ai pagoi shefa policie, prokurorë e gjyqtarë dhe u lirua.
Më 13 nëntor 2021, krye trafikanti e vrasësi Andrea Çaushi u arrestua në Sarandë dhe iu gjet një sasi kokaine, pistoletë me fishek në gojë, krehër me fishekë e 400 mijë Euro; por pas 2 javësh e liruan për gjoja mungesë provash, ndërsa sipas raportit të SHISH, ai pagoi 300 mijë Euro ryshfet.
Sipas 3 raporteve të SHISH gjatë viteve 2023-2024, Andrea Çaushi drejton trafikun e drogës në zonën Tepelenë- Gjirokastër- Sarandë, Greqi e Itali, ndërsa të ardhurat i pastron me bizneseve që ka hapur në Jug e Tiranë dhe nëpërmjet blerjes së pasurive të paluajtshme.
Psh., prej 23 vitesh, Kalaja e Lëkurësit në Sarandë u shfrytëzua si resort turistik pa qira, pa taksa e pa tatim-fitimi nga firma “Alb Tavos” e familjes së Vangjel Tavos, dhënë në muajin prill 2000, me urdhër ish-kryeministrit Ilir Meta.
Por këta ia dhuruan krye trafikantit Andrea Çuashi alias Renato Çaushi nga Kalivaçi Tepelenës, si kovertim të vlerës 1.5 milionë Euro, me mashtrimin sikur gjoja ai e kishte investuar këtë vlerë te ky resort, duke kryer skemë pastrimi parash droge.
Me VKM Nr. 501, datë 24 gusht 2023, Kalaja e Lëkurësit në Sarandë, iu hoq krye trafikantit Andrea Çaushi dhe iu rikthye në admistrim Ministrisë së Ekonomisë së Kulturës.
Por edhe 1 vit e gjysmë pas vendimit, kalanë vazhdon ta shfrytëzojë Andrea Çaushi, madje ka zaptuar dhe 3200 m2 territor rrotull kalasë e 7 objektet historike brenda saj.
Sipas raporteve të SHISH, krye trafikanti Andrea Çaushi, ka 5 hotele në Sarandë, Vlorë, Himarë dhe 11 apartamente e 4 lokale në Tiranë, blerë e investuar me të ardhurat nga trafiku i drogës, gjobë-vëniet, vrasjet me pagesë dhe nxjerrja në kurth e rivalëve, miqve e bashkëpunëtorëve.
Biznes tjetër është kompania “Argjiro-Ston-Natyral”, me aktivitet gurore në Dropull, ku me leje shfrytëzimi ka 3 mijë m2 sipërfaqe, ndërsa deri tani ka rrafshuar 24 mijë m2 sipërfaqe, ngaqë financon e mbledh vota për ministren Mirela Kumbaro në Tepelenë e Gjirokastër.
Madje me kompanitë e tij, Andrea Çuashi ka marrë 11 milionë Euro tenderë dhe ka lidhje të forta me krerë të PS e Policicë së Shtetit, por ka prova, që vërtetojnë se çfarë po e ndalon drejtësinë, të godasë këtë krye trafikant e vrasës.(vijon...)/Pamfleti
Lini një Përgjigje