TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia28 Tetor 2024, 10:20

Dosjet “SKY-ECC” për shefat e policisë do hapen pas zgjedhjeve; bllokohet gara për drejtues të rinj

Shkruar nga Pamfleti

 Dosjet “SKY-ECC” për shefat e policisë do hapen pas

Në dosjen SKY-ECC, janë dhe nuk po preken afro 400 zyrtarë të lartë në Ministrinë e Brendshme, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në Drejtorinë e Kufirit, Interpol-Tirana, Anti-terrori, Anti-mafia, Anti-trafiku dhe drejtorë policie qarqesh e shefa komisariatesh...

Pastrimi e kupolës së policisë nga drejtuesit e përfshirë në krime, sidomos largimi i atyre që janë në dosjet SKY-ECC, nuk është vlerësuar “çështje emergjente”, duke e shtyrë si proces në një periudhë tjetër kohore të vitit të ardhshëm.

Në informacionin që “Pamfleti” ka marrë nga burime konfidenciale brenda SPAK-ut, thuhet se procedimet penale, ndaj krye policëve që janë zbuluar si pjesë në komunikimet telefonike SKY-ECC me eksponentë të krimit, do fillojnë pas zgjedhjeve parlamentare 2025.

Ky vendim për tolerancë ndaj mbrojtësve të krimit, nuk besojmë se ka lidhje me reformimin e policisë dhe interesin e sigurisë publike; por logjikisht, është pazar i kupolës së pushtetit me drejtuesit e SPAK, për të mos goditur rrjetin e policisë së inkriminuar para zgjedhjeve, ngaqë pushteti ka nevojë t’i përdorë ende.

Nuk është sekret, fakti që pothuajse të gjithë drejtuesit e lartë të policisë së shtetit në qarqe, në Drejtorinë e Përgjithshme, në Ministrinë e Brendshme, Gardën e Republikës dhe strukturat speciale, janë të përfshirë në rrjetin SKY-ECC.

Deri tani, prokurorë të SPAK e agjentë të BKH-së, i kanë servirur mediave konfidencialisht, emra drejtuesish të lartë të policisë si Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Dhimitraq Ziu, Rebani Jaupi etj, etj., që janë të lidhur me krimin, por asnjë prej tyre nuk është proceduar penalisht e nuk është arrestuar.

Madje dhe drejtorit të ri, Ilir Proda, SPAK i ka sekuestrar telefonin 2 javë para emërimit, me indicien se ka dekonspiruar aksionin për arrestimin e pjestarëve “Çopja” në Elbasan dhe komunikim me ta në SKY-ECC; por deri tani, vetëm ish-drejtorit Muhamet Rrumbullaku, iu bë presion që të largohej nga detyra e nga policia me gjoja dorëheqje.

Në dosjen SKY-ECC, janë dhe nuk po preken afro 400 zyrtarë të lartë në Ministrinë e Brendshme, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria e Kufirit, Interpol-Tirana, Anti-terrori, Anti-mafia, Anti-trafiku dhe drejtorë policie qarqesh e shefa komisariatesh, si Ermir Gërxhani në Berat.

Madje këta vazhdojnë të jenë në detyra e do jenë edhe për afro 1 vit, sepse SPAK ka vendosur mos t’i procedojë penalisht para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025; gjë që “bie erë pazari elektorial” mes SPAK-ut e kupolës së pushtetit.

Paralelisht me pazarin e mos goditjes penale të kupolës së inkriminuar policore, në shëbrim të paprekshmërisë dhe lënies në detyra të kastës se kalbur policore, është bllokuar dhe gara për drejtues të rinj në strukturat e policisë, me mashtrimin se ata që kanë aplikuar nuk kanë grada sipas funksioneve përkatës.

Ndërsa ligji për vettingun në polici, de-facto është shfuqizuar, duke mos u zhvillur për gjithë drejtuesit, ngaqë pothuajse të gjithë duhet të largohen nga policia për lidhje me aktivitetet kriminale e për pasuri të fituara prej tyre, por dhe ata 33 drejtues policie që kanë kaluar vettingun, janë pjesë e dosjes ‘SKY-ECC’./Pamfleti

sky ecc shefat e policisë zgjedhjet bllokohet gara drejtues të rinj

Lini një Përgjigje