TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia31 Tetor 2024, 12:33

Foto/ Ky është zv/ministri Ami Kozeli, që rekruton pensionistë “të urtë dhe të artikuluar” për takimet me Bablokun

Shkruar nga Pamfleti
Foto/ Ky është zv/ministri Ami Kozeli, që rekruton
Ami Kozeli /

Sipas urdhërit të tij, paraprakisht duhet t’i dërgojnë listën me emrat dhe biografinë e pensionistëve, të cilët do verifikohen e miratohen nga kryesia zonale e PS, para se të çohen  në takim me Bablokun, si garanci që në takime të mos futet asnjë rebel anti-qeveri...

Më 29 tetor, kryeministri Edi Rama bëri takim me pensionistët në Fier, për t’u kërkuar votat e mandatit të katërt, duke thënë se premtimin e 2013-ës për rritjen e pensioneve nuk u realizoi dot gjatë 12 viteve, ngaqë bizneset mashtrojnë me sigurimet, por do rriten brenda vitit 2030.

Faktikisht, ata që shkuan në takimin me kryeministrin ishin pensionistë, por ishin militantë të PS e prindër zyrtarësh të pushtetit; të përzgjedhur nga drejtuesit partiakë, drejtorët, kryetarët e bashkive  dhe deputetët, për t’i bërë fresk Bablokut e për ta duartrokitur.

Kjo skemë përzgjedhjeje e pensionistëve që çohen të takohen me Bablokun, u denoncua nga ish-deputeti Myslim Murrizi, i cili publikoi, mesazhin që Zv/ministri i Infrastrukturë-Energjisë, Ami Kozeli, u dërgon drejtuesve lokalë të PS.

Foto/ Ky është zv/ministri Ami Kozeli, që rekruton

Me mesazhin telefonik, zv/ministri Ami Kozeli urdhëron drejtuesit e PS, që për takimin me kryeministrin Edi Rama, të përzgjidhen pensionistë të garantuar si mbështetës të PS edhe të jenë persona të qetë, të urtë e oratorë në falenderimet për qeverinë.

Pra, të çohen në takime, pensionistë që të mos flasin kundër Bablokut e qeverisë për pensionet e ulëta, por të thonë se janë të kënaqur me rritjen 4.1% e do durojnë zbatimin e projektit “Shqipëria 2030” për rritjen e pensioneve.

Madje zv/ministri Ami Kozeli, u kujton drejtuesve lokalë të PS, se sipas porosisë nga kryesia qëndrore e partisë, paraprakisht duhet t’i dërgojnë listën me emrat dhe biografinë e pensionistëve, të cilët do verifikohen e miratohen nga kryesia zonale e PS, para se të çohen  në takim, si garanci që në takime të mos futet asnjë rebel anti-qeveri.

Personi Ami Kozeli, që rekruton pensionistë të urtë, të qetë e oratorë falenderues për qeverinë, në datën 7 qershor 2023 u emërua Zv/ministër i Infrastrukturë-Energjisë, ndërsa para kësaj detyre ishte Këshilltar i Zv/kryeminisrit, Këshiltar e Drejtor Kabinetit i Krye negociatorit në kryeministri, madje dhe shef në Bankën e Shtetit për  agjencitë e mikro-kredive e në disa banka private dhe zyra auditimi privat të disa kompanive shtetërore.

Pas emërimit Zv/ministër i Infrastrukturë-Energjisë, Ami Kozeli, u emërua drejtues politik i PS në Divjakë, duke spostuar deputetin Erion Braçe, që sipas infrmacionit, do t’i zërë vendin dhe në listën e deputetëve të kësaj zone në zgjedhjet e vitit 2025.

Rekrutimi i pensionistëve të “urtë e oratorë” pro-qeveritarë për takimet me Bablokun, është një nga misionet partiake të zv/ministrit, për të dhënë prova si i besuar, që të bëhet pjesë e listës së sigurtë për deputet i PS./Pamfleti

 

ami kozeli pensionistë të urtë

Lini një Përgjigje