
Ngjitur me firmën e tij është dhe ky deklarim: - Unë Ilir Rexhep Metaj jam njohur me detyrimet që sanksionon legjislacioni në fuqi dhe deklaroj nën përgjegjësinë time, se të dhënat e pasqyruara prej meje në këtë dokument janë të vërteta dhe nuk kam deklaruar asgjë që nuk është e vërtetë...
Në të shtatat e arrestimit, ish-presidenti Ilir Meta, dha shenjë se u “zbut”, u ftillua e po përpiqet t’i shpëtojë ndëshkimit për vjedhjet që ka bërë; i bindur, se mund të ulërijë me fyerje e kërcënime ndaj Altin Dumanit e mund t’i bihet me kokë murit të qelisë, por nuk i bëhet karshillkëk drejtësisë edhe kur je sheik e shtetar i lartë.
Në reagimin e tij nga burgu, Ilir Meta, tha: - Deklarimi i pasurive të mia, është bërë e firmosur në mirëbesim nga ish-bashkëshortja (Monika Kryemadhi), por ajo nuk më ka thënë të vërtëtën, ndërsa unë e kam besuar dhe e dija çdo gjë të rregullt sipas ligjit e nuk kam përgjegjësi.
Edhe nga qelia, krye hajduti Ilir Meta gënjeu dërrçe, me ëndrrën për t’i shpëtuar dënimit, duke i quajtur shpifje akuzat konkrete, por gënjeshtrën e tij e nxjerrë huq, dosja me kartelat personale e pasurore të 20 viteve në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit të Pasurive.
I pandehuri i paraburgosur Ilir Meta, tha se formularët e pasurive të tij, çdo vit i ka plotësuar dhe i ka firmosur në mirëbesim ish-bashkëshortja Monika Kryemadhi, por deklaratat nga viti 2003 deri në vitin 2023 i ka firmosur vetë Ilir Meta e jo Monika Kryemadhi.

Mes tyre, janë dhe deklaratat pasurore për vitet 2013, 2014, 2015 e 2023, kur Iliri ka bërë trajtime mjekësore e esktetike në Austri, por nuk i ka deklaruar ato, vlerat e shpenzuara e të udhëtimve dhe burimin e tyre, duke shkelur ligjin që përbën vepër penale.
Duke bërë krahasimin, rezulton firma origjinale që ka përdorur dhe në shkresat zyrtare kur ishte kryeministër, Kryetar Kuvendi e President Republike, fakt që vërteton se Ilir Meta i ka plotësuar vetë formularët e deklarimit të pasurive, ndërsa tani që u arrestua, mashtron duke ia ngecur autorësinë dhe përgjegjësinë Monikës.
Por ngjitur me firmën e tij është ky deklarim: - Unë Ilir Rexhep Metaj jam njohur me detyrimet që sanksionon legji në fuqi dhe deklarojë nën përgjegjësinë time, se të dhënat e pasqyruara prej meje në këtë dokument janë të vërteta dhe nuk kam deklaruar asgjë që nuk është e vërtetë.
Por sipas formularëve në ILDKPI, Ilir Meta ka deklaruar vetëm pagën e tij, ndërsa agjentët e BKH, i kanë zbaluar pasuri të fshehura te ish-gruaja, vjehrra, kunati, Gentian Sulaj dhe te vartësit, sekserët e miqtë Pirro Xhixho, Bes Kallaku, Elona Guri, Muharrem Berisha, etj.
Madje, për arësye të dosjes si ish-spiun sigurimi, apo të ndonjë dosje krimi jashtë Shqipërisë, Ilir Meta nuk ka përdorur mbiemrin “Metaj”të lindjes që ka në regjistrin e Gjendjes Civile, por mbiemrin “Meta”, që sipas ligjit është deklarim i rremë./Pamfleti
Lini një Përgjigje